Author: Admin
Besiktasi është përballur dje me Sivassporin, të cilin e mposhti me rezultatin 2-0. Titullarë në këtë ndeshje kanë qenë edhe Rey Manaj me Ciro Immobile. Të dy sulmuesit janë përfshirë në një episod që ka hapur mjaft debate pas ndeshjes. Gjatë kohës kur Besiktasi kishte të drejtën për të kryer një goditje dënimi, Rey Manaj ishte duke mbuluar sulmuesin italian në zonë. Mbulimi i rreptë i lojtarit shqiptar bëri që Immobile të humbte për një çast kontrollin e nervave të tij. Immobile u kthye drejt Manajt dhe i vendosi të dyja duart në kokë, duke sjellë rrëzimin e tij përtokë.…
Skuadra e PSG-së ka shënuar fitore ndaj Lille me rezultatin 3:1 në ndeshjen e javës së tretë në Ligue 1. Mysafirët në pjesën e parë shënuan dy gola me anë të Vitinha dhe Barcola, duke treguar se kanë udhëtuar për fitore, shkruan LIG Sport Në pjesën e dytë, Lille u kthye në lojë me një supergol të Edon Zhegrovës. Por, goli i futbollistit kosovar nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte një pikë në shtëpi. 💫 Even Donnarumma stand no chance of stopping these screamers from Edon Zhegrova!pic.twitter.com/s04s5K5sgm — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) September 1, 2024 Golin e fundit…
Skuadra e Samsunsporit ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligëne Turqisë. Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja, shkruan LIG Sport Muja shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 37’të pas një driblimi fantastik në zonën e 16-metërshit. Ky ishte goli i dytë i Mujës me fanellën e Samsunsporit që nga transferimi i tij nga Antwerp në afatin e janarit. 🔔🇹🇷 GOAL | Arbnor Muja | Hatayspor 0-1 Samsunsporpic.twitter.com/VHfDAJpocn — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 1, 2024
Cluj ka fituar ndaj Farul Constanta me rezultat 3-0 në derbin rumun, me Meriton Korenicën që shënoi një nga golat. Mesfushori sulmues e nisi nga banka ndeshjen, duke u futur në minutën e 67-të. Ai arriti të shënojë në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar (3-0). Ky është goli i parë në kampionatin rumun për Korenicën me fanellën e Cluj, ndërsa dy të tjerë i ka shënuar në garat ndërkombëtare. Korenica këtë verë kaloi nga Manisa FK te Cluj. https://youtu.be/cyh7s86szi4
Agim Zeka ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Sulmuesi i Partizanit ishte i ftuar në mënyrë të papritur. Kjo ftesë ka sjellë shumë polemika, me Zekën që ende nuk ka fituar besimin e tifozëve. Megjithatë, duket se sulmuesi 25-vjeçar ka reaguar në rrjetet sociale për herë të parë pasi mori ftesën. “Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj…
Skuadra e Mallorcas shënoi një fitore të madhe mbrëmë ndaj Leganes me rezultatin minimal 1:0. Lojtari i ndeshjes u shpall sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi – i cili i ndihmoi ekipit me një asist, shkruan LIG Sport Pas ndeshjes, Muriqi u paraqit në intervistë dhe tha disa fjalë interesante për vetën e tij. “Nëse nuk fitoj dot duelet ajrore… me këto këmbë nuk mund të luaj futboll”, u shpreh duke qeshur Muriqi 🗣️ “Si no gano duelos aéreos, no puedo jugar al fútbol. Con estos pies…”Qué grande @MuriqiVedat en el micrófono de @javivalle17 en DAZN 🤣🤣🤣🤣🤣#LALIGAenDAZN ⚽️ pic.twitter.com/sGFjolIxbV—…
Skuadra e Sparta Pragës ka shënuar golin e dytë ndaj Hradec Kralove, në ndeshjen e javës së shtatë në elitën e futbollit çek. Golin për 0:2 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport Rrahmani shënoi gol pas një asisti nga lojtari tjetër kosovar, Ermal Krasniqi. Kujtojmë që edhe te goli i parë, Rrahmani ishte asistues edhe pse kjo ndeshje është debutuese për të në ligë. ⚽ Albion Rrahmani přidává ve své ligové premiéře k přihrávce i svůj první ligový gól! Na konci prvního poločasu se prosadil přesně mířenou střelou k tyči, Sparta vede v Hradci…
Skuadra e Barcelonës ka shënuar edhe golin e pestë në ndeshjen ndaj Valladolidit e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Golin për 5:0 e shënoi Raphinha në minutën e 72’të, shkruan LIG Sport Sulmuesi brazilian e kompletoi hat-trikun e tij fal një super asisti nga Lamine Yamal. Yamal dribloi disa lojtarë të klubit kundërshtar dhe më pas bëri një super asist, që ishte i dyti personal në këtë ndeshje. 🚨🚨| GOAL: RAPHINHA WITH A HAT-TRICK!!! Barca 5-0 Valladolid pic.twitter.com/BWhE7BwkgS — CentreGoals. (@centregoals) August 31, 2024
Ilir Krasniqi largohet nga Llapi, transferohet në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari, Lorik Gashi në rrjetet sociale, se Ilir Krasniqi është shitja e radhës e skuadrës së Llapi, shkruan LIG Sport Llapjanët kanë arritur marrëveshje për shitjen e futbollistet te skuadra Kolos Kovalika e cila bën pjesë në Superligën e Ukrainës!
Emir Sahiti është bërë me skuadër të re pas largimit nga Hajduk Spliti. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën e madhe gjermane HSV Hamburg. Faqja zyrtare e Hamburgut e ka zyrtarizuar atë pa dhënë detaje, edhe pse besohet se transferimi i tij ka kushtuar 1,5 milionë euro. “HSV është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm. Mezi pres të futem në fushë dhe të jap gjithçka”, tha Sahiti.