Author: Admin
Çdoherë kur luajnë kombëtaret, diskutohet cështja e Kosovës dhe Shqipërisë. Gazetari i njohur sportiv shqiptar, Gezim Sinemati në emisionin “Procesi Sportiv” dha një deklaratë interesante, shkruan LIG Sport Ai tha se Kosova është më e aftë se Shqipëria në futboll. “Kosova është më e aftë se Shqipëria sepse ata na kanë falur neve një kombëtare dhe tani kanë edhe skuadrën e tyre”, u shpreh Sinemati Kujtojmë që te Shqipëria luajnë një numër i madh lojtarësh nga Kosova, madje që janë rritur në futbollin e Superligës.
Kombëtarja shqiptare nuk ia doli të sigurojë fitoren e dytë rresht në Nations League. Në “Air Albania” u mposht nga Gjeorgjia me shifrat 0-1. Pas kësaj disfate ka folur Elseid Hysaj, i cili me shiritin e kapitenit në krah zhvilloi një ndeshje pozitive, por që nuk mjaftoi për të arritur rezultat pozitiv. Mbrojtësi nënvizoi se ekipi duhet të ishte më i kujdesshëm në momentin e golit, por ekipi ka besim dhe do të bëjë akomë më mirë në ndeshjet e ardhshme. “Bëmë një ndeshje të mirë, nuk bëmë ndeshje të keqe. Ishim të lodhur, ata po rrinin shumë mbrapa. Gjeorgjia…
Shqipëria është mposhtur 0-1 në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1. Në përfundim të ndeshjes për mikorofnin e SuperSport foli mesfushori Ylber Ramadani. “Ndeshje e vështirë, donim të sulmonim, por ata u mbrojtën me 5 e pastaj edhe me 3 mesfushor. Na vuri në vështirësi. Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne. Sot nuk ishte dita jonë, por jemi në nivel të njëjtë. Ata e përgatitën ndeshjen mirë me kundërsulme, Bënë gol dhe ishte shumë e vështirë t’i çanim mbrapa. Kur dilnim në sulm…
Mirlind Daku nuk u ftua nga Sylvinho për dy ndeshjet e këtij muaji, duke qenë një nga mungesat e rëndësishme të kuqezinjve. Por pavarësisht kësaj, dita e sotme është shumë e rëndësishme për të. 1 vit më parë Mirlind Daku ka shënuar golin e parë me fanellën e Kombëtares. Një moment i paharruar për 26-vjeçarin, tek i cili është ngulitur thellë në mendjen e tij. Golin e parë si kuqezi, Daku e shënoi ndaj Polonisë në fitoren 2-0 që mori Kombëtarja jonë në kualifikueset e Euro 2024. Në “Insta-Storyn” ka postuar një foto nga ky duel, ndërsa ka shkruar: “Një…
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnom. Ky i fundit nuk kursen elozhet për Shqipërinë duke theksuar se janë paraqitur mirë në Europian, por shprehet se me stadiumin plot me shqiptarë, lojtarët e tij do të jenë më të motivuar. “Kombëtarja shqiptare ashtu si ne u paraqit mirë në Europian. E dimë që përballemi me një ekip…
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45. Trajneri Sylvinho nuk pritet që të ndryshojë shumë gjëra nga ndeshja me Ukrainën përsa i përket formacionit startues. Megjithatë, në mendjen e trajnerit brazilian është vetëm një mëdyshje, e cila ka krijuar një lloji balotazhi. Hysaj apo Balliu? Kjo është dilema e vetme që ka Sylvinho përsa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes. Ndërsa pjesa e tjetër e ekipit nuk pritet që…
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen ndaj Qipros në UEFA Nations League. Golin për 0:4 e shënoi mbrojtësi, Lumbardh Dellova, shkruan LIG Sport Dellova shënoi supergol në minutën e 55’të. Asist te goli i Dellovës e bëri Donat Rrudhani. 55' | NOW DELLOVA SCORES OFF THE BENCH! 😍🇽🇰4-0🇨🇾#CYPKOS | #UNL pic.twitter.com/pwPZ7RCT6K— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) September 9, 2024
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros në UEFA Nations League. Golin për 0:3 e shënoi Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport Rrahmani shënoi një gol pas asistit të bukur nga Milot Rashica në minutën e 48’të. ⚽️ Albion Rrahmani | Cyprus 0-3 Kosovopic.twitter.com/EBmYTYtMqN— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 9, 2024
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar tjetër gol ndaj Qipros në UEFA Nations League. Golin për 0:2 e shënoi sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, shkruan LIG Sport Muriqi shënoi me kokë në minutën e 22’të pas një asisti nga Donat Rrudhani. Kujtojmë që Muriqi shënoi edhe golin e parë nga penalltia në minutën e 9’të. Ortayı gördüğümde gol dedim… Vedat Muriqi’e böyle orta yaparsan %90 gol olur… Dünyanın en iyi 10 santrforundan biri…pic.twitter.com/hq7F7iNkKx — Rıdvan Aksu (@AksuTw) September 9, 2024
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar gol ndaj Qipros në UEFA Nations League. Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, shkruan LIG Sport Muriqi shënoi nga penalltia në minutën e 9’të. Kujtojmë që penalltinë e fitoi Donat Rrudhani. ⚽️ Vedat Muriqi | Cyprus 0-1 Kosovopic.twitter.com/Fm304Pzfzj — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 9, 2024