Author: Admin

Ndeshja mes Real Madrid dhe Chelseat e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League për femra përfundoi me shumë polemika. Momente interesante u panë në këtë ndeshje. Real Madridi fitoi një penallti në minutën e 79’të edhe pse ndërhyrja ishte jashtë zonës së 16-metërshit, shkruan LIG Sport Përveç kësaj, ekipit nga Londra iu ndal një pozitë jashtë-loje e paqenë. Që bëri shumë tifozë të futbollit të reagojnë dhe të gjithë dëshirojnë futjen e sistemit VAR në ndeshjet e vajzave, sidomos në një kompeticion si UEFA Champions League. Takimi mes Real Madrid dhe Chelsea përfundoi me rezultatin 2-2, pra…

Read More

Taulant Seferin e ka gjetur ditëlindja e 27-të mes shokëve të Kombëtares. Një atmosferë fantastike që vjen si pasojë e ditës së veçantë të ish-sulmuesit të Tiranës. Në një video të publikuar nga Arbnor Muja, Seferi si fillim falenderon të gjithë dhe shprehet i lumtur që po feston me djemt e Kombëtares, teksa dhuratën më të madhe e pret pas ndeshjes me Moldavinë. Një moment mjaft i bukur ka qenë dhe momenti kur Seferi përshëndet Berishën. “Gjermania o mor vllazën nuk është si përpara”, ishin vargjet përshëndetëse, teksa kjo këngë filloi të këndohej në kor nga gjithë lojtarët e Kombëtares.…

Read More

Edon Zhegrova ka reaguar në llogarinë e tij lidhur me mosprezencën e tij në ndeshjet e Kosovës në muajin nëntor. Zhegrova ka bërë një deklaratë “bombastike”, teksa ka treguar arsyet e mosprezencës së tij. Ai e ka denoncuar situatën katastrofale të tij në kombëtare. Ky është reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje: U rrita ne Prishtine me ëndrren qe nje dite do te luaj per Kombetaren time edhe pse deri sa e krijuam Kombetaren e Kosoves ,mua me ofruan shum oferta ,shum joshje te jem diku tjeter , po per mua ishte vetem nje enderr te luaj per atdheun…

Read More

Kombëtarja franceze e futbollit ka siguruar tashmë paraqitjen në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani, por lajme të këqija vijnë nga stërvitja e tyre. Mesfushori i ri i Realit, Eduardo Camavinga lëndoi gjurin në stërvitje pas një përplasje me Ousmane Dembele. L’Equipe e Francës shkruan se dëmtimi duket se nuk është aspak i lehtë dhe pasi Camavinga u rrëzua, shokët e shqetësuar të skuadrës u mblodhën rreth tij. Mesfushori francez u shtri në fushë dhe mbajti gjurin. Pas disa minutash nga ndihma mjekësore, ai arriti të ngrihej dhe të dalë nga fusha, por nuk u kthye më. Lëndimi i…

Read More

Carles Puyol, bashkëlojtari i Xavi Hernandez në qindra ndeshje për Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle, ishte ylli i seancës stërvitore të Barçës këtë të mërkurë. Ish kapiteni i Barcelonës erdhi nga Andorra, ku jeton, për disa çështje personale dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar Ciutat Esportiva Joan Gamper. Aty ka përshëndetur shokun e tij, por edhe lojtarët që nuk janë me kombëtaret, stafin dhe ndihmësit e tyre. Ish-mbrojtësi i inkurajoi të gjithë që të kapërcejnë këtë rënie në performancë dhe të marin rezultate të mira në ndeshjet e rëndësishme kundër Rayo Vallecano, Porto, Atlético Madrid dhe Girona. “Është gjithmonë mirë të…

Read More

Jasir Asani është lojtari i momentit në kombëtaren shqiptare. Ish-lojtari i Partizanit ka arritur të fitojë simpatinë e të gjithë tifozëve me supergolat e tij që ka realizuar në këto kualifikuese me fanelën e Shqipërisë. Interesi tashmë për të është i madhe dhe vazhdimisht Asani poston në rrjetet sociale. Mëngjarashi i kombëtares mban të “karikuar” ndjekësit, teksa iu servir çaste nga stërvitja e tij. Këtë herë ka postuar një video ku bën xhonglime me topin, duke dhuruar “show” para sfidës me Moldavinë. Kjo përballje do të luhet ditën e premte në transfertë duke nisur që nga ora 18:00.

Read More

Kombëtarja e Kosovës pas fitores së realizuar kundër Izraelit u është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet më 18 nëntor në Bazel. Atmosfera tek kampi i Dardanëve është shumë e mirë, teksa si zakonisht përkushtimi në stërvitje është maksimal. Në seancën e sotme përzgjedhësi Gliha dhe ndihmësit e tij kanë punuar me lojtarët kryesisht në aspektin tekniko-taktik, duke ndërtuar kësisoj strategjinë e lojës për duelin me helvetikët, shkruan LIG Sport Pas stërvitjes opinionin e tyre rreth paraqitjes kundër Izraelit dhe pritjeve të tyre për duelin e radhës në Bazel e dha futbollisti…

Read More

Futbollisti i talentuar, Endrick është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Brazilit dhe mezi po pret të bëjë debutimin e tij. Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes i ka uruar mirëseardhje në një formë të ashpër, shkruan LIG Sport Gabriel në një duel me futbollistin tregon forcën e tij dhe e rrëzon përtokë bashkëkombasinë e tij, duke i dhënë një mësim të fortë. Kombëtarja e Brazilit gjatë këtij muaji luan dy ndeshje tejet interesante. Më 17 nëntor luan ndaj Kolumbisë, kurse më 22 nëntor derbin ndaj Kombëtares së Argjentinës. Gabriel Magalhães welcoming Endrick to the Brazilian national team…

Read More

Para disa dite në faqen e njohur të filmave “Netflix” është futur një film tejet interesant që ka të bëjë me një histori futbolli dhe dashurinë për këtë sport. Filmi quhet “Forever” dhe ka dy personazhe kryesore Mila dhe Kia, të cilat janë shoqe të ngushta dhe dashurinë kryesore e kanë futbollin. Kur ekipi i futbollit ku ato luajnë marrin një trajnere të re, e quajtur Lollo, ato ngadalë fillojnë të ndahen., shkruan LIG Sport Në këtë film aktore kryesore është shqiptarja Flutra Çela, e cila e arrin ëndrrën e saj për të luajtur në një skuadër të madhe europiane.…

Read More

Izraeli do të luajë nesër në Hungari me Zvicrën në kualifikueset për Kampionatin Evropian. Kapiteni i bardhebluve Eli Dasa, foli për pritshmëritë, përgatitjet dhe situatën në Izrael, ndërsa u ndal edhe tek Nave Shoham, djali 8-vjeçar i cili u rrëmbye nga Hamasi dhe tani po mbahet peng në Rripin e Gazës, përcjell LIG Sport. “Kishte pritshmëri për t’i sjellë lumturi popullit të Izraelit, por tani ne po presim me padurim për pjesën tjetër të ndeshjeve. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u sjellë buzëqeshje fëmijëve të  Izraelit.” Para përfundimit të konferencës për shtyp, Dasa foli…

Read More