Author: Admin
Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen…
Futbollisti i Elfsborgut, Arbër Zeneli ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e fundit të babait të tij. Zeneli thotë se gjithmonë ka luajtur me zemër për Kosovën, shkruan LIG Sport Gjithashtu kritikon ashpër analistët e emisioneve sportive, të cilët vetëm bëjnë zhurmë. Shkrimi i plotë i tij: “Për dardanët! Po flitet shumë qitash në media për situaten tem me kombëtaren. Skom pas deshirë kurrë me fol keq për kombëtaren ose me qit posht kombëtaren. Unë për Kosovë kom lujt me zemer. Shumë situata jan tu u ekzagjeru. Përshembull numri 10, nuk ka kurgjo te bejë…
Fisnik Asllani ka folur për dy ndeshjet e tetorit ku Kosova do të luajë ndaj Lituanisë dhe Qipros. Asllani shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive. “Jam krenar që jam grumbulluar sërish me Kombëtaren dhe shpresoj që do të kemi dy lojë shumë të mira. Do të japim maksimumin që të marrim 6 pikë nga ky grumbullim”. “Krejt ekipi është shumë i motivuar dhe duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët. Do të punojmë maksimalisht ditët e ardhshme për t’u përgatitur sa më mirë taktikisht”. “Debutimi me Kosovën ka qenë…
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është futur në formacionin e javës në La Liga të Spanjës. Kumbulla është vlerësuar me notën 8.4 në ndeshjen ndaj Mallorcas sipas faqes së njohur “sofascore”, shkruan LIG Sport Mbrojtësi “kuqezi” shënoi një gol me kokë për t’ia siguruar Espanyolit tre pikë të mëdha.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë. Ajeti është vlerësuar me notën 7.6 në ndeshjen e fundit, ku skuadra e tij barazoi pa gola 0:0 ndaj Kasimpasa, shkruan LIG Sport Kjo ishte hera e parë që Ajeti futet në formacionin e javës nga faqja e njohur Sofascore në Superligën e Turqisë. Kujtojmë që Ajeti luan së bashku me Taulant Seferin te klubi i Bodrum në Turqi.
Skuadra e katër shqiptarëve në Çeki, Sparta e Pragës u mposht 2:1 në derbi ndaj Slavia Pragës në javën e 11-të në elitën e futbollit çek. Në fundin e ndeshjes, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi u kap me sulmuesin kundërshtar, Tomas Chory, shkruan LIG Sport Ishte sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani që reagoi shpejt dhe u mundua ta qetësonte lojtarin “kuqezi”. Me këtë humbje, Sparta e Pragës mbeti me 22 pikë, kurse Slavia shkoi në kuotën e 28 pikëve në pozitën e parë. 😢😢😢 pic.twitter.com/L5jzUKIonu — Standa Tecl kanonýr (@Jenda97_) October 6, 2024
Futbollisti Edon Zhegrova po ndjehet krenar që e përfaqëson shtetin e Kosovës në futboll. Zhegrova kështu u shpreh ndërsa foli ekskluzivisht për Klan Kosova. ”Unë jam gjithmonë krenar kur reprezentojë shtetin tim, kur gjithë bota e njeh Kosovën dhe kjo është krenari”, u shpreh Zhegrova. Ndryshe, Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Skuadra e Sparta Pragës ka shënuar golin e parë ndaj Slavia Pragës, duke ngushtuar epërsinë në 2:1. Golin për skuadrën mysafire e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport Rrahmani shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 65’të për ta ngushtuar epërsinë e klubit vendas. Ky ishte goli i dytë i Albion Rrahmanit me fanellën e Slavia Pragës në elitën e futbollit çek. Ai gjithashtu ka bërë edhe një asist. ⚽️ Albion Rrahmani překonává gólmana Slavie a snižuje! Skóre je nyní 2:1. 👀 #chanceliga pic.twitter.com/SpGRNLmVOU — O2 TV Sport (@O2TVSportCZ) October 6, 2024
Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet e radhës në Ligën e Kombeve me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë që do të luhen këtë muaj. Mes emrave spikaste dhe ai i talentit të mesfushës, Adrion Pajaziti, i cili për herë të parë do të veshë fanellën e Kombëtares A. 21-vjeçari i lindur në Londër ka reaguar pas kësaj thirrjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është krenar që do të luajë për ekipin e parë të Shqipërisë. “Jashtëzakonisht krenar që arrita thirrjen time të parë në ekipin Kombëtar”, shkruan Pajaziti. Ai ka luajtur 13…
Jasir Asani ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Superligën e Koresë me skuadrën e tij Gwangju FC. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore në kuadër të xhiros së 33-të. Asani ka vulosur fitoren e Gwangju në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij në fitoren 3-1. [VIDEO E GOLIT] Për Asanin ky ishte goli i tretë në kampionat, derisa ka shënuar edhe katër gola të tjerë në Ligën e…