Author: Admin
Federata e Futbollit të Kosovës vetëm pak orë më parë bëri të ditur përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arjanet Muric dhe Florent Muslija. Sipas njoftimit të FFK-së thuhej se lojtarët kanë thyer rregullat e vendosur nga Franco Foda, me këtë të fundit që ka marrë vendimin “drastik” ndaj tyre. Nëpër media po përflitet se të 3 futbollistët kishin kaluar natën në diskotekë dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e përjashtimit të tyre nga Kosova. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Aron Muric, i cili i ka cilësuar të pavërteta këto aludime dhe se është i padrejtë largimi i tyre. “Vendimi…
Futbollisti i Shqipërisë, Ardian Ismajli është futur në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kombeve. Ismajli ishte vendimtar në fitoren e Shqipërisë në fitoren 2-1 ndaj Ukrainës, duke shënuar golin e barazimit, e po ashtu duke qënë edhe një ‘mur’ i pakalueshëm në mbrojtje. “SofaScore” para pak çastesh ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve, ku në mesin e 11’shes më të mirë është edhe mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli.
Shqipëria arriti të fitonte ndaj Ukrainës në shifrat 1-2. Kuqezinjtë kishin tre katër raste të pastra në pjesën e parë, ndryshe nga kundërshtari që nuk e rrezikoi asnjëherë portën tonë, por gjithcka u mbyll në 0-0. Në pjesën e dytë djemtë tanë hynë me një mungesë përqendrimi dhe e pësuan në minutën e 48 nga Konopia. Për fat të mirë, Ismajli dhe Asani përmbysën ndeshjen. Por autori i golit, Konopia, ka çuditur pas ndeshjes me deklaratën e bërë duke krijuar iluzione për një tjetër panoramë ndeshje nga ajo që ndodhi në të vërtetë. “Ndeshja ishte e vështirë, ne e dinim…
Shqipëria fitoi me një përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës duke nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Nations League. Heronjtë kuqezi ishin Ardian Ismajli dhe Jasir Asani me golat e tyre. Në përfundim të ndeshjes, për mikrofonat e Supersport foli autori i golit të parë. “E dinim që Ukraina është e fortë fizikisht, nuk ka dallim nga Çekia. Me një taktiktë të jashtëzakonshme, tifozët pas dhe luftë të paparë duke ndihmuar njëri-tjetrin morëm këtë fitore. Është hera e parë që mposhtim Ukrainën. “Asnjë ndeshje në Europian? Unë jam profesionist, gjatë karrierës time kam qenë kështu dhe do e bëj më tej.…
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar golin e dytë ndaj Ukrainës në ndeshjen e UEFA Nations League. Golin për 2:1 e shënoi Jasir Asani, shkruan LIG Sport Asani shënoi një gol të bukur në minutën e 66’të pas një pasimi nga Rey Manaj. Kujtojmë që golin e parë për “Kuqezinjtë” e shënoi mbrojtësi Ardian Ismajli. Jasir Asani | 🇺🇦 Ukraine 1-2 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/j40n9GBpBj — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar golin e barazimit ndaj Ukrainës në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. Golin për 1:1 e shënoi mbrojtësi, Adrian Ismajli, shkruan Indeksonline Ismajli shënoi në minutën e 54’të pas një tollovie në zonën e 16-metërshit. Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Konoplya. Ardian Ismajli | 🇺🇦 Ukraine 1-1 Albania 🇦🇱 pic.twitter.com/ul6EBaEj7l — Utd_JOSH (@Utd_JOSH10) September 7, 2024
“Krenar që luaj te Kosova”, vjen reagimi i parë i Elvis Rexhbeçajt: Ju kërkojmë falje për rezultatin
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë pësoi humbje turpëruese ndaj Rumanisë në UEFA Nations League me rezultatin 0:3. Futbollisti Elvis Rexhbeçaj bëri debutimin e tij të parë me fanellën e “Dardanëve”, shkruan Indeksonline Përmes rrjeteve sociale, Rexhbeçaj ka bërë një reagim duke thënë se ishte krenar me paraqitjen e tij të parë me fanellën e Kosovës. “Dje, për mua ishte një moment i veçantë, loja e parë me fanellën e Kosovës. Jam krenar që kam mundësinë ta përfaqësoj vendin tim. “Rezultati nuk ishte ai që të gjithë e dëshironim, dhe për këtë ju kërkojmë falje. “Por jemi të vendosur të kthehemi më…
Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu i ka arsyetuar tifozët dhe mbështetësit e Kombëtares së Kosovës, pas vërshëllimës së himnit dhe sharjeve gjatë ndeshjes, duke pranuar se një pjesë të fajit e kanë edhe vet ata. Mbështetësit e Kosovës e kanë sharë himnin rumun, dhe në fund të lojës kanë hedhur sende në drejtim të futbollistëve, hakmarrje për atë që ndodhi në ndeshjen e Bukureshtit të vitit të kaluar, kur tifozët rumun brohoritën “Kosova e Serbi”. Duke komentuar këtë aspekt, Lucescu ka shpjeguar se fajin e kanë edhe mbështetësit rumunë, të cilët provokuan kosovarët në ndeshjen e vitit të…
Kombëtarja do të luajë mbrëmjen e së shtunën përballë Ukraninës sfidën e parë të Nations League. Sfida që do të zhvillohet në Pragë do të startojë në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori, Ylber Ramadani. Atmosfera? Siç e kam thënë gjithmonë, atmosfera është fantastike. Jemi shumë të përqendruar sepse nesër na pret një ndeshje e vështirë. Atmosfera e grupit është shumë e mirë. Jemi gati dhe e kemi studiuar mirë Ukrainën. Jemi duke punuar shumë dhe besojmë të rezultati pozitiv nesër. Ne kur jemi në ekip, jemi profesionistë. Brenda apo jashtë shtëpisë përqendrohemi në maksimum për…
Kombëtarja e Zvicrës i nisi me humbje aventurat e reja në UEFA Nations League për edicionin 2024/25, pasi mposhten nga Danimarka me rezultatin 2:0. Granit Xhaka mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq, dhe gjatë një interviste pas ndeshjes ai tregoi se ishte tejet nervoz dhe s’i kishte ndodhur një gjë e tillë moti kohë, shkruan LIG Sport “Vitet e fundit jam bërë shumë i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa sot, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt në fakt shkruhet me shkronja të mëdha. Por, ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të…