Author: Admin
Skuadra e Real Madrid ka gjetur rrugën e golit në ndeshjen ndaj Real Betis e vlefshme për javën e 16-të në La Liga. Golin për 0-1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham në minutën e 54’të, shkruan LIG Sport Bellingham shënoi gol të bukur pas një asisti fenomenal nga mesfushori, Brahim Diaz. Ky ishte goli i 13-të i Bellingham në La Liga këtë sezon. Ai ka bërë edhe dy asiste. JUDE BELLINGHAM SCORES! 🤩 pic.twitter.com/TScl0KNmuW— TC (@totalcristiano) December 9, 2023
Skuadra e Sampdorias arriti fitore 2-0 ndaj Lecco në javën e 16-të të Serie B. Sulmuesi italian, Sebastiano Esposito shënoi dy golat e fitorës në këtë ndeshje, shkruan LIG Sport Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet fufbollisti italian duke festuar në një mënyrë interesante me legjendën e futbollit, Andrea Pirlo. 21-vjeçari e kap Pirlon (trajnerin e tij) dhe e “shkundë”. Sampdoria në 16 ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar 19 pikë dhe gjendet në pozitën e 10-të. pic.twitter.com/N42gWIh40z— Football Laughs (@FootballLaughss) December 9, 2023
Skuadra e Crystal Palace kishte një rast të artë për gol, ndaj Liverpoolit. Rastin e artë e kishte Lerma, i cili nga afërsia nuk gjeti golin, pasi Alisson bëri pritje fantastike, shkruan LIG Sport. Lerma goditi nga afërsia, por Alisson bëri mrekullinë me pritjen e tij. Ja pamjet: VIDEO
Skuadra e Benficas mbrëmë barazoi 1-1 në ndeshjen ndaj SC Farense, e vlefshme për javën e 13-të në Ligën e Portugalisë. Një moment interesant ndodhi në pjesën e dytë të takimit, kur trajneri i klubit vendas, Roger Schmidt largoi nga loja talentin, Joao Neves, shkruan LIG Sport Tifozët ishin të pakënaqur me këtë zëvendësim dhe filluan të hidhnin gjëra te trajneri i tyre. Për pak momente ndeshje u ndal nga gjyqtari, derisa tifozët u qetësuan në njëfar mënyre. Alguns adeptos do Benfica atiraram objetos em direção de Roger Schmidt após a substituição de João Neves. pic.twitter.com/MRhOUULuaR — Cabine Desportiva (@CabineSport)…
Skuadra e Al Nassr ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Al Riyadh, e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Golin për 1 me 0 në minutën e 32’të e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, shkruan LIG Sport Ronaldo shënoi me lehtësi nga zona brenda 16 metërshit pasi pranoi një super asist nga Sadio Mane. Ky ishte goli i 17-të i Ronaldos në Ligën Profesionale në Arabi. Portugezi gjithashtu ka bërë edhe shtatë asiste. Cristiano Ronaldo now has 30 goals for club and country this season. 🔥 pic.twitter.com/caR0427lRZ — CristianoXtra (@CristianoXtra_)…
Skuadra që bën gara në La Liga, Cadiz është eliminuar nga Copa del Rey gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Arandina. Rezultati i takimit ishte 2 me 1 dhe ishte një ndeshje tejet interesante për t’u parë, shkruan LIG Sport Kjo për shkak se fusha ishte e mbushur krejtësisht me ujë dhe ishte tejet e vështirë për ta zhvilluar një ndeshje futbollit aty. Tifozët e klubit të Cadiz janë pajtuar me humbjen, pasi si arsye ishte gjendja e tmerrshme e fushës. This was the pitch Cadiz had to play on yesterday as they were eliminated from the Copa Del Rey. 🏟️💦pic.twitter.com/fTIC0mCqwC…
Ish-futbollisti i Real Madridit, Roberto Carlos ishte mysafir te Ergys Pepaj, i cili bën video interesante në rrjetet sociale me topin e futbollit. Sigurisht që pas disa sfidave, Ergysi e pyeti legjendën braziliane për Euro 2024 dhe grupin B, aty ku është Shqipëria e Sylvinhos, shkruan LIG Sport Roberto Carlos tha se është tifoz i Spanjës në Kampionatin Europian, por thur lavde edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. “Unë jetoj në Spanjë dhe do bëjë tifo për ta. Shqipëria është duke u rritur vit pas viti. Suksese për Sylvinhon”, ishin fjalët e mbrojtësit legjendar brazilian. https://youtu.be/V6mESgp1pSY?si=WNYlAxBTDafFmqwF
Futbollisti i Kombëtares së Ukrainës, Oleksandr Zinchenko ndryshoi sport dhe mposhti ekipin nga Kosova në lojën, Counter Strike. Mbrojtësi i Arsenalit luajti dje në fitoren 2-1 të ekipit ukrainas Passion UA ndaj ekipit nga Kosova, Illyrians, shkruan LIG Sport Zinchenko dje bëri debutimin e tij në këtë lojë dhe arriti fitore duke mposhtur ekipin kosovar. Kujtojmë që mbrojtësi i krahut kohëve të fundit është duke luajtur një rol të madh në suksesin e Arsenalit në Premier League dhe në garat tjera. FIRST KILL BY ZINCHENKO IN PRO CS pic.twitter.com/aVLoqjsIMR — PassionUA.gg (@PassionuaGG) December 6, 2023
Ernest Muçi është një nga lojtarët më të kërkuar në këto momente. Futbollisti shqiptar luan te Legia Warsawa dhe po kalon momente të mira në Poloni. Sipas shkrimeve në rrjetet sociale, skuadra e Fulham ka shprehur interesim për lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, shkruan LIG Sport Ky interesim vjen për shkak se Muçi shkëlqeu në UEFA Conference League në dy ndeshje ndaj Aston Villas, ku madje shënoi tre gola. Muçi ka kontratë me ekipin polak deri në verën e vitit 2025, kurse vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” shkon në pesë milionë euro. Fulham negocia el traspaso del delantero Albano,…
Armando Broja e nisi sërish nga stoli ndeshjen këtë mbrëmje. Sulmuesi shqiptar u aktivizua për vetëm 13 minuta kundër Manchester United-it në humbjen 2-1 kundrejt tyre. Megjithëse qendroi në fushë për një kohë shumë të shkurtër, ai dha sinjalet e duhura për Pocchettino-n. Broja regjistroi numrin më të lartë të driblimeve të sakta (2/3) gjatë ndeshjes, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë, qoftë ai i Chelsea-t, apo i Manchester United-it. Një statistikë impresionuese, duke ditur faktin se u aktivizua vetëm 13 nga trajneri. Broja gjithashtu i shkoi pranë golit, por shtylla i erdhi në ndihmë “djajve të kuq”.