Author: Admin

Ballkani zbret në “Air Albania” për t’u përballur me çekët e Viktoria Plzen në sfidën e vlefshme për grupet e Conference League, teksa trajneri Ilir Daja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka bërë apel që tifozeria shqiptare të mbushë shkallët e stadiumit. Tekniku kryeqytetas i Ballkanit deklaroi se skuadra është maksimalisht i motivuar dhe do të provojë të vazhdojë aventurën europiane edhe në fazën me eliminim direkt. Si ndiheni para këtij takimi në “Air Albania”? Rikthehemi në stadiumin emblemë të të gjithë shqiptarëve. Kemi kaluar shumë mirë ehe në stadiumin “Fadil Vokrri’, por për shkak të…

Read More

Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar një fitore të madhe mbrëmë në UEFA Champions League, pasi mposhti 1-3 Feyenoord. Futbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Rodrigo Riquelme dhe pas ndeshjes mori çmimin e më të mirit nga UEFA, shkruan LIG Sport Fillimisht ai nuk e besoi madje thoshte “mos u tallni me mua”. “E kam ëndërruar gjithmonë këtë. Vërtetë është një ndjenjë fantastike, sidomos kur e fiton me klubin tënd të zemrës”, u shpreh 23-vjeçari pasi pranoi këtë çmim. Kujtojmë që Riquelme sezonin e kaluar ishte i huazuar te Girona ku zhvilloi 34 ndeshje, shënoi katër gola dhe…

Read More

Skuadra e Chelseat ka refuzuar një ofertë në drejtim të sulmuesit shqiptar, Armando Broja. Ashtu siç raporton “Evening Standard”, ekipi tjetër nga Londra, Fulham shprehu interesimin për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, shkruan LIG Sport Megjithatë Broja shihet si futbollist i së ardhmes te Blutë e Londrës dhe shumë i nevojshëm sidomos për këtë sezon. Andaj, oferta e Fulham nga drejtuesit e Chelseat u “hedh” në shportë. Kujtojmë që Armando Broja tashmë është rikthyer pothuajse 100 për qind nga lëndimi dhe është i gatshëm për pjesën tjetër të sezonit. Chelsea are prepared to reject Fulham’s interest in Albania striker Armando…

Read More

Skuadra e Barnsley arriti fitore minimale 1-0 ndaj Wycombe në ndeshjen e vlefshme për raundin e 20 në Ligën e Parë të futbollit anglez. Golashënuesi i ndeshjes ishte sulmuesi Sam Cosgrove në minutat e fundit, shkruan LIG Sport Goli erdhi pas një gabimi trashanik nga portieri kundërshtar, Maksymilian Stryjek. Portieri polak u rrëzua në fushë për të vonuar lojën dhe topi i rrëshqiti nga duart duke ia lënë sulmuesit një rast të mirë për gol. Minuto 91, jogo empatado 0-0… e o Barnsley marca assim o golo da vitória 😭 pic.twitter.com/MoORrqsL5v — B24 (@B24PT) November 28, 2023

Read More

Skuadra e Milanit ka shënuar golin golin e barazimit ndaj Dortmundit. Golin e barazimit e ka shënuar sulmuesi Samuel Chukwueze. Chukwueze ka shënuar golin e barazimit pas 35 minutave lojë – pas një super solo aksioni me driblime. Rezultati aktual i takimit është 1-1. Ja goli: https://twitter.com/MercaFoot_/status/1729601097940005152

Read More

Skuadra e Shakhtar Donetsk ka shkuar në pushim në avantazh ndaj Antwerp. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar, Mykola Matviienko. Në këtë ndeshje për Antwerp po paraqitet edhe futbollisti kuqezi, Arbnor Muja, i cili pati një rast mjaft të mirë shënimi. Në këtë ndeshje, duket se Muja ka përkrahjen edhe tek tifozët – pasi pas portës vërehet një flamur kombëtar, pikërisht në ditët e 28 nëntorit. Ja pamjet:

Read More

Shqipëria dhe Serbia janë kualifikuar të dyja për në Kampionatin Europian 2024. Kuqezinjtë duke qenë në vazon e dytë si kokë e Grupit E dhe Serbia në vazon e katërt, mund të përballen me njëra-tjetrën në fazën e grupeve në Gjermani. Por ndryshe nga shqiptarët që mezi po e presin një përballje të tillë, serbët janë më të trembur. I pari që e ka shfaqur një frikë të tillë është presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić. Ky i fundit gjatë një interviste televizive ka treguar se me cilën Kombëtare nuk do donte kurrë të përballej. Duke renditur…

Read More