Author: Admin
Portieri i njohur shqiptar, Samir Ujkani ka dhënë një lajm të hidhur për tifozët. Kapiteni legjendar i Përfaqësues së Kosovës në futboll, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv, shkruan LIG Sport 35-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës italiane Empoli, ndërsa ka luajtur edhe për Palermon, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa, Cremonese, Çaykur Rizespor, dhe Torino. Ujkani ishte pjesë e Kosovës që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, ku realizoi 35 paraqitje në fanellën dardane, ndërsa ka lujtur 20 ndeshje edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.
Skuadra e Ballkanit shënoi fitore ndaj Dritës në derbin e madh të ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll. Golin e parë dhe të vetëm në këtë sfidë e shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, shkruan LIG Sport. Dellova realizoi ndoshta golin më të bukur të këtij edicioni, pasi krijoi një top skemë me bashkëlojtarët e tij nga fauli. Ai me një goditje të fuqishme realizoi nga distanca për ta zhbllokuar duelin. Ja pamjet: Lumbardh Dellova realizoi ndoshta golin më të bukur të këtij edicioni, pasi krijoi një top skemë me bashkëlojtarët e tij nga fauli…
Boksieri shqiptar, Florian Marku përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar një meç të madh dhe ka falënderuar të gjithë mbështetësitë e tij shqiptarë. “I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahje. Ndeshja e radhës do jetë shumë e madhe”, ka shkruar Marku në rrjetet sociale Ashtu siç mëson LIG Sport, Stevie McKenna është boksieri që tashmë i ka kërkuar meç zyrtarisht boksierit shqiptar, por ky i fundit nuk e ka pranuar ofertën e tij. Dhe duket se vërtetë do të jetë një emër më i madh, ashtu siç ka paralajmëruar boksieri shqiptar. Kujtojmë që luftën e fundit në ring, Florian Marku e…
Nelson Weiper është një nga emrat më të përfolur gjatë këtyre ditëve në mediat kosovare dhe ato shqiptare, kjo për shkak se ai mund të bëjë një ndryshim në Kombëtare. Weiper momentalisht lojtar i Mainzit, duket se ka shprehur interesim të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan LIG Sport Por kjo mund të ndodh nëse ai ftohet në Kombëtaren A nga trajneri Sylvinho, që në fakt mund të jetë shumë e vështirë. Nelsoni vërtetë mund të luaj për fanellën “kuqezi”, pasi një kohë edhe vllai i tij Henrik kishte bartur fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe të Shqipërisë në grupmoshat…
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja dhe mesfushori i Anglisë, Conor Gallagher ishin dy personazhet e zgjedhur nga Chelsea për të bërë një intervistë të veçantë. Në një moment, sulmuesi shqiptar tregoi se festimi me shqiponjë ishte përkatësi për origjinën e tij, shkruan LIG Sport Një ndjenjë habie pushtoi Gallagherin i cili mendonte se shqiponja nga ana e Brojës ishte për të imituar Nicolas Anelka, por më pas kuptoi se ishte për Shqipërinë. Më pas sulmuesi i Kombëtares, Armando i mësoi te Chelsea sesi të festonin me shqiponjë. https://youtu.be/V0htYRuokS0?si=PuA-gqpIjhYHZBv8
Skuadra e Hajduk Split ka fituar sot ndaj ekipit Jadran në Kupën e Kroacisë me rezultatin 0-2, me ç’rast ka avancuar tutje në këtë kompeticion. Gjurmë në këtë ndeshje la edhe futbollisti kosovar, Emir Sahiti, shkruan LIG Sport. Ai u aktivizua në pjesën e dytë të duelit dhe krejt në fund realizoi golin që vulosi fitoren e ekipit të Hajduk Split. Sahiti shënoi në minutat shtesë me një goditje shumë të bukura nga zona e kundërshtarit. Ja pamjet e golit (09:00): https://www.youtube.com/watch?v=JHk2ruvpvZg
Lionel Messi gjatë mbrëmjes së hënës e fitoi për herë të tetë Topin e Artë – një arritje që do e kenë zor shumë futbollistë që ta synojnë. Rivaliteti i Messit me Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë dhe si duket është edhe sot. Kjo pasi në ndeshjen që portugezi e zhvilloi ndaj Al-Ettifaq, tifozët u përkujdesën që ta thirrnin emrin e argjentinasit “Messi, Messi, Messi”. Ndaj këtyre reagimeve nuk mund të qëndrojë i qetë portugezi, i cili u kundërpërgjigj, duke i thënë ta mbyllnin gojën. Skuadra e Ronaldos Al-Nassr fitoi me rezultat 1-0, golin e vetëm të cilin e realizoi…
Skuadra e Al Ittihad ka mposhtur Al Feiha në ndeshjen e Kupës së Mbretit në Arabi. Golin e tretë për ekipin e Al Ittihad e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema. Benzema realizoi eurogol, pasi kaloi disa kundërshtarë dhe lëshoi një goditje të fuqishme në portën e kundërshtarit. Ai vulosi fitoren me golin e tij, pasi shënoi për 0-3. Ja pamjet e eurogolit të Benzema: https://twitter.com/FootColic/status/1719394523221041604
Në duelin për Kupën e Mbretit mes Al-Nassr dhe Al-Ettifaq, Talisca u përjashtua nga fusha për sulm ndaj referit, Al-Ghamdi. Përjashtimi ndodhi vetëm pak minuta pasi Talisca kishte shënuar gol, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë lojë. Ai që nuk mbeti aspak i kënaqur nga zhvillimi i këtyre ngjarjeve ishte Ronaldo që kërkoi… zëvendësimin e arbitrit. Një ngjarje interesante që nuk shihet shpesh, sidomos nga ylli i futbollit, Ronaldo. Ja pamjet: https://twitter.com/IconicCristiano/status/1719379577758248974
Ceremonia e nderimit me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi është zhvilluar ditën e sotme. Pasi është nderuar me “Yllin e Mirënjohjes Publike”, kampioni Karaqi ka mbajtur një fjalë publike në nisje të të cilës, ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij. Emocionet e forta e kanë mbërthyer kampionin e karatesë, dhe për pak momente ai është përlotur e po ashtu edhe familjarët e tij nga këto çaste krenarie për to. “Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të Komunitetit të Karatesë. Faleminderit prindër, faleminderit Erza.…