Author: Admin
Pak momente para ndeshjes mes Valencias dhe Barcelonës, këtë të shtunë, në Mestalla, u nderua David Silva, ish-reprezentuesin spanjoll që vari këpucët verën e kaluar, në moshën 37-vjeçare. Mesfushori që shkëlqeu te Manchester City u rikthye në shtëpinë ku hodhi hapat e parë dhe mori një ovacion të madh, i shoqëruar nga djali i tij, duke kujtuar kohën e tij në Valencia, mes viteve 2000 dhe 2010, shkruan LIG Sport. David Silva tashmë është pjesë e legjendave të Valencias. Futbollisti i Valencias zbuloi këtë të shtunë një ‘baner’ me fytyrën e tij në pjesën kryesore të stadiumit Mestalla, e cila…
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova arriti të fitonte medaljen e artë në Kampionatin e Hapur Europian që u mbajt në qytetin e Prishtinës, shkruan LIG Sport Momenti kur Akil Gjakova fitoi medaljen është kapur nga kamerat, derisa ai po thoshte një fjali motivuesw: Kosova është këtu! Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos. “Kosova është këtu” – fjalia ikonike e Akil Gjakovës pas triumfit të sotëm në Kampionat evropian…
Skuadra e Napolit arriti fitore të madhe në javën e 16-të në Serie A, pasi mposhti 2-1 Cagliarin. Më meritori për këtë fitore ishte padyshim sulmuesi, Victor Osimhen, shkruan LIG Sport Osimhen fillimisht shënoi golin për 1-0 dhe më pas bëri një asist për bashkëlojtarin e tij, Kvaratskhelia. Asistin e 24-vjeçarit po e quajnë si më të mirin e vitit në Serie A, kjo pasi sulmuesi bëri “show” të vërtetë në zonën e 16-metërshit te ekipi kundërshtar. OSIMHEN WITH A SPECTACULAR ASSIST! The game in Naples has come to life, with 3⃣ goals in 7⃣ minutes! pic.twitter.com/tYCrAE98sd — Football on…
Ndeshja mes Bournemouth dhe Luton Toën u ndërpre gjatë pjesës së dytë, e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. Kjo ndodhi për shkak se futbollisti Tom Lockyer ra pa ndjenja në fushë dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, shkruan LIG Sport Kjo ndeshje nuk filloi më, ky ishte vendimi i gjyqtarit – pasi në rend të parë është shëndeti i lojtarit nga Uellsi. Pamjet janë emocionuese dhe nuk preferohen për moshën e re dhe për ata që kanë probleme shëndetësore. Luton Town vs Bournemouth stopped as Tom lockyer collapsed in the pitch😳pic.twitter.com/sbrafjD867 — Vaibhav Hatwal…
Skuadra e Chelseat arriti fitore në “Stamford Bridge” në javën e 17-të në Premier League, duke mposhtur 2-0 vendin e fundit në tabelë, Sheffield United. Minuta në këtë ndeshje pati edhe për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, shkruan LIG Sport Por sulmuesi shqiptar nuk la shije të mirë në këtë ndeshje. Broja pati një mundësi të artë të shënonte gol, por nuk e arriti këtë nga afërsia. Të gjithë shikuesit kapin kokën kur shohin Brojën duke huqur nga afërsia. Kujtojmë që golat për ekipin e Mauricio Pochettinos i shënuan: Palmer dhe Nicolas Jackson. Armando Broja del Chelsea tiene…
Skuadra e Lecces ka fituar ndaj Frosinone në Serie A dhe më meritori për këtë ishte Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë realizoi gol shumë të bukur në ndeshjen ndaj Frosinone, për t’ia siguruar tre pikët ekipit të Lecces, shkruan LIG Sport. Ramadani realizoi pas 89 minutave, për të vulosur rezultatin 2:1, një gol nga distanca. Një gol shumë i merituar për Ramadanin, i cili po zhvillon paraqitje fantastike sivjet në Serie A. Dhe ky ishte i pari në ligën italiane. Ja goli i tii: ⚽️ de Y. Ramadani (1 er en Seria A) pic.twitter.com/VOhi27TtHn— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) December…
Skuadra e Dortmundit ka barazuar rezultatin ndaj Augsburgut në ndeshjen e Bundesligas. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar Malen, shkruan LIG Sport. Malen realizoi pas një super aksioni dhe asistimi të bukur të Fullkrug në minutën e 35’të. Rezultati momental i takimit është 1:1. Ja momenti: VIDEO
Huqja nga skuadra e Dukagjinit, i dërgon disa tifozë në një stadium tjetër. Ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit po zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë. Por, pak para fillimit të takimit klubi nga Klina ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ky gabim teknik ka detyruar disa tifozë nga Klina “të kthehen të dëshpëruar nga Drenasi”, siç ka shkruar njëri prej tyre në Facebook.
Nora Gjakova është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të Hapur në Prishtinë. Eteri Liparteliani e Gjeorgjisë e mposhti Norën. Xhudistja kosovare nuk shfaqi shumë, ndërsa Liparteliani fitoi me Ippon pas hedhjes dhe mbajtjes. Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian. Distria pësoi nga Timna Nelson Levy në kohën shtesë me uazari. Distria është garuese e kategorisë deri 52 kg, ndërsa Levy e kategorisë deri 57 kg. Dhe dallimi në peshë e bëri të veten.
Një tjetër shqiptar i bashkohet Rrahmanit te Rapid Bucuresti, Hasani në janar transferohet në Rumani
Futbollisti shqiptar, Florent Hasani gjatë afatit të janarit pritet të largohet nga Tirana. Siç raporton Supersport, Hasani pritet t’i bashkohet skuadrës rumune, Rapid Bucuresti, shkruan LIG Sport Skuadra shqiptare thuhet se do të përfitojë plotë 600 mijë euro nga shitja e ish-lojtarit të Trepçës 89’. Hasani do t’i bashkohet një tjetër shqiptari te ekipi rumun. Atje është edhe Albion Rrahmani, ish-lojtari i Ballkanit. According to SuperSport Florent Hasani will most likely join Albion Rrahmani at FC Rapid Bucharest 🇷🇴 Tirana would win €600.000 from this operation pic.twitter.com/O0fiHZd2pw — Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) December 16, 2023