Author: Admin
Skuadra e Ballkanit ka shënuar golin e barazimit ndaj Astana në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Conference League. Fillimisht për 0-1 shënoi skuadra mysafire me anë të Kamo Hovhannisyan, pas disa gabimeve të njëpasnjëshme në fazën e mbrojtjes, shkruan LIG Sport Por nuk vonoi shumë, ekipi i Ilir Dajës barazoi menjëherë rezultatin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në minutën e 8’të për 1-1 shënoi mesfushori Edvin Kuc pas një asisti fantastik nga Almir Kryeziu. 9′ Ballkani goal to make it 1-1, seconds after Astana got the lead. Kuc with the goal, Kryeziu with the assist.pic.twitter.com/doOgIXuoNZ…
Një përmbledhje e performancës së lojtarit të ndeshjes, Warren Zaire-Emery kundër AC Milan po bëhet virale. Të mërkurën mbrëma, mesfushori 17-vjeçar i vlerësuar shumë – u bë lojtari i parë në historinë e klubit që arrin 20 starte përpara se të mbushte 18 vjeç, shkruan LIG Sport. Dhe së shpejti ai do të thyente një rekord tjetër gjatë ndeshjes së tyre në Grupin F me Milanin, kur u bë lojtari më i ri që nga 2003/04 që regjistroi dy asistime në Champions League, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Theo Walcott. Zaire-Emery, i cili gjithashtu shënoi një asist kundër Newcastle.…
Fermin Lopez, mesfushori i Barcelonës, në minutën e 36-të të ndeshjes kundër Shakhtarit, bëri një sukses për historinë e Champions League dhe futbollin botëror. Ai shënoi në mënyrë spektakolare në fitoren 2:1. Ai e dërgoi topin në portë me goditjen më të shpejtë ndonjëherë, e cila përfundoi në rrjetë. Nga zona e 16 metërshit, ai gjuajti topin në portë me 230 kilometra në orë. Ky është një rekord absolut kur bëhet fjalë për golat në të cilët është matur shpejtësia e trajektores së topit. Fermin la shumë pas rekordmenin e mëparshëm Ronny Heberson të Sporting Lisbonës, i cili shënoi një…
Ballkani sot do të ketë përballjen e radhës në garat evropiane. Kampioni i Kosovës do të luajë në “Fadil Vokrri” ndaj Astanës me fillim nga ora 18:45. Djemtë e drejtuar nga trajneri, Ilir Daja janë në një pozitë të favorshme për të kaluar edhe grupet e Europa Confrence League dhe do të kërkojnë me ‘patjetër’ fitoren ndaj Astanës. Para fillimit të takimit, sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka postuar një storje në Facebook duke dhënë përkrahjen e tij për klubin suharekas. “Shumë fat dhe suksese, është koha të kalojmë në një nivel tjetër”, ka shkruar Daku në një story të postuar…
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja thotë se ndeshja e nesërme ndaj Astanas do të jetë e rëndësishme, por më e rëndësishme është që skuadra e tij të qëndrojë me këmbë në tokë. Skuadra e Ballkanit nesër do të ballafaqohet me Astanan në xhiron e tretë të grupeve të Conference League. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:45 në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan LIG Sport “Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme”, tha fillimisht Daja. “Si trajner një përjetim i madh për mua, ky përjetim mund të ndodhë javë për javë – si…
Mario Mitaj në rrëfimin e gjatë të karrierës së tij është ndalur pak edhe te rivali i kërkuar në grupet e Europianit, duke marrë gjithmonë të mirëqenë faktin se kuqezinjtë do të jenë aty dhe nuk do të zhgënjejnë në dy ndeshjet e fundit. Po ashtu si Taulant Seferi dhe Arbnor Muja, Mitaj ka vetëm një dëshirë për rivalin në grup. “Edhe unë si të gjithë shqiptarët, e kam një dëshirë, Serbinë për në grup të Europianit. Besoj se do ta mundim Serbinë, me këtë nivel që jemi tani, do ta mundim. Shpresoj që ëndrra të na bëhet realitet, për…
Pas fitores 2-1 te Inter ndaj Salzburg, Hakan Calhanoglu ka folur ndër të tjera edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani, të cilin theksoi se e ka si vëlla të vogël. Më tej, mesfushori turk shtoi se Asllani po rritet, por sipas tij i duhet vetëm pak durim. “Asllani po rritet. Ai është vëllai im i vogël, është i fortë, dëshiron të luajë, ka nevojë për durim. Ne jemi një ekip, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë janë të rëndësishëm. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”-tha Calhanoglu
Andre Onana dhe Harry Maguire morën duartrokitje të vazhdueshme teksa u larguan nga fusha pas fitores vendimtare të Manchester United ndaj Kopenhagës në Ligën e Kampionëve. Man United siguroi pikët e tyre të para në sezonin e Ligës së Kampionëve këtë sezon pasi mposhti Kopenhagen 1-0 të martën. Harry Maguire shënoi me kokë në minutën e 72-të, me Djajtë e Kuq që shkaktuan një penallti pastaj në sekondat e fundit. Por, Onana bëri një pritje heroike për të mohuar Jordan Larsson nga goli. Maguire dhe Onana të dy u larguan nga fusha në të njëjtën kohë pasi folën për TNT…
Skuadra e Manchester United ka fituar ndaj Copenhagen në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve. Më meritori për këtë fitore ishte padyshim portieri Andre Onana. Onana priti penalltinë e Larsson në minutën e fundit të duelit dhe shpëtoi ekipin e tij, duke marrë fitoren 1-0. Portieri priti goditjen e Larsson në minutën e 97’të – duke mbajtur rezultatin dhe ia solli tre pikë të mëdha ekipit të tij. Golin e vetëm për Man United e realizoi, Harry Maguire. Ja momenti i penalltisë: https://twitter.com/FootballReprt/status/1716922298614317228?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1716922298614317228%7Ctwgr%5E6f56cafff6e3c05a651dca80b97750c772fa1cd3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D2955111action%3Dedit
Skuadra e Manchester United ka shënuar golin e avantazhit ndaj Copenhagen. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’, Harry Maguire. Maguire ka shënuar golin e epërsisë me kokë pas 70 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli https://twitter.com/UnitedGoals__/status/1716916263291871263