Author: Admin

Në javën e gjashtë të kampionatit elitar të Katarit, Al Ahli i Julian Draxlerit priti Katar SC, me sfidën që u mbyll me fitoren 4-2 të miqve. Kjo ndeshje më shumë se për rezultatin përbën lajm për një episod ku protagonist ishte lojtari gjerman. Draxler u hodh në fushë në fillim të pjesës së dytë, në përpjekje për të përmbysur rezultatin 0-2. Mirëpo në minutën e 58-të, Al Hilal pësoi golin e tretë, para se Draxler të realizonte dygolësh, duke rihapur sfidën (62’ dhe 66’). Pak minuta para përfundimit të ndeshjes dhe pas një pasimi përgjatë vijës anësore, Draxler i…

Read More

Etrit Berisha ishte vendimtar në fitoren e dytë sezonale të Empolit (Fiorentina – Empoli 0-2). Portieri i Kombëtares Shqiptare tregoi se pritjet e një “gardiani” mund të marrin vlerë më të madhe se golat e shënuar. Sipas “Sofascore”, Berisha ishte më i miri i ndeshjes së zhvilluar në “Artemio Franchi”, duke u vlerësuar me notën 8.9. Berisha, gjatë gjithë lojës ka arritur të presë pesë gjuajtje brenda zonës dhe të fitojë 3 (nga tre gjithsej) duele ajrore. Sigurisht që performanca në nivelin më të lartë nga ana e “gardianit” kuqezi u dha më shumë vlerë golave të shënuar nga Caputo…

Read More

Din Sula është duke kaluar momente interesante në futbollin polak. Ai luan te skuadra e Odra Opole dhe po kalon në formë të mirë. 25-vjeçari realizoi një intervistë me njeriun e faqes LIG Sport, Granit Tërstena, ku biseduan rreth formës aktuale, synimet dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Sula Ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë andaj edhe i takon të jap një mendim në lidhje me ekipin e Sylvinhos. “Mendoj se Shqipëria mund të bëjë sikur Maroko në Kampionat Botëror. Jam gëzu shumë, sepse vërtetë po luajnë bukur”, është shprehur futbollisti shqiptar. Intervistën e plotë mund ta shikoni më poshtë: https://youtu.be/xadk2-MTLlo?si=2gMWAKHbPUdIWBJn

Read More

Ballkani po kalon një nga momentet më të mira në historinë e klubit. Përveç aventurës europiane ku ka arritur grupet e Conference League për herë të dytë, ekipi nga Suhareka është i pandalshëm edhe në kampionat. Pikërisht përsa i përket Superligës së Kosovës, Ballkani me fitoren që mori përballë Lirisë në shtëpi me rezultatin 4-1, shkon në kuotën e 20 ndeshjeve pa humbje. Statistika të çmendura për kampionët e Kosovës, ku përveç meritës së lojtarëve, një pikë kyçe padyshim është dhe Ilir Daja. Në këto 20 ndeshje pa humbje, Ballkani është me rezultat pozitiv përsa i përkët fitoreve dhe barazimeve.…

Read More

Mario Mitaj është lojtari i momentit. Mbrojtësi nga Vermoshi u rikthye titullar te Lokomotiva e Moskës dhe në derbin me Dinamon u shpall më i miri i ndeshjes. 20-vjeçari ka dhënë një intervistë së fundmi, ku tregon se nuk e priste që të ishte titullar “Jam shumë i lumtur që munda të ndihmoja skuadrën dhe u riktheva që të luaja pas shumë kohësh për 90 minuta. Bëmë një ndeshje të mirë, ndonëse duhet të merrnim 3 pikët. Besoj se kemi bërë një paraqitje të kënaqshme dhe ia dolëm që të merrnim një pikë. Në momentin që trajneri më tha që…

Read More

Futbolli është sporti më i ndjekur në të gjithë botën, kryesisht përbëhet nga djemtë. Por vitet e fundit edhe femrat kanë fituar shumë terren. Alisha Lehmann është një nga futbollistet më të mira në botë, e cila ka spikat jo vetën në fushë, por edhe jashtë saj. Në një podcast me reperen Shireen David, lojtarja e Aston Villës ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë prej 100 mijë eurosh për një natë. Kjo shumë i është ofruar nga një lojtar shumë i njohur, por futbollistja nuk ka preferuar t’i zbulojë emrin. “Isha në Miami, vendi im i preferuar. Takova disa…

Read More

Skuadra e Barcelonës mbrëmë arriti një fitore të madhe ndaj Athletic Bilbao me rezultatin minimal 1-0 në javën e dhjetë në La Liga. Gol në këtë ndeshje shënoi Marc Guiu, futbollisti 17-vjeçar që befasoi të gjithë sportdashësit, shkruan LIG Sport Në tribuna ishin të pranishëm edhe familjarët e futbollistit të talentuar të cilët golin e përjetuan me shumë emocione të mëdha. Madje nëna e tij gati sa nuk pësoi sulm në zemër kur pa djalin e tij duke shënuar gol në debutim me fanellën e Barcelonës. https://youtu.be/GPBLKy0DtpI?si=w_OBK6k3MYrE7V7x

Read More

Gjatë emisionit sportiv “Kampionët” mbrëmë ndodhi një moment qesharak që shkaktoi të qeshura të shumta. Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura në Kosovë, Kastriot Rexha ishte protagonisti kryesor i kësaj ngjarje, shkruan LIG Sport Harroi krejt që ishte në dalje dhe “LIVE” në emision, derisa bëri një “salltë” me këmbët e tij. Kur pa që ishte në dalje filloi të qeshte dhe në fakt të gjithë në studio bën të njëjtën gjë. Kujtojmë që Rexha tashmë është lojtar në pension dhe kishte një karrierë të bujshme në Superligën e Kosovës.

Read More

Xhuljano Skuka gjen golin e parë sezonal në Slloveni me fanellën e Mariborit. Sulmuesi shqiptar nuk e kishte nisur si titullar ndeshjen e kampionatit ndaj Bravo, megjithatë i aktivizuar në minutën e 61-të, dibranit iu deshën vetëm shtatë minuta për të festuar dhe për t’i dhuruar barazimin Mariborit që deri në atë moment ishte në disavantazhin e një goli. Xhuljano Skuka u transferua në merkaton e kësaj vere te Maribor nga Franca aty ku aktivizohej me Metzin ndërsa pak nga pak ka nisur të ambientohet me kampionatin e ri.

Read More

Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë. Portieri shqiptar u largua nga Torino ku nuk kishte hapësira për t’u transferuar te Empoli. Në skuadrën e re, 34-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm dhe ndër të tjera ka qenë edhe autor i paraqitjeve tejet pozitive. Në konferencën për shtyp, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli nuk i kurseu elozhet për gardianin duke u shprehur se përveç aspektit sportiv, Berisha ka shumë vlera edhe në aspektin njerëzor. “Prej momentit kur unë jam në këtë skuadër, Berisha është duke bërë një punë shumë të mirë. Është një person…

Read More