Author: Admin
Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë me një barazim ndaj Moldavisë siguroi kualifikimin në Euro 2024 që do mbahet në Gjermani vitin që vjen. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka uruar Shqipërinë për këtë kualifikim historik, shkruan LIG Sport Ndryshe nga disa lojtarë tjerë “Dardanë”, Berisha nuk mban inate dhe tregon që dashuron flamurin “kuqezi”. “Urime gjithë shqiptarëve kudo që janë. Krenar me juve djema”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale Kujtojmë që momentalisht ish-lojtari i Lazios dhe shumë klubeve tjera është ende pa skuadër, por është duke u rikuperuar nga lëndimi.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka thënë se nuk ishte vendimi i tij që Edon Zhegrova të mos jetë pjesë e grumbullimit për ndeshjet e muajit nëntor. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një interviste me gazetarin Arlind Sadikun në Bazel të Zvicrës, shkruan LIG Sport “Ky nuk ishte vendimi im. E kam ftuar kundër Andorës, kundër Izraelit por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen, pastaj s’mundet. Unë jam vetëm i punësuar në FFK.”, deklaroi Gliha. Kujtojmë që sonte Kosova luan ndaj Zvicrës në Bazel ku pritet të ketë shumë tifozë…
Pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian, për emisionin Kuqezi në SuperSport foli Jasir Asani. Sulmuesi theksoi se do të shënojë gola të bukur edhe në Europian, ndërsa shtoi se pa tifozët asgjë nuk do të ishte e mundur. “Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë. Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin”. A do të shënosh supergola edhe në Europian? “As që bëhet fjalë që do të shënoj supergola edhe në Europian, por kemi një ndeshje tjetër të hënën. Do të ishte mirë që në një moment gjatë…
Etrit Berisha nuk i fsheh emocionet që për herë të dytë do të ketë mundësi të mbrojë portën kuqezi në një Kampionat Europian, teksa mes festës, paralajmëron surpriza edhe në Gjermani. Si ndjeheni që do të luani një tjetër Europian? Me të vërtetë një ndjenjë fantastike Kemi bërë një rrugëtim shumë të gjatë dhe të mundimshëm, por ia ka vlejtur gjithçka. I uroj të gjithë çunat dhe të gjithë shqiptarët, pasi kemi bërë diçka fantastike. E kishit menduar një tjetër Europian? Absolutisht që po. Gjithmonë kemi bërë maksimumin dhe këtë herë ia dolëm. Rrugëtimi sapo ka filluar dhe tani do…
Ylber Ramadani u shfaq pas ndeshjes me bluzën me foton e Adem Jasharit, simbolit të shqiptarëve. “Në këtë bluzë kam luftëtarin që ka luftuar. Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Ishim nervozë para ndeshjes. Pas ndeshjeve kurrë nuk jam ndier kështu, arritje e madhe.” Sekreti i suksesit: “Harmonia në grup, jemi të bashkuar, është fantastike. Jemi të bashkuar, në çdo cep të fushës e mbështetim njëri-tjetrin. Grupi është fantastik, shpresoj të vazhdojmë kështu”. Momenti i artë personal: Edhe te Leçe po shijoj çdo ndeshje, kjo e sotmja më ka bërë të ndihem shumë mirë, kemi bërë krenarë familjen, të…
Pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian, trajneri Sylvinho foli në emisionin Kuqezi teksa theksoi se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve. Ndër të tjera, braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika. “Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur. Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi. Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për…
Armando Broja i bashkohet festës kuqezi, edhe pse fizikisht nuk është në Moldavi me kuqezinjtë e tjerë. Sulmuesi i Chelsea-t ka hedhur një “story” në Instagram me mesazhin “Jermi në Europian”. Edhe pse nuk ka mundur të japë kontribut në këto eliminatore për fanellën kuqezi, sulmuesi i Chelsea-t konsiderohet pikë referimi për Shqipërinë në finalet e “Gjermani 2024”. Stafi teknik dhe i gjithë ambienti kuqezi shpresojnë që Broja të marrë sa më shumë minuta te Chelsea dhe të jetë në formë maksimale për eventin e madh që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar kualifikimin në Euro 2024, që mbahet në Gjermani në vitin e ardhshëm. Mjaftoi një barazim ndaj Moldavisë për të siguruar për herë të dytë pjesëmarrjen në një kompeticion të tillë, shkruan LIG Sport Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët festonin me tifozët derisa në fushë erdhi edhe një shishe shampanjë, ku u hap nga një anëtar i stafit të Sylvinhos. Kujtojmë që Shqipëria tani ka 14 pikë në pozitën e parë, tri më shumë se Republika e Çekisë e cila sonte luan ndaj Polonisë. Shqipëria do ta ketë edhe një ndeshje pas katër ditësh, ata luajnë…
Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Zvicrës, sfidë e cila zhvillohet nesër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Gliha, mes tjerash ka thënë se Kosova mbetet akoma me gjasa për kualifikim në Evropian, shkruan LIG Sport “Do të kemi parasysh situatën, duhet të jemi falënderues për futbollistëtët. Kemi arritur t’i fitojmë disa pikë. Kemi pak gjasa, duhet të jemi të koncentruar për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Gliha. Gliha gjithashtu theksoi se presioni do të jetë i madh. “Ka qenë ndeshje e fortë dhe kështu do të jetë edhe nesër.…
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar golin e parë ndaj Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Euro 2024. Golin për 0 me 1 e shënoi sulmuesi Sokol Cikalleshi në minutën e 25’të, shkruan LIG Sport Cikalleshi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kujtojmë që penalltinë e fitoi Taulant Seferi. Shqipëria me fitore apo barazim e siguron kualifikimin në Kampionatin Europian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani. Sokol Cikalleshi scores from the spot! Moldova 0-1 Albania pic.twitter.com/CaIA6AVIXG — FootColic ⚽️ (@FootColic) November 17, 2023