Author: Admin

Shorti për Kampionatin Evropian do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg dhe tashmë mediat angleze kanë llogaritur se cili grup i përshtatet. Sipas tyre, nga të gjitha kombinimet e mundshme, më së miri do të ishte që skuadra e Gareth Southgate të ishte në shoqërinë e tre kombëtareve ballkanike: Serbisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë. Sipas tyre, këto kombëtare janë larg elitës së futbollit europian dhe për nga cilësia nuk duhet të jenë kërcënim për Anglinë, e cila do ta presë me ambicie të mëdha Europianin. Të tre kombëtaret do të marrin pjesë për herë të dytë në kampionatin kontinental në…

Read More

Jasir Asani është pikturuar në muret e një shkolle të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për shkollën “Alija Avdovic”, ku është menduar që në ambientet e palestrës, femijët të shohin Asanin si motivim. Sulmuesi shqiptar shfaqet me topin në këmbë, ku sigurisht përfytyrohen “perlat” e shënuara ndaj Moldavisë, Polonisë dhe Çekisë. Nuk mungon flamuri shqiptar, ndërsa është për t’u vlerësuar ky punim. “S’ka lumturi më të madhe në botë për mua se dashuria që me japin tifozat më fantastik në planet. Faleminderit shumë për këtë surprizë shkolla ‘Alija Avdoviç’”, shkruan Asani në rrjetet sociale. 28-vjeçari ishte ndër protagonistët kryesorë të…

Read More

Shqipëria në “Euro2024” është një senasion edhe për mediat evropiane, mbi të gjitha ato italiane, ku interesimi është edhe më i madh, për shkak se në Serie A aktivizohen pjesa më e madhe e legjionarëve. Armand Duka, kreu i FSHF-ës, në një intervistë për TuttomercatoWeb, u ndal në disa detaje, nga Sylvinjo e deri tek yjet kuqezi: “Jam i lumtur, jemi të gjithë të lumtur. Kemi bërë mirë, jemi kualifikuar dhe shumë të lumtur. Hera e parë ishte e bukur, por edhe kjo. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, duke lënë pas përfaqësuese si Republika Çeke dhe Polonia. Sylvinho? “Kur…

Read More

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke ofruar veten për përzgjedhës të Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Të mërkurën, FFK vendosi t’i ndajë rrugët me përzgjedhësin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024. Menjëherë pas lajmit filluan të qarkullojnë emra të ndryshëm ku ndër më të përfolurit ishin kroati Nenad Graçan dhe boshnjaku Blaz Sliskovic. Megjithatë, edhe një trajner i njohur vendor e ka ofruar veten e tij për t’u bërë përzgjedhës i Kosovës. Bëhet fjalë për trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, i cili ka treguar CV-n e tij…

Read More

Primoz Gliha është larguar nga posti i përzgjedhësi te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Pas largimit të trajnerit slloven, Federata e futbollit të Kosovës duket se ka zgjedhur pasuesin e tij. Sipas mediumit boshnjakë, ”sportske.ba”, Blaz Sliskovic është një nga kandidatët kryesor të marr drejtimin e kombëtares. “Siç mësojmë, Sliskovic është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar ky medium. 64-vjeçari ka udhëhequr skuadra të shumta boshnjake e kroate, ndërsa është shpallur dy herë kampion në Bosnje dhe Hercegovinë. Sliskoviq gjatë sezonit 2008-09 ka drejtuar skuadrën e Tiranës. Gliha u emërua trajner i përkohshëm…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho është pajisur me pasaportën shqiptare. Braziliani e konfirmoi marrjen e pasaportës nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. “Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, ka thënë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla. “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, është shprehur trajneri i Kombëtares. Kujtojmë që në këtë Samit, Sylvinho u nderua nga kryeministri Edi Rama me “Shqiponjën e Artë”.

Read More

Tifogrupi nga Prishtina, ‘Plisat’ nuk ishin prezent në ‘Air Albania’ në ndeshjen mes Shqipërisë djhe Ishujve Faroe, megjithatë ata gjetën një mënyrë për të festuar kualifikimin e kombëtaren kuqezi në Euro2024. Plisat nuk u pajisen me bileta nga FSHF, por festuan në Prishtinë – kualifikimin në Europian. Në postimin e fundit, Plisat shkruajnë se gjithmonë kanë dalur triumfues, teksa potencojnë se do shihen në Gjermani. Ja postimi i tyre: “Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise. Cdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni…

Read More

Më 14 tetor 2014, Ismail “Ballist” Morina lëshoi dronin e famshëm në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të luajtur në Beograd, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të ndeshjes. Pasi u arratis nga Beogradi, ai u mburr me arritjen e tij dhe tani vendosi të provokojë sërish futbollistët dhe tifozët serbë. Këtë herë ai e ka bërë në profilin zyrtar të UEFA-s në Instagram, ku ka shkruar dy fjali provokuese dhe kështu ka shkaktuar zemërimin e tifozëve të Përfaqësueses Serbe. “Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni. Shihemi në fazën eliminatore”, ka shkruar Morina në…

Read More

Armando Broja mbetet në qendër të vëmendjes te Chelsea. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po punon maksimalisht për të arritur formën optimale pas dëmtimit të rëndë që pësoi në dhjetor të vitit të shkuar. Klubi londinez duket se e ka “pikë të dobët”, teksa së fundmi ka postuar një video në rrjetet sociale duke treguar klasin e shkodranit. Kuqezinjtë po e presin për të arritur formën më të mirë, e pse jo që në kualifikueset e EURO 2024 të jetë aty për kontributin e tij. Më poshtë mund të shihni klasin e sulmuesit tonë që duhet thënë se është vlerë e…

Read More

Kombëtarja e Gjermanisë vazhdon me rezultate negative edhe me trajnerin e ri Julian Ngalesmann. Gjermania mbrëmë u mposht në miqësore ndaj Austrisë me rezultatin 2-0, shkruan LIG Sport Kamerat kanë kapur një moment interesant gjatë ndeshjes, ku trajneri Nagelsmann i kërkon potierit Kevin Trapp të bëhet kinse i lënduar. Kjo u bë për shkak se trajneri gjerman dëshironte të ndërronte taktikën e lojës dhe nisi një letër drejt lojtarëve të tij. Kombëtarja e Gjermanisë në tre ndeshjet e fundit miqësore ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar në një. Kujtojmë që shteti gjerman do të jetë nikoqir i Euro 2024.…

Read More