Author: Admin

Skuadra e Juventusit është futur në garë për Armando Brojën. Lajmin e ka bërë të ditur “Gazetta Dello Sport”, e cila raporton se Broja pritet të jetë si zëvëndësues i sulmuesit serb, shkruan LIG Sport Për Armando Brojën të interesuar janë shumë klube, por “Zonja e Vjetër” momentalisht duket më serioze. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë momentalisht është në Shtete e Bashkuara të Amerikës me ekipin e Chelseat dhe ende e ardhmja e tij është në pikëpyetje. Kujtojmë që Juventusi momentalisht ka vetëm një sulmues, atë serb Dusan Vlahovicin. ‼️Juventus are considering a move to sign Chelsea’s Armando Broja as…

Read More

Skuadra e Real Madridit është duke zhvilluar seancën stërvitore për ndeshjet para-sezonale, ku pas dy ditësh luajnë ndaj Barcelonës. Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet Arda Guler duke kërkuar ndihmën mjekësore, shkruan LIG Sport Ishte pikërisht mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger që bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj bashkëlojtarit të tij. Guler kërkoi ndihmën mjekësore, por më pas u çua dhe vazhdoi stërvitjen. Aty shihet edhe trajneri Carlo Ancelotti që ia thotë disa fjalë. Kujtojmë që Real Madridi pas miqësores ndaj Barcelonës më 4 gusht, luan edhe ndaj Chelseat më 7 gusht. ARDA GÜLER’E SERT HAREKET!😡 Kısa bir…

Read More

CFR Cluj ka shënuar fitore me rezultatin 0-5 kundër Nemanit. Protagonist në këtë takim është bërë edhe Meriton Korenica. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës tundi rrjetën në minutën e 59 të takimit, duke shënuar golin e katërt për rumunët. Goditja e Korenicës nga jashtë zone ishte e pakapshme për portierin kundërshtar. “Predha e tij” ishte goli i “knock out”-it për Nemanin. Me këtë rezultat CFR Cluj është i kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Goli i parë i Meriton Korenicës me fanellën e Cluj në garat e UEFA-s #ligsportnet #kosovo #korenica pic.twitter.com/CnEVNa7qXW — LIG Sport (@lig_sport)…

Read More

Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi ndaj Brondbyt në UEFA Conference League. Golin për 1:0 e shënoi Elvir Gashijani në minutën e 43’të, shkruan LIG Sport Gashijani realizoi një supergol nga jashtë zonës së 16-metërshit. Kujtojmë që 17-vjeçari është kosovari më i ri që ka shënuar gol në garat e UEFA-s. Llapi meget fortjent foran 1-0.Det her er værre end Århus Fremad. https://t.co/0mDk39OP0t pic.twitter.com/E9YHfyUnQg— BangBang💥💥 (@___PerPer___) August 1, 2024

Read More

Loriana Kuka i dha fund sportit të xhudos menjëherë pasi mbylli aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Gjatë një interviste për Komitetin Olimpik të Kosovës, Kuka u shpreh shumë e lumtur që ka arritur ta fitoj një raund, pasi kjo ishte dita e fundit e saj si sportiste e xhudos, shkruan Indeksonline Po ashtu Kuka tregoi se në këto Lojëra Olimpike dhe shumë gara të tjera ka luajtur e lënduar. “E kam nisur ditën shumë mirë jam kanë shumë e fokusuar. Jam shumë e lumtur që kam fituar luftën e parë, luftën e dytë fati nuk deshti të…

Read More

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitoren e parë në ndeshjet miqësore para-sezonale. Blutë e Londrës me trajnerin e ri, Enzo Maresca kanë shijuar edhe fitoren e parë, duke mposhtur 3:0 Club America nga Meksika, shkruan LIG Sport Armando Broja u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pati një mundësi shumë të mirë për të shënuar gol. Por, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë nuk arriti të realizonte edhe pse ishte veç me portier. Rastet e tilla të huqura nuk i lënë shije të mirë trajnerit Enzo Maresca. Kujtojmë që Broja ende nuk e di të ardhmen e tij, me…

Read More

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim në lidhje me humbjen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Gjakova ishte shumë pranë fitimit të një medalje, por dështoi në garat finale, shkruan LIG Sport “Fatkeqësisht me fatin e keq iku edhe shansa për t’a fituar medaljen olimpike. Medalje kjo që kurrë më përpara nuk ka qenë më afër meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithatë, nuk ma mori ëndrrën që unë një ditë do ta kem edhe këtë medalje, e cila është synimi im jetësor”, ka shkruar Gjakova në rrjetet sociale “Një xhudist fillon…

Read More

Futbollisti i njohur shqiptar, që zgjodhi për ta përfaqësuar Belgjikën, Adnan Januzaj ka folur për herë të parë si futbollisti më i ri i Las Palmasit. “Më pëlqen shumë mënyra se si luajnë me topin. Ngjason shumë me stilin tim të lojës. Mund të jetë një vit shumë i bukur dhe emocionues këtu”, u shpreh fillimisht Januzaj Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Sevillas, Januzaj u transferua te Las Palmas në formë huazimi. “Talenti nuk humbet kurrë dhe unë kam lindur me këtë. Unë me të vërtetë dua të jem në gjendje të luaj dhe të kem një vit të mirë…

Read More

Skuadra e Manchester Cityt ka pësuar një tjetër humbje në miqësoret para-sezonale, tani nga Barcelona pas penalltive. Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jack Grealish shënoi një gol të bukur në minutën e 60’të për t’i barazuar shifrat në 2:2, shkruan LIG Sport Por ky gol i bukur erdhi falë një super vrapimi nga Mateo Kovacic. Mesfushori kroat i bëri “rrotë” kundërshtarë e tij nga Barcelona dhe dhuroi një super asist për bashkëlojtarin e tij. Kujtojmë që në penallti ishte skuadra e Hansi Flick ajo që fitoi me rezultatin 1:4. JACK GREALISH FINISHES OFF A BEAUTIFUL RUN FROM MATEO KOVACIC TO…

Read More

Arben Berisha dhe Artan Muhaxhiri janë dy gazetarët e RTK-së që po ndjekin nga afër Lojërat Olimpike në Paris. Gjatë ditës së sotme, në garat e xhudos u ndesh edhe Laura Fazliu, e cila rrëmbeu medalje të bronztë, raporton LIG Sport E emocionet, Arbeni dhe Artani i patën të jashtëzakonshme. Ata kanë ndarë momentin epik kur gjatë komentimit, Laura fitoi medaljen. Ndiqni videon më poshtë: Një nga komentimet më emocionale që kam pasur ndonjëherë, medalja e bronztë 🥉e Laura Fazliut në @Paris2024 pic.twitter.com/NSeDtoQelz — Arben Berisha 𝕩 (@ArbenBerisha) July 30, 2024

Read More