Author: Admin

Kombëtarja shqiptare është vetëm një pikë larg kualifikimit për në Euro 2024 dhe padyshim që një duartrokitje e madhe shkon për Silvinjon. Braziliani ka ndryshuar tërësisht lojën e kuqezinjve, gjë që dallohet lehtë në ndeshjet e zhvilluara nga ekipi ynë kombëtar. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Koha Shtesë” në “Sport Ekspres”, Arlind Ajeti ka zbuluar edhe sekretin e suksesit të Silvinjos. “Një gjë që Sylvinho e ka më shumë se të tjerët është që është shumë detajist. Një aksion që ke pasur ti në klub ta tregon ty direkt për të përmirësuar gabimin. Atë gabim ta tregon me…

Read More

Arijon Ibrahimoviçi ka shënuar sot golin e tij të parë në futbollin profesionist. Mesfushori shqiptar, i cili është edhe në radarët e Kombëtares kuqezi, e ka nisur si titullar takimin e sotëm kundër Torinos në Kupën e Italisë. Ibrahimoviçi shqiptar shënjestroi portën në hyrje të zonës në minutën e 5, duke e ndalur topin në rrjetë. Rezultati momental i takimit është 1-1. Ja goli https://twitter.com/FootballReprt/status/1720173955716108674?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1720173955716108674%7Ctwgr%5E6f10b89df014f463afb0cedab3eb464bab7ebdd5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-e-kerkoi-edhe-shqiperia-ibrahimovici-shqiptar-shenon-golin-e-pare-ne-itali%2F

Read More

Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al. FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta. Procedura se si blihet bileta…

Read More

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou tha përpara ndeshjes së së hënës me Chelsean se ai vlerëson kiminë e skuadrës më shumë se shpenzimet e mëdha kur ndërton skuadrën e tij. “Gjithmonë kam thënë se kurrë nuk kam menduar se ka të bëjë vetëm me shpenzimin e parave. Është vërtetuar herë pas here se vetëm shpenzimi i parave të pafundme për të sjellë lojtarët më të mirë nuk është zgjidhja”, tha trajneri i Spurs. “Përgjigja është të marrësh kiminë e duhur në ekip, në skuadër, të kesh 24 lojtarë të përkushtuar për një kauzë. Nuk mendoj se mund ta bësh këtë…

Read More

Reay Manaj është i papërmbajtshëm në sfidën që Silvasspor po zhvillon me Hopaspor në Kupën e Turqisë. Sulmuesi i kombëtares ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke qenë menjëherë protagonist. Në fakt jo një gol por ka arritur të shënojë tripletë për 37 minuta. Fillimisht do të tunde rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 6-të, për të dyfishuar rezultatin në minutën e 35-të. Ndëkohë goli i 3-të do të vinte po në pjesën e parë, në minutën e 42-të. 3 gola spektakolar që kanë ngritur në këmbë të panishmit në stadium. Kujtojmë se po luhen 45-minutat e të ndeshjesh.…

Read More

Skuadra e Evertonit arriti të kualifikohet në çerekfinale të EFL Cup, pasi mposhti 3-0 Burnleyn në “Goodison Park”. Në këtë ndeshje pati minuta edhe për portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, shkruan LIG Sport Përkundër se ai pranoi tre gola, bëri një paraqitje fantastike dhe madje befasoi shumëkë me lojën e tij me këmbë. Golat në këtë ndeshje i shënuan: Tarkowski, Onana dhe Ashley Young. Kujtojmë që kjo ishte paraqitja e dytë e Aro Muric me Burnleyn në këtë sezon, madje të dyja i bëri në EFL Cup. Muric vs Everton!#twitterclarets pic.twitter.com/zFo4keNdPj — Muric🇽🇰 (@kosovo_49) November 1, 2023

Read More

Skuadra e Gjilanit arriti fitore 2-1 ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Kosovës. Një rast shumë interesant ndodhi në minutën e 40’të të ndeshjes, ku mbrojtësi i Feronikelit 74, Lapidar Lladrovci bëri një ndërhyrje të ashpër në Redon Ismailin, shkruan LIG Sport Edhe pse ishte pamje fantastike për gjyqtarin Isak Ceroviku, ky i fundit nuk e akordoi penallti. Ky rast u ftua për rishikim edhe nga sistemi VAR, që kishte gjyqtar Valon Bajgorën, por as për të ndërhyrja brutale në zonën e 16-metërshit nuk ishte për penallti. Kujtojmë që përkundër problemeve në…

Read More

Ekipi i ligës së tretë, Saarbrucken ka realizuar në sekondat e fundit ndaj Bayern Munich në DFB Pokal. Skuadra e Saarbrucken ka shënuar golin e avantazhit në sekondat e fundit të ballafaqimit, për të tronditur botën e futbollit. Ishte futbollisti, Gaus, ai i cili shënoi golin e avantazhit për vendasit në këtë ballafaqim të Kupës pas 96 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 2-1. Ja goli https://twitter.com/TransferSector/status/1719832628151402760

Read More

kuadra e Saarbrucken ka barazuar rezultatin ndaj Bayern Munich në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë. Patrick Sontheimer ka shënuar ndaj Bayern Munich pak para fundit të pjesës së parë, për të barazuar gjithçka. Futbollisti shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e bavarezëve dhe nuk e kishte të vështirë të barazonte rezultatin për ekipin që garon në ligën e tretë gjermane. Rezultati i pjesës së parë është 1-1. Ja goli https://twitter.com/FCB_Toby/status/1719815132920836442

Read More

Skuadra e Lokomotivës së Moskës sot u takua me Rubin Kazanin në Kupën e Rusisë. Në këtë ndeshje u takuan edhe dy futbollistët shqiptarë, Mario Mitaj dhe Mirlind Daku, por kësaj radhe si kundërshtar, shkruan LIG Sport. Në fund triumfues doli Mitaj, skuadra e të cilit mposhti Rubin Kazanin me rezultatin 3-0. Megjithatë, pas ndeshjes kishte një përqafim ‘kuqezi’ mes Mitajt dhe Dakut, ku edhe shihen se shkëmbyen fanellat e tyre. Ja pamjet e bukura nga lojtarët shqiptarë: https://twitter.com/lig_sport/status/1719799035656106342

Read More