Author: Admin
Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e Euro 2024! Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se qendra ku do të qëndrojë skuadra kuqezi përgjatë finaleve të turneut quhet SportCentrum Kaiserau, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive në afërsi të Dortmundit. Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut…
Lionel Messi ka pranuar se i vjen keq që ka vënë duart në vesh gjatë festimit të golit të dytë kundër Holandës në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. Duke vepruar kështu, ai tregoi sfidë ndaj trajnerit rival Louis van Gaal, i cili kishte kritikuar më parë lojën e tij pa top. Kujtojmë se Argjentina eliminoi Australinë (2:1) në fazën e eliminimit, dhe më pas vazhdoi të luajë me holandezët. Nahuel Molina kaloi në avantazh argjentinasit në minutën e 35-të dhe Messi shtoi epërsinë në të 73-ën nga një goditje dënimi. Festa e lartpërmendur pasoi. “Festova golin me Topo…
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja ka gëzuar një tifoze të vogël në ndeshjen e fundit me ekipin e Antwerp. Një tifoze kishte një pankartë me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen”, shkruan LIG Sport Kur futbollisti shqiptar pa këtë, pas ndeshjes u afrua te tifozja dhe ia dhuroi fanellën e tij. Pamjet në video tregojnë se vogëlushja filloi të qante nga gëzimi që mori fanellën e futbollistit shqiptar. Tifozja ia uron ditëlindjen me një pankartë, Arbnor Muja shkon dhe ia dhuron fanellën. 🇦🇱🙏🏼❤️ pic.twitter.com/pZkx9LvD7e — LIG Sport (@lig_sport) December 5, 2023
Galtier duhet të paraqitet në një seancë dëgjimore pas dhjetë ditësh pasi autoritetet franceze e akuzuan atë për ngacmim moral dhe diskriminim etnik, racor apo fetar, për të cilin ai mund të marrë një dënim prej tre vjet burg dhe 45,000 euro. Ndaj tij po dalin prova të reja. Kujtojmë se Galtier e gjeti veten në qendër të hetimeve për aferën e diskriminimit racor gjatë qëndrimit në stolin e Nice. Çështja ishte një email në të cilin Galtier akuzohej nga ish-drejtori sportiv i Nice, Julien Fournier, se kërkonte që asnjë lojtarë me ngjyrë apo mysliman të mos luante për Nice.…
Sylvinho padiskutim është “arkitekti” i kombëtares shqiptare. Braziliani ia doli të na kualifikojë për herë të dytë në histori në një kampionët Europian. Tashmë kuqezinjtë do të luajnë në faznë finale të Euro 2024 që do të luhet në Gjermani. Kombëtarja shqiptare ka mësuar edhe kundërshtarët që do të ketë në grup. Një grup ferri është cilësuar, pasi kuqezinjtë vihen përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Pikërisht në Spanjë diçka e tillë ka marrë vëmendjen. “Mundo Depoerivo” i ka bërë një artikull Sylvinhos që nga sukseset me Barcelonën në La Liga deri te arritja në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare. Ndër…
Italia është një nga rivalët e Kombëtares sonë në “Euro 2024” dhe kjo e ka rritur interesin e mediave “axurre”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Politica del pallone” dhe fokusi ishte te përballja me kampionët e Evropës në fuqi, Evropiani në vetvete, e për të kaluar më pas edhe te ndryshimet e bëra në Shqipëri në infrastrukturë. “Për ne është një sukses i madh të jemi në “Euro2024”. Ia dolëm shumë mirë në kualifikuese, dolëm të parët në grup. Tani shorti na vendosi kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Me të vërtetë…
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore përballë Zvicrës me 26 mars. Lajmi u bë i ditur në emisonin “ELITE SHOW” në SuperSport. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me kombëtaren helvete që kjo ndeshje të zhvillohet në Zvicër, ndërsa stadiumi ku do të luhet kjo sfidë nuk është vendosur ende. Kuqezinjtë e Sylvinhos do zhvillojnë një “derbi” shqiptarësh duke parë që në skuadrën kundërshtare janë pjesë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Një ndeshje kjo që vlen si parapërgatitje për kuqezinjtë në prag të Europianit të Gjermanisë. Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet…
Futbollisti i njohur, Mirlind Daku ka dhënë një mesazh të përzemërt për Lumbardhin. Ai i ka dëshiruar rrugëtim të bukur dhe me lojë të fortë Lumbardhit dhe banorëve të tjerë po ashtu. Po ashtu ai në shenjë respekti i ka dhuruar fanellën kuq e zi që e ka veshur në ndeshjen në Moldavi. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. https://youtu.be/ihuvFNA-mls?si=3oSFiv8fmHOfcb2F
E ardhmja e Armando Brojës mbetet sërish pezull. Sulmuesi shqiptar mund të largohet në janar nga Chelsea, i shitur ose i huazuar, me disa klube që kanë shfaqur interes për bomberin kuqezi. Pas West Ham dhe Fulham në Premier League, interesi është rikthyer edhe nga Serie A. Bëhet fjalë për Torinon, me “Tuttosport” që raporton se shqiptari do të ishte i duhuri për të zëvendësuar Nemanja Radoncic. Klubi italian ende nuk ka bërë gati asnjë ofertë zyrtare, por që në janar do të përpiqet që të bindë Chelsea-n në mënyrë që Broja të kalojë në Serie A. Do të jetë…
Skuadra e UANL Tigers arriti fitore me rezultatin 3-0 ndaj Puebla në playoffin e Ligës MX. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i njohur francez, Andre-Pierre Gignac, shkruan LIG Sport Golin e dytë 37-vjeçari e realizoi nga gjuajtja e lirë dhe ishte një nga më të mirët e kësaj jave. Gignac më parë ka luajtur për skuadrën nga Ligue 1, Marseille dhe ka qenë disa herë pjesë e Kombëtares së Francës. Në 14 ndeshje me Tigers ai ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asiste. 🇫🇷🚀 André Pierre Gignac (37) still scoring goals for fun… 138 goals…