Author: Admin
Skuadra e Tottenhamit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Wolves. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar skuadra e Spurs, shkruan LIG Sport. Pas një aksioni model, Tottenhami kaloi në avantazh ndaj Wolves, me anë të golit të Johnson. Johnson realizoi golin e parë në këtë duel pas vetëm tre minutave lojë. Ja goli: https://twitter.com/tekkersfoot/status/1723318490667331849
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Euro 2024 përballë Moldavisë dhe Ishujt Faroe, më 17 dhe 20 nëntor. Lista e lojtarëve është publikuar dhe nesër ata do të mbërrijnë në Tiranë për të nisur stërvitjen. Trajneri Sylvinho ka folur në konferencën e parë zyrtare dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Nga ëndrra për kualifikim, formacioni titullar, ftesa e Muçollit, por nuk mund t’iu shmangte dot as pyetjeve për Brojën e Çunin, tekniku brazilian u shpreh kështu: Muçolli dhe jo Çuni, pse? “Kemi dy finale të rëndësishme. Kemi grumbulluar 48 lojtarë deri tani. Muçolli vjen për…
Armando Broja duket se ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me ekipin e Chelsea-t. Në një video të publikuar nga klubi londinez në “Twitter”, Broja shihet duke tundur rrjetën në seancën stërvitore me pjesën tjetër të ekipin. Chelsea do të sfidojë ekipin e Manchester City-t të dielën e 12 nentorit në orën 17:30 dhe sulmuesi shqiptar pritet të jetë i gatshëm për Pochettinon. Kujtojmë që Sylvinho e la Brojën jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjet që Kombëtarja kuqezi do të luajë përballë Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”. Si fillim arsyeja e…
Karim Benzema po shkëlqen në ndeshjen e sotme në Arabinë Saudite. Sulmuesi francez ka realizuar një gol nga penalltia dhe ka dhuruar një asistim fantastik. Benzema shënoi nga penalltia në minutën e 38-të, kurse bëri asistim të mrekullueshëm tek goli i realizuar nga Coronado në minutën e 54-të. Kujtojmë se rezultati momental është 2 me 1, kur po zhvillohet minuta e 61-të. Quelle passe décisive de Karim Benzema mesdames et messieurs 🎯😍pic.twitter.com/dJiky5naFN — BeSoccer 🇫🇷 (@BeSoccerFR) November 10, 2023
Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj është deklaruar para ndeshjeve të muajit nëntor. Në një video-intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, Bekaj tha se është i bindur që çdo lojtar që vjen të luajë për Kosovën, e jep 100% e tij. Sipas tij, ftesa nga Kombëtarja është diçka madhore dhe se është i lumtur gjithmonë kur është pjesë e saj. Natyrisht, ai deklaroi se do të ishte edhe më i lumtur sikur ta kishte mundësinë që të luante dhe se ëndrra e tij është që një ditë të jetë portieri i parë i Kosovës. “Jam i bindur se çdo lojtar që…
Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen këtë të diele në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian. Kombëtarja izraelite gjatë rrugës për në Prishtinë, është alarmuar pas një sulmi me raketa, siç shihet nga pamjet e publikuara nga Federata e Futbollit e Izraelit. “Asgjë nuk do të na ndalojë në rrugëtimin tonë drejt Euro 2024”, ka shkruar kjo federatë. Përndryshe, ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohej gjatë muajit të kaluar, por për shkak të luftës që shpërtheu, u shtynë të gjitha takimet e sporteve të këtij shteti. UEFA mori vendim që ndeshja të luhej më 12 nëntor, pra këtë të…
Kombëtarja e Kosovës do të luajë tri ndeshje në muajin nëntor. Kosova do të luajë tri ndeshje në këtë muaj, ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë, shkruan LIG Sport. Para pak çasteve u zbulua edhe lista e lojtarëve të grumbulluar, ku Haxhihamza, Ilir Krasniqi, Zyba, Dellova dhe Hyseni janë ftuar nga Superliga e Kosovës. Ja lista:
FSHF ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, më 17 dhe 20 nëntor. Ashtu si në tetor, Sylvinho nuk ka bërë ndryshime teksa u beson emrave të cilët shkëlqyen në këtë rrugëtim. Porta mbetet e njëjta me Berishën, Strakoshën dhe Kastratin ndërsa në mbrojtje rikthehet Ivan Balliu i cili ka lënë pas dëmtimin. Mesfusha mbetet e njëjta me Baren që tani vjen në formën optimale fizike dhe do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij, ashtu si Gjasula dhe Laçi. Reparti i sulmit kishte dilemën e vetme…
Skuadra e Gremio ka shënuar një fitore të madhe në javën e 33-të në Serie A të Brazilit, pasi mposhti rivalin direkt për titull, Botafogo me rezultatin 3-4. Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës, Luis Suarez ishte njeriu i ndeshjes pasi arriti të shënonte një hat-trick të shpejtë, shkruan LIG Sport Kur Suarez “dhezi”, skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 3-1. Pastaj në minutat, 50’të, 54’të dhe 69’të – Suarez shënoi tre gola dhe i dha epërsinë ekipit të tij. Me këtë fitore, Gremio barazon me pikë Botafogo dhe tani të dyja kanë nga 59 pikë. https://youtu.be/RIadINporBc?si=k54S7SgSezxQAzKV
Ka përfunduar ndeshja mes Astana dhe Ballkanit. Skuadra kosovare ka siguruar një pikë në udhëtim, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 0. Ishte një paraqitje shumë e mirë nga futbollistët e kampionit të Kosovës, duke dominuar në vazhdimësi rrjedhën e ndeshjes. Nazmi Gripshi dhe Almir Kryeziu kishin rastet më të mira për gol, por që rrjeta kundërshtare në fund mbeti e paprekur. Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, por që kishin mundësi edhe të fitonin ndeshjen. “Për atë që prodhuam në lojë, merituam më shumë. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe kishim…