Author: Admin
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e shtunë) ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Në konferencën e sotme për shtyp te “Helvetikët” u paraqit futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, shkruan LIG Sport Ai mes tjerash zbuloi se edhe po i kërkohet shumë që t’u sigurojë bileta për këtë përballje, shokët dhe familjarët e tij. “Vetëm prindërit e mi kanë kërkuar 40 bileta. Shokët ende më thërrasin çdo ditë. Dua që kjo çështje që të marrë fund sonte dhe pastaj ta mbylli telefonin”, u shpreh futbollisti i “Helvetikëve”. “Kam respekt të madh për Kosovën.…
Kanë mbetur edhe pak orë deri në ndeshjen historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Moldavisë e vlefshme për kualifikim në Euro 2024. Jasir Asani, futbollisti i momentit foli për migrofonin e Supersport Albania dhe tregoi se është i gatshëm për këtë ndeshje, shkruan LIG Sport “Jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë ndeshje. Kemi edhe dy, por kjo e sotshmja është më e rëndësishme”, u shpreh Asani I pyetur nga gazetari nëse ka dëshirë të shënonte edhe sonte golin e fitores që do t’i siguronte fanellës “kuqezi” vendin në Euro 2024, Asani u përgjigj: “S’ka rëndësi kush shënon, sulmuesi, mbrojtësi apo…
Futbollisti i Ballkanit, Edvin Kuc luajti një rol të madh në fitoren e Kombëtares së Malit të Zi ndaj Lituanisë, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2024. Edvin Kuc shënoi një gol tejet të bukur mbrëmë pas një asisti nga lojtari legjendar, Jovetic, shkruan LIG Sport Por një futbollist i tillë shumë lehtë ka mundur të bartë fanellën e Kombëtares së Kosovës, por kjo e fundit nuk i bëri ftesë. Dhe kur trajneri i tanishëm, Primozh Gliha ishte pyetur rreth një mundësie për ta ftuar futbollistin e Ballkanit, ai kishte treguar arsyen pse s’mund të bëhet një…
Përkrahja e madhe për Kombëtaren e Shqipërisë është rikthyer në gjithë trojet, përfshi këtu edhe Kosovën. Në qytetin e Gjilanit është shfaqur një pankartë në lagjen “Qenar Qeshme” me mbishkrimin: Jam djalë nga Kosova më ka thirrë atdheu! Ky shkrim ka për qëllim përkrahjen për futbollistin Mirlind Daku, i cili vjen nga kjo rrethinë, shkruan LIG Sport Përmes rrjeteve sociale, Daku ka bërë një reagim dhe i ka falëndruar të gjithë për këtë befasi në prag të ndeshjes historike ndaj Moldavisë në rrugë për Euro 2024. “Lagjja ime e dashur, faleminderit për përkrahjen”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale. Kujtojmë…
Kombëtarja e Argjentinës ka pësuar humbje pas 14 ndeshjeve nga Uruguai me rezultatin 0-2 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës. Një ndeshje tejet interesante dhe me tension u zhvillua në stadiumin “Alberto Armando” në Burnos Aires, shkruan LIG Sport Lionel Messi, fituesi i “Topit të Artë” për një moment tregoi se i humbi kontrolli, duke u kacafytur me lojtarët kundërshtarë, por ai ishte me fat që nuk u ndëshkua me asnjë karton. Golat në këtë ndeshje i shënuan, Araujo dhe Darwin Nunez. Kujtojmë që Argjentina ndeshjen e radhës e zhvillon më 22 nëntor dhe luan ndaj…
Kombëtarja e Portugalisë ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Lihtenjshtajnit. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Cristiano Ronaldo, përcjell LIG Sport. Ronaldo ka shënuar golin e avantazhit e ka shënuar pas 47 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 1-0. Ja goli: https://twitter.com/TimelineCR7/status/1725255618427224228
Kombëtarja e Malit të Zi ka kaluar në avantazh ndaj Lituanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Euro 2024. Golin e avantazhit në këtë sfidë e ka shënuar mesfushori, Edvin Kuc, përcjell LIG Sport. Edvin Kuc ka shënuar golin e epërsisë pas 3 minutave lojë. Futbollisti i Ballkanit po kalon formë fantastike në karrierën e tij, si tek klubi, ashtu edhe tek kombëtarja. https://twitter.com/FootballKosovo/status/1725244623671488782
Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Qipros në ndeshjen e vleshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian. Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Qipros, pas golit të talentit Lamine Yamal, përcjell LIG Sport. Yamal realizoi gol të bukur në këtë ndeshje pas vetën 5 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 0-1. Ja goli: https://twitter.com/Barca_Buzz/status/1725199106103263683
Shqipëria do të përballet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 18:00, me Moldavinë. Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për të nisur zyrtarisht festën e kualifikimit për në Euro 2024. Kapiteni Gjimshiti dhe trajneri Silvinjo janë paraqitur sot në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje të rënësishme për të shuar kureshtjet e gazetarëve. “Ka kujtime, sidomos kur je në aeroplan dhe e ke prapë në dorë në këto kualifikuese. Sigurisht që është një ndjesi e bukur dhe duam ta përsërisim prapë. Ka lojtarë në ekip që nuk e kanë përjetuar atë që kemi përjetuar ne që jemi…
Shqipëria do të përballet me Moldavinë në transfertë në kuadër të raundit të shtatë të kualifikueseve të Europianit. Një ndeshje që është si “finale” për Kombëtaren tonë, por një surprizë moldave mund t’i bëjë këta të fundit të ëndërrojnë për europianin. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i Moldavisë, Sergei Kleschenko. Në daljen e tij në konferencë, një ditë para ndeshjes me kuqezinjtë, trajneri i Moldavisë shprehet se e vlerëson maksimalisht si ndeshje, por do të japin maksimumin. “Jemi duke u stërvitur mirë që prej ditës së parë dhe jemi gati për ndeshjen me Shqipërinë. E dimë…