Author: Admin
Skuadra e Bayer Leverkusen ka kaluar pritshmëritë deri tani në këtë edicion, në të gjitha garat ku merr pjesë. Leverkusen ka 23 ndeshje pa humbje dhe po luan futboll mjaft atraktiv, shkruan LIG Sport. Granit Xhaka po shihet si lider i ekipit dhe mediat në Gjermani shkruajnë se ai ka rol kyç në sukseset e ekipit. Në 23 ndeshje të tij, ai s’ka shijuar humbjen dhe ky është sukses për të.
Rey Manaj nuk ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar i dhuroi Sivassporit fitoren 1-0 përballë Istanbulsporit të Ethemit, Rrocës dhe Loshajt. Manaj realizoi golin vendimtar të takimit në minutën e 86’, i gjashti për të në Superligën e Turqisë. 26-vjeçari mori një pasim të gjatë nga shoku i skuadrës dhe marshoi drejt portës kundërshtarë. Duke dërguar topin në rrjetë. Dhe duke i dhuruar Sivassporit një fitore me vlera, që e ngjit skuadrën turke përkohësisht në vendin e 10-të me 21 pikë. Me golin e sotëm, Manaj është kthyer në goleadorin më të mirë të ekipit, duke parakaluar spanjollin Saiz. Rey Manaj…
Kenan Yildiz mori besimin nga Allegri dhe filloi nga minuta e parë ndaj Frosinones. Yildiz ia ktheu besimin me gol menjëherë trajnerit të tij, shkruan LIG Sport. Yildiz ka shënuar gol të bukur pas vetëm 10 minutave, duke treguar se ka potencial të madh. Rezultati momental i takimit është 0:1. Ja goli VIDEO
Futbollisti shqiptar më në fund ka lënë një shenj këtë sezon në futbollin anglez, Championship. Bëhet fjalë për Anis Mehmeti, i cili mbrëmë shënoi një gol në fitoren e Bristol Cityt 3-2 ndaj Hull Cityt, e vlefshme për javën e 23-të në Championship, shkruan LIG Sport Mehmeti shënoi një gol tejet të bukur me këmben e tij të djathtë, duke dërguar kështu një mesazh te trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho. Ky ishte goli i parë i Mehmetit në Championship këtë sezon në 16 ndeshje të zhvilluara. ANIS MEHMETI RUNS DOWN THE WING FOR ME! 🇦🇱 pic.twitter.com/9zmDQ3kPg9 — Bristol City…
Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë fitoi për herë të parë titullin e Kupës së Botës për klube, pasi mposhti 4-0 në finale ekipin Fluminense. Në fundin e ndeshjes ndodhi një përleshje mes Filipe Melos dhe dyshes së Cityt, Kyle Walker dhe Jack Grealish, shkruan LIG Sport Mesfushori brazilian thotë se kjo ndodhi kur pa dyshen duke shkuar ta ngacmonin futbollistin Martinelli që është vetëm 22-vjeçar. ”Ata s’kanë topa të kapen me lojtarët e mdhenj. Unë isha vetëm duke mbrojtur bashkëlojtarët e mi. Grealish u kap me Martinellin dhe unë shkova shtyva atë, dhe më pas erdhi Walker”, ishin fjalët e…
Manchester City e ka thelluar edhe më shumë avantazhin ndaj Fluminenses. Foden ka realizuar në minutën e 72-të, pas një aksioni të bukur nga ana e majtë. Rezultati tashmë është 3 me 0, në finalen e Kupës së Botës për Klube. Ja goli: 🚨GOAL | Manchester City 3-0 Fluminense | Phil Foden Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/02BJ7yyE73 — VAR Tático (@vartatico) December 22, 2023
Skuadra e Al Nassr ka shënuar golin e dytë ndaj Al Ettifaq. Golin e dytë në këtë ballafaqim e ka shënuar Marcelo Brozovic, shkruan LIG Sport. Brozovic ka shënuar golin pas 57 minutave lojë, kur për të asistoi Cristiano Ronaldo. Rezultati momental i takimit është 0-2. Ja goli: https://twitter.com/TheNassrZone/status/1738234371985776685
Ajax përjetoi një debakël në 1/16 e finales së Kupës së Holandës të enjten. Klubi i famshëm i Amsterdamit humbi me rezultat 3:2 nga skuadra e ligës së katërt USV Hercules nga Utrecht. Hercules kaloi në epërsi 2:0 me golat e Tim Pieters në minutat 16 dhe 66, Ajax barazoi me Brian Brobbey dhe Chuba Akpom në minutat 83 dhe 89 dhe më pas pranoi golin e tretë. Voetbalprimeur zbuloi se Ajax do të përpiqet të korrigjojë tifozët duke rimbursuar paratë e shpenzuara për biletat dhe duke i rimbursuar ata për shpenzimet e tyre të udhëtimit nga Amsterdami në Utrecht.…
Mario Moesbeck nuk është një emër tepër i njohur në botën e futbollit. Ky 27-vjeçar austriak luajti në karrierën e tij për St. Polten dhe Wiener Neustadt dhe, si sulmues, shënoi 29 gola dhe katër asistime në 85 paraqitje. Megjithatë, ai luajti ndeshjen e tij të fundit pesë vjet më parë. Mosbock ishte një lojtar nën mesataren, ai nuk shihte shumë të ardhme në futboll dhe vendosi të ndalonte së luajturi në moshën 22-vjeçare. Por Mosbock u hodh menjëherë në një karrierë tjetër. Ai filloi të luante poker. “Për herë të parë pashë se si duket pokeri konkurrues në vitin…
Derisa po zhvillohej ndeshja mes Lyon dhe Nantes, në shtëpinë e mbrojtësit argjentinas hajnat ishin duke tentuar thyrjen dhe futjen aty. Pas përfundimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 17-të në Ligue 1, futbollisti dhe kampioni i botës me Argjentinën, Nicolas Tagliafico mori një mesazh jo të mirë nga stafi i tij, shkruan LIG Sport Ai u lajmërua se në shtëpinë e tij hajnat tentuan të futen. Kur dëgjoi këtë, 31-vjeçari la stadiumin me vrap, gjë që u kap edhe nga kamerat. Për fat të mirë reagimi i shpejt i policisë ia pamundësoi vjedhjen hajdutëve në shtëpinë e futbollistit…