Author: Admin
Përkrahja e madhe për Kombëtaren e Shqipërisë është rikthyer në gjithë trojet, përfshi këtu edhe Kosovën. Në qytetin e Gjilanit është shfaqur një pankartë në lagjen “Qenar Qeshme” me mbishkrimin: Jam djalë nga Kosova më ka thirrë atdheu! Ky shkrim ka për qëllim përkrahjen për futbollistin Mirlind Daku, i cili vjen nga kjo rrethinë, shkruan LIG Sport Përmes rrjeteve sociale, Daku ka bërë një reagim dhe i ka falëndruar të gjithë për këtë befasi në prag të ndeshjes historike ndaj Moldavisë në rrugë për Euro 2024. “Lagjja ime e dashur, faleminderit për përkrahjen”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale. Kujtojmë…
Kombëtarja e Argjentinës ka pësuar humbje pas 14 ndeshjeve nga Uruguai me rezultatin 0-2 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës. Një ndeshje tejet interesante dhe me tension u zhvillua në stadiumin “Alberto Armando” në Burnos Aires, shkruan LIG Sport Lionel Messi, fituesi i “Topit të Artë” për një moment tregoi se i humbi kontrolli, duke u kacafytur me lojtarët kundërshtarë, por ai ishte me fat që nuk u ndëshkua me asnjë karton. Golat në këtë ndeshje i shënuan, Araujo dhe Darwin Nunez. Kujtojmë që Argjentina ndeshjen e radhës e zhvillon më 22 nëntor dhe luan ndaj…
Kombëtarja e Portugalisë ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Lihtenjshtajnit. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Cristiano Ronaldo, përcjell LIG Sport. Ronaldo ka shënuar golin e avantazhit e ka shënuar pas 47 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 1-0. Ja goli: https://twitter.com/TimelineCR7/status/1725255618427224228
Kombëtarja e Malit të Zi ka kaluar në avantazh ndaj Lituanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Euro 2024. Golin e avantazhit në këtë sfidë e ka shënuar mesfushori, Edvin Kuc, përcjell LIG Sport. Edvin Kuc ka shënuar golin e epërsisë pas 3 minutave lojë. Futbollisti i Ballkanit po kalon formë fantastike në karrierën e tij, si tek klubi, ashtu edhe tek kombëtarja. https://twitter.com/FootballKosovo/status/1725244623671488782
Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Qipros në ndeshjen e vleshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian. Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Qipros, pas golit të talentit Lamine Yamal, përcjell LIG Sport. Yamal realizoi gol të bukur në këtë ndeshje pas vetën 5 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 0-1. Ja goli: https://twitter.com/Barca_Buzz/status/1725199106103263683
Shqipëria do të përballet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 18:00, me Moldavinë. Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për të nisur zyrtarisht festën e kualifikimit për në Euro 2024. Kapiteni Gjimshiti dhe trajneri Silvinjo janë paraqitur sot në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje të rënësishme për të shuar kureshtjet e gazetarëve. “Ka kujtime, sidomos kur je në aeroplan dhe e ke prapë në dorë në këto kualifikuese. Sigurisht që është një ndjesi e bukur dhe duam ta përsërisim prapë. Ka lojtarë në ekip që nuk e kanë përjetuar atë që kemi përjetuar ne që jemi…
Shqipëria do të përballet me Moldavinë në transfertë në kuadër të raundit të shtatë të kualifikueseve të Europianit. Një ndeshje që është si “finale” për Kombëtaren tonë, por një surprizë moldave mund t’i bëjë këta të fundit të ëndërrojnë për europianin. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i Moldavisë, Sergei Kleschenko. Në daljen e tij në konferencë, një ditë para ndeshjes me kuqezinjtë, trajneri i Moldavisë shprehet se e vlerëson maksimalisht si ndeshje, por do të japin maksimumin. “Jemi duke u stërvitur mirë që prej ditës së parë dhe jemi gati për ndeshjen me Shqipërinë. E dimë…
“Jo kështu”, Erling Haaland i fsheh logon e Manchester Unitedit tifozit që dëshironte një foto me të
Erling Haaland sulmuesi i Manchester Cityt është grumbulluar me Kombëtaren e Norvegjisë për dy ndeshjet e muajit nëntor. Dje futbollisti i dytë më i mirë në botë pati një moment interesant me një tifoz, shkruan LIG Sport Tifozi që dëshironte foto me norvegjezin kishte të veshur fanellën e Manchester Unitedit, rivalit lokal të Man Cityt. Dhe sigurisht që Erling Haaland i tha “jo kështu” dhe fshehu me dorën e tij logon e “Djajve të Kuq”. Kjo video tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Kujtojmë që Kombëtarja e Norvegjisë luan dy ndeshje edhe pse gjasat për kualifikim në Euro 2024…
Ndeshja mes Real Madrid dhe Chelseat e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League për femra përfundoi me shumë polemika. Momente interesante u panë në këtë ndeshje. Real Madridi fitoi një penallti në minutën e 79’të edhe pse ndërhyrja ishte jashtë zonës së 16-metërshit, shkruan LIG Sport Përveç kësaj, ekipit nga Londra iu ndal një pozitë jashtë-loje e paqenë. Që bëri shumë tifozë të futbollit të reagojnë dhe të gjithë dëshirojnë futjen e sistemit VAR në ndeshjet e vajzave, sidomos në një kompeticion si UEFA Champions League. Takimi mes Real Madrid dhe Chelsea përfundoi me rezultatin 2-2, pra…
Taulant Seferin e ka gjetur ditëlindja e 27-të mes shokëve të Kombëtares. Një atmosferë fantastike që vjen si pasojë e ditës së veçantë të ish-sulmuesit të Tiranës. Në një video të publikuar nga Arbnor Muja, Seferi si fillim falenderon të gjithë dhe shprehet i lumtur që po feston me djemt e Kombëtares, teksa dhuratën më të madhe e pret pas ndeshjes me Moldavinë. Një moment mjaft i bukur ka qenë dhe momenti kur Seferi përshëndet Berishën. “Gjermania o mor vllazën nuk është si përpara”, ishin vargjet përshëndetëse, teksa kjo këngë filloi të këndohej në kor nga gjithë lojtarët e Kombëtares.…