Author: Admin
Skuadra e Lecces ka fituar ndaj Frosinone në Serie A dhe më meritori për këtë ishte Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë realizoi gol shumë të bukur në ndeshjen ndaj Frosinone, për t’ia siguruar tre pikët ekipit të Lecces, shkruan LIG Sport. Ramadani realizoi pas 89 minutave, për të vulosur rezultatin 2:1, një gol nga distanca. Një gol shumë i merituar për Ramadanin, i cili po zhvillon paraqitje fantastike sivjet në Serie A. Dhe ky ishte i pari në ligën italiane. Ja goli i tii: ⚽️ de Y. Ramadani (1 er en Seria A) pic.twitter.com/VOhi27TtHn— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) December…
Skuadra e Dortmundit ka barazuar rezultatin ndaj Augsburgut në ndeshjen e Bundesligas. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar Malen, shkruan LIG Sport. Malen realizoi pas një super aksioni dhe asistimi të bukur të Fullkrug në minutën e 35’të. Rezultati momental i takimit është 1:1. Ja momenti: VIDEO
Huqja nga skuadra e Dukagjinit, i dërgon disa tifozë në një stadium tjetër. Ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit po zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë. Por, pak para fillimit të takimit klubi nga Klina ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ky gabim teknik ka detyruar disa tifozë nga Klina “të kthehen të dëshpëruar nga Drenasi”, siç ka shkruar njëri prej tyre në Facebook.
Nora Gjakova është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të Hapur në Prishtinë. Eteri Liparteliani e Gjeorgjisë e mposhti Norën. Xhudistja kosovare nuk shfaqi shumë, ndërsa Liparteliani fitoi me Ippon pas hedhjes dhe mbajtjes. Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian. Distria pësoi nga Timna Nelson Levy në kohën shtesë me uazari. Distria është garuese e kategorisë deri 52 kg, ndërsa Levy e kategorisë deri 57 kg. Dhe dallimi në peshë e bëri të veten.
Një tjetër shqiptar i bashkohet Rrahmanit te Rapid Bucuresti, Hasani në janar transferohet në Rumani
Futbollisti shqiptar, Florent Hasani gjatë afatit të janarit pritet të largohet nga Tirana. Siç raporton Supersport, Hasani pritet t’i bashkohet skuadrës rumune, Rapid Bucuresti, shkruan LIG Sport Skuadra shqiptare thuhet se do të përfitojë plotë 600 mijë euro nga shitja e ish-lojtarit të Trepçës 89’. Hasani do t’i bashkohet një tjetër shqiptari te ekipi rumun. Atje është edhe Albion Rrahmani, ish-lojtari i Ballkanit. According to SuperSport Florent Hasani will most likely join Albion Rrahmani at FC Rapid Bucharest 🇷🇴 Tirana would win €600.000 from this operation pic.twitter.com/O0fiHZd2pw — Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) December 16, 2023
Kosovare Asllani, ylli aktual i Milanit, e ka pranuar se i është bërë ëndrra realitet kur është ftuar të luajë për Realin e Madridit. Këtu, ajo ishte futbollistja e parë galaktiko, një status ky që e fitojnë vetëm lojtarët më superiorë në këtë klub spanjoll. Por, Asllani thotë se jo gjithçka ishte super në Real, njofton Klan Kosova. “Ëndrra më e madhe ka qenë të luaj për Real Madridin. E kam ndjek atë ëndërr shumë … vetëm nuk ka qenë klubi që u soll më së miri me gra”, ka thënë ajo, duke përmendur një klub tjetër ku ka luajtur…
E ardhmja e Armando Brojës është kthyer në një çështje diskutimi në Angli. Sulmuesi shqiptar ende nuk ka mundur të ketë vazhdueshmëri për shkak të dëmtimit, prandaj si opsion është hedhur edhe largimi nga Chelsea. Menaxheri i tij ka thyer heshtjen. El Hammici zbulon se përfaqësues të klubeve turke janë takuar me të, por Broja dëshiron të qendrojë te Chelsea. “Ka pasur ekipe nga Turqia që donin Armando Brojën dhe janë takuar me ne, por parësore për të është që të qendrojë te Chelsea”, ka thënë Imad El Hammici
Taulant Seferi vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe të ekipit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bani Yas. Në ndeshjen që këta të fundit po luajnë momentalisht ndaj Shabab Al Alhli Dubai, po mposhten me rezultatin 1-2. Por është Seferi që ka shënuar golin e vetëm për të tijët dëri në këto momente. Pasi mori një pasim nga shoku i skuadrës, Al Noobi, sulmuesi nga Kumanova lëvizi mjaft mirë me topin brenda zonës dhe e dërgoi në një kënd që nuk kapej dot nga portieri kundërshtar. Për Seferin ky është goli i 6-të me fanellën e Bani…
Ajax ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 kundër AEK, në një ndeshje direkte që vendoste shumë për fatin e dy ekipeve. Pas një fillimi sezoni që ishte një njollë e keqe në histori, holandezët u kthyen te rezultateve pozitive. Ata arritën të shpëtonin çfarë mundën edhe në Europa League, duke marrë vendin e tretë për të lënë pas vetes AEK dhe duke shkuar në Conference League. Diant Ramaj e nisi nga minuta e parë te Ajax, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të takimit. Në pjesën e parë, kur rezultati ishte 1-1, Ramaj dalloi me një…
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka qenë pjesë e një video të bërë nga ekspertët e rrjeteve sociale në klubin e Bayer Leverkusen. Xhaka në këtë video ka pasur detyrë të “ndërtojë” futbollistin ideal duke përdorur forcat e lojtarëve tjerë, shkruan LIG Sport Duke filluar nga këmbët, futbollisti shqiptar zgjedh Cristiano Ronaldon (këmba e djathtë) dhe Mesuz Ozil (këmba e majtë”. Në aspektin fizik, Granit Xhaka zgjedh ish-lojtarin e Chelseat dhe të Arsenalit, David Luiz. Më poshtë e keni videon e plotë: 👀🧠 Granit Xhaka builds his perfect footballer! ✨ (@bayer04_en) pic.twitter.com/kp3LsLjcSz — EuroFoot (@eurofootcom) December 14, 2023