Author: Admin

Real Madridit i ka mjaftuar një gol në transfertën e Alaves për të triumfuar 0 me 1. Kështu “Galaktikët” janë shpallur dhe kampion dimri, me po aq pikë sa Girona (45), por me avantazhin e fitores në ndeshjen direkte. Goli i miqve erdhi në minutën e 92’, atëherë kur më pak pritej. Ishte Lucas Vazquez që shfrytëzoi krosimin e Kros nga këndorja, për 3 pikë të vlefshme. Më parë Girona kishte barazuar 1 me 1 ndaj Real Betis. Kamerat kapen momentin kur trajneri i Deportivo Alaves, Garcia u çartë pasi pranoi gol në minutat e fundit. Madrilenët patën vështirësi pasi…

Read More

Skuadra e CFR Cluj shënoi fitore 4-0 ndaj U. Cluj në javën e 21-të të Ligës së Parë në Rumani. Ndeshje tejet të mirë zhvilloi edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan LIG Sport Krasniqi dhuroi një super asist te goli i shënuar nga sulmuesi nigerian, Philip Otele. Ky ishte asisti i dytë në kampionat për futbollistin kosovar në 12 ndeshje të zhvilluara. Kujtojmë që Ermal Krasniqi kishte bërë bujë të madhe pas transferimit të tij nga Ballkani në Rumani, por në këtë sezon ai pati shumë probleme edhe me lëndime, por edhe me klubin e Cluj. https://youtu.be/M8ZHGUgBPbc?si=SPI4rhMK0rKKIdsI

Read More

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane “Gazzetta dello Sport”, ku rrëfen aventurën e tij deri më tani në Itali. Ramadani është shprehur se përse zgjodhi Lecce dhe cilat janë gjërat që pëlqen më së shumti nga jetesa e re në Itali. “Që në ditën e parë, këtu më kanë bërë të ndihem sikur jam një nga ata dhe më kanë mirëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jetoj në qendër të qytetit, problem kam parkimin. Ushqimi është i shkëlqyer. Pastat me pomodorini dhe picat janë më të mirat. E dija që…

Read More

FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka mbetur në pozitën e njëjtë nga muaji nëntor, ashtu sikurse edhe Kombëtarja e Shqipërisë. FIFA ka ardhur me përditësimin e ranglistës së ekipeve kombëtare, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar nga emrat dhe pozitat. Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treti, Belgjika e katërta dhe Brazili e pesta, pasi ka rënë për dy pozita. Pas tyre vjen Holanda e gjashta duke u ngritur një pozitë, Portugalia bie e shtata, Spanja mbetet e teta, ashtu sikurse Italia e nënta dhe Kroacia…

Read More

Paulo Fonseca, trajneri i ekipit të Lilles ka vlerësuar lart progresin e Edon Zhegrovës, i cili është duke u afirmuar si një nga figurat kryesore në ekipin francez në Ligue 1. Performanca e tij e shkëlqyer u bë e dukshme në ndeshjen e fundit të Lillet kundër Paris Saint-Germain, e cila përfundoi në barazim 1-1, siç ka raportuar gazeta “L’Equipe” të mërkurën. Pavarësisht faktit që nuk arriti të shënonte apo të kishte asistime, sulmuesi anësor tregoi aftësi të jashtëzakonshme në fushë, duke i dhënë një kohë të vështirë mbrojtjes së PSG dhe mbrojtësit të njohur Lucas Hernandez, dhe u shpall…

Read More

Kristjan Asllani e nisi ndeshjen kundër Bolonjës nga minuta e parë. Simone Inzagi i besoi mesfushorit shqiptar një vend titullari në skuadrën e tij në këtë takim të vlefshëm për Kupën e Italisë. 21-vjeçari luajti për 83 minuta me fanellën zikaltër, për t’i lënë vendin më pas Stefano Sensit. Sipas “Sofascore“-t, Asllani ishte më i miri në fushë për Interin. Lojtari shqiptar është vlerësuar ne notën 7.7, e cila është edhe nota më e lartë për skuadrën zikaltër. Pas tij, vlerësimin më të lartë e mban autori i golit të vetëm për skuadrën e Inzagit, Karlos Augustoja. Kujtojmë se Interi…

Read More

PSG fitoi ndaj Metzit 3:1 në xhiron e 17-të të kampionatit francez. Kampionët francezë mundën Metz vetëm në pjesën e dytë në Parc des Princes. Vitinha i dha epërsinë PSG-së në minutën e 49-të dhe Kylian Mbappe në të 61-ën shënoi për 2:0. Matthieu Udol ua ktheu shpresën mysafirëve me një gol në minutën e 72-të, por Mbappe i zgjidhi të gjitha dyshimet me golin e dytë të ndeshjes në minutën e 83-të. Në fund të ndeshjes, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i dha një shans Ethan Mbappe, vëllait më të vogël 16-vjeçar të Kylian Mbappes. Ethan luan si mbrojtës…

Read More

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e epërsisë ndaj West Ham United në ndeshjen çerekfinale të Carabao Cup. Golin për 1-0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Hungarisë, Dominik Szoboszlai, shkruan LIG Sport Hungarezi shënoi një supergol nga distanca në minutën e 28’të për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij në “Anfield”. Kujtojmë që në rast fitoreje, Liverpool kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku po presin skuadrat, si: Chelsea, Fulham dhe Middelsbrough. Dominik Szoboszlai, STOP IT. pic.twitter.com/Ao8fS9zZsq— Out of Context Football Manager (@nocontextfm1) December 20, 2023

Read More

Skuadra e Barcelonës është rikthyer te fitorja në La Liga, pasi në javën e 18-të mposhti 3-2 Almerian. Ishte Sergio Roberto ai që “shpërtheu” në këtë ndeshje me dy gola, shkruan LIG Sport Golin e fitores kapiteni spanjoll e shënoi në minutën e 83’të pas një super asisti nga Robert Lewandowski. Le\wa bëri një super asist dhe e la vetëm me portier mbrojtësin e krahut, i cili shënoi për rezultatin përfundimtarë 3:2. Me këtë fitore, Barcelona tani shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e tretë. GOOOOOOOOALLLLLLLLLLLLLL!!!!! Sergio Roberto scores a brace and gives the lead!😍🔥pic.twitter.com/uK0DCBqw58 — ArgentineCuler (@FCB_Argentine)…

Read More

Në ndeshjen Bursaspor-Diyarbekirspor të luajtur në javën e 18-t të Ligës së 2-të Turqisë, pati kaos në fushë pasi Bunyamin Yurur nga skuadra mysafire bëri një lëvizje drejt tifozëve pasi shënoi golin. Në sherrin që shpërtheu, 6 futbollistë morën kartonë të kuq. Ndërsa tensioni rritej, tifozët hodhën sende në fushë. Ekipet e policisë morën masa paraprake për të mos lejuar hyrjen e shikuesve në fushë. Për shkak të incidenteve, arbitri ka treguar kartona të kuq për gjithsej 6 lojtarë të të dyja skuadrave në fushë. Gjatë përleshjes, disa nga lojtarët e ekipit vizitor janë drejtuar drejt dhomës së zhveshjes. Pas…

Read More