Author: Admin
Gjatë emisionit sportiv “Kampionët” mbrëmë ndodhi një moment qesharak që shkaktoi të qeshura të shumta. Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura në Kosovë, Kastriot Rexha ishte protagonisti kryesor i kësaj ngjarje, shkruan LIG Sport Harroi krejt që ishte në dalje dhe “LIVE” në emision, derisa bëri një “salltë” me këmbët e tij. Kur pa që ishte në dalje filloi të qeshte dhe në fakt të gjithë në studio bën të njëjtën gjë. Kujtojmë që Rexha tashmë është lojtar në pension dhe kishte një karrierë të bujshme në Superligën e Kosovës.
Xhuljano Skuka gjen golin e parë sezonal në Slloveni me fanellën e Mariborit. Sulmuesi shqiptar nuk e kishte nisur si titullar ndeshjen e kampionatit ndaj Bravo, megjithatë i aktivizuar në minutën e 61-të, dibranit iu deshën vetëm shtatë minuta për të festuar dhe për t’i dhuruar barazimin Mariborit që deri në atë moment ishte në disavantazhin e një goli. Xhuljano Skuka u transferua në merkaton e kësaj vere te Maribor nga Franca aty ku aktivizohej me Metzin ndërsa pak nga pak ka nisur të ambientohet me kampionatin e ri.
Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë. Portieri shqiptar u largua nga Torino ku nuk kishte hapësira për t’u transferuar te Empoli. Në skuadrën e re, 34-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm dhe ndër të tjera ka qenë edhe autor i paraqitjeve tejet pozitive. Në konferencën për shtyp, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli nuk i kurseu elozhet për gardianin duke u shprehur se përveç aspektit sportiv, Berisha ka shumë vlera edhe në aspektin njerëzor. “Prej momentit kur unë jam në këtë skuadër, Berisha është duke bërë një punë shumë të mirë. Është një person…
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili është një titullar i padiskutuar i Atalanta-s, foli për mediet para sfidës në shtëpi ndaj Genoa-s, ndërsa tha se kur luajnë “Gewiss Stadium” u jep shumë besim te vetja. Më tej mbrojtësi “kuqezi” theksoi se diçka të tillë, pra besimin duhet ta kenë gjithmonë dhe duhet të përpiqen gjithmonë e më shumë për fitoret, shkruan LIG Sport “Na jep shumë besim të bëjmë mirë në shtëpi në fazën mbrojtëse, duhet të jetë gjithmonë kështu, të përpiqemi të fitojmë”-deklaroi Gjimshiti.
Drita ka marrë fitore shumë të rëndësishme nga udhëtimi në Podujevë përballë Llapit. Bardhekaltërtit nga Gjilani triumfuan me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Almir Ajzeraj në fund të ndeshjes. Trajneri i Dritës, Akis Vavalis është shprehur shumë i lumtur me tre pikët e fituara në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’. “Fitore shumë e rëndësishme. Për mua secila fitore është e rëndësishme. Ndaj Llapit, në derbi, është fitore edhe më e rëndësishme. Në këtë moment më e rëndësishmja është që fituam tri pikë dhe që vazhduam serinë pozitive”, ka thënë Vavalis. Vavalis tha se është dashur të krijojnë më shumë raste,…
Mike Tyson i ka treguar tashmë Francis Ngannot çelësin për të mposhtur Tyson Fury në një video të rishfaqur në rrjetet sociale që tregon dyshen duke punuar me teknika. Kampioni legjendar i peshave të rënda është një fans i njohur i të dyve, pasi i ka mirëpritur që të dy të shfaqen në podcastin e tij Hot Boxin’ në vitet e fundit. Por, me Ngannou, i cili në atë kohë po ndiqte titullin kampion në UFC, ai ofroi disa teknika që mund të ishin të dobishme në një luftë me Furyn. Dhe vite pas atij takimi të parë, Ngannou do…
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka veçuar pas ndeshjes shpirtin luftarak të skuadrës së tij ku ka bërë thirrje që ata të bëjnë më të mirën çdo ndeshje, pavarësisht kush luan në fushë. Dukagjini fitoi me rezultat 4-3 si mysafir tek Malisheva, duke shënuar të gjithë golat në pjesën e dytë. “Bëmë dy gabime në dy raste për të cilat kishim kërkuar të jemi të kujdesshëm, sidomos në javët e fundit në pauzë. Malisheva e kemi ditur se ka lojtarë të shpejtë në vijën e fundit. Ishim të pavëmendshëm në ato raste. Në pjesën e dytë rregulluam disa gjëra dhe…
Era Istrefi mbetet një nga këngëtaret më të famshme shqiptare, teksa në koncertet që ajo zhvillon klubet e natës janë gjithnjë plot. Kjo ndodh për shkak të famës, por edhe të performancës që ajo dhuron në skenë. Këngëtarja që së fundmi është edhe zyrtarisht në një lidhje dashurie me mbrojtësin e Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmanin ka “tërbuar” përkrahësit e saj me një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale. Këngëtarja shfaqet duke bërë disa lëvizje provokuese në skenë, me format e saj fantastike dhe të pasmet më në formë se kurrë. Të pranishmit nuk e kanë humbur një moment…
Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani ka shënuar edhe golin e dytë në Bundesligën austriake. Asllani me Austria Vjenën morën fitore në udhëtim te Tiroli me rezultat 2-0 , në ndeshjen e xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Austrisë. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 33-të për 1-0, ndërsa u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë. Ai për këtë ndeshje u vlerësua me notën 7.7 Për Asllanin që është në huazim te Austria nga Hoffenheim ishte goli i dytë i këtij edicioni. JAAA! Fisnik Asllani und Romeo Vučić treffen, drei Punkte in Tirol ✊💜#faklive #WSGFAK pic.twitter.com/iASeRiqfxg — FK Austria…
Dejvi Bregu i cili aktiviziohet tek Umraniyespor në Ligën e 2-të Turke ka gjetur rrugën e rrjetës. Në ndeshje që ekipi i tij po luan aktualisht përballë Manisa FK, Bregu ka shënuar golin e dytë në ndeshjen që është 2-1. Në minutën e 59’ të sfidës, sulmuesi 27-vjeçar ktheu në gol një penallti duke i rikthyer kështu avantazhin të tijëve. Kujtojmë që tek ekipi kundërshtar, Manisa, drejtor sportiv është Nderim Nexhpi, i cili më parë ka pasur të njëjtin funksion edhe tek Kukësi dhe Ballkani.