Author: Admin
Skuadra e Atalantas ka shënuar gol ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Golin për 1:0 e shënoi mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, shkruan LIG Sport Kapiteni “kuqezi” shënoi në minutën e 35’të me kokë pas një asisti nga Bellanova. Ky ishte goli i parë i Beratit në Serie A këtë sezon. CHE GRANDE COLPO DI TESTA DI BERAT DJIMSITI!!! CHE ASSIST DI RAOUL BELLANOVA!!! 📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/9QRv86lvBs — Football Report (@FootballReprt) February 1, 2025
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme! Kjo është medalja e katërt që Distria fiton në Grand Slam të Parisit. Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Alyssia Poulange. Krasniqi në çerekfinale me dy Wazaari mposhti, spanjollen Ayumi Leiva Sanchez. Kurse në gjysëmfinale humbi me Ippon, kundër japonezes Kisumi Omori. Në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë, ajo fitoi ndaj Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke siguruar edhe një sukses tjetër të madh për…
Ernest Muçi ka zhvilluar një paraqitje brilante në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Athletico Bilbaos. Sulmuesi shqiptar gatoi dy golat e parë të Beshiktashit që u mbyllën nga Milot Rashica, në fitoren 4-1 të ekipit turk kundër Bilbaos. Një fitore e madhe kjo për turqit pasi në rast barazimi apo humbje, do të ishin eliminuar nga ky kompeticion. Gjithashtu vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e parë ku Solskjaer ka debutuar. Ish-trajneri i Manchester United beson shumë te aftësitë e djaloshit shqiptar dhe këtë e tregoi teksa e la për plot 87 minuta në fushë. Kjo ishte ndoshta hera e…
Skuadra e Watfordit mbrëmë pësoi humbje 1:2 ndaj Prestonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Championship të Anglisë. Golin e vetëm për vendasit e shënoi futbollisti shqiptar, Rocco Vata, shkruan LIG Sport Vata shënoi një eurogol nga distanca në minutat e fundit të ndeshjes, duke treguar formë fantastike me fanellën e klubit anglez. 19-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asiste në 18 ndeshje (jo të gjitha si startues) me Watfordin në Championship. Kujtojmë që Vata momentalisht e përfaqëson Kombëtaren e Irlandës, por ende ka mundësi të bëjë zgjedhjen përfundimtare. Rocco Vata only scores screamers!…
Xherdan Shaqiri është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit zvicran. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Zvicrës shënoi një gol dhe bëri një asist në barazimin e Baselit 2:2 ndaj Luganos, shkruan LIG Sport Shaqiri është futur në formacionin e javës në Superligë nga Sofascore duke u vlerësuar me notën 8.8
Skuadra e CFR Cluj ka shënuar golin e epërsisë ndaj Botosanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në elitën e futbollit rumun. Golin për 0:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shkruan LIG Sport Korenica shënoi një gol të bukur në minutën e 10’të për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij rumun. Ky ishte goli i katërt i mesfushorit kosovar me Clujin në Rumani. Ai ka bërë plus tri asiste në 21 paraqitje.
Ernest Muçi në super formë dhe nivel. Një tjetër padrejtësi e madhe iu bë shqiptarit nga ana e trajnerit Topraktepe, i cili në ndeshjen e tij të fundit në stol, përpara se të vi Solskjaer, e uli Muçin në stol. Ndërkohë shqiptari kishte qenë në një super formë në ndeshjet e fundit dhe tifozët nuk mund ta pranonin këtë vendim. Besiktasi luajti kundër Samsunspor dhe ndeshja përfundoi 0-0. Në minutën e 60, Ernest Muçi mori vendin e Joao Marios. Shqiptari nisi të prodhojë menjëherë spektakël teksa dha një pasim brilant për Rafa Silvan, i cili gaboj para portierit. Më pas…
Skuadra e Dinamo Zagreb është duke luajtur miqësore ndaj Lech Poznan. Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, shkruan LIG Sport Hoxha shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 34’të. Ky ishte goli i dytë brenda pak ditëve me fanellën e klubit kroat në miqësoret e zhvilluara. Kujtojmë që tani trajner i klubit të Dinamo Zagrebit është legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro. Tjetër gol nga Arbër Hoxha në miqësore me Dinamo Zagrebin 👏🏻🇦🇱⚽️ pic.twitter.com/l7mwZk8KTA — LIG Sport (@lig_sport) January 12, 2025
Skuadra e Las Palmas ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Getafes me shifrat 1:2 në ndeshjen e javës së 19-të në La Liga. Gol në këtë ndeshje për ekipin vendas e shënoi futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, shkruan LIG Sport Januzaj shënoi golin e vetëm për Las Palmas në minutën e 88’të. Ky ishte goli i parë i Januzajt me fanellën e Las Palmasit dhe i pari në La Liga qysh nga viti 2022. ⚽️ 𝐆𝐎𝐋𝐀𝐙𝐎 𝐃𝐄 𝐉𝐀𝐍𝐔𝐙𝐀𝐉 Primero gol de Adnan Januzaj en LaLiga tras dejar la #RealSociedad.pic.twitter.com/8fEAiN1Wn8 — Pablo Barea (@pablobare) January 12, 2025
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti shënoi një gol për Hamburger-in në miqësore ndaj Steauas së Bucurestit. Sahiti shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 11’të, shkruan LIG Sport Por, skuadra e tij gjermane në fund u mposht 2:1 ndaj klubit rumun. Ky ishte goli i parë i Sahitit me fanellën e Hamburgut qysh nga transferimi i tij prej Hajduk Splitit. Emir Sahiti e nis vitin 2025 me gol. Shënoi në miqësore me fanellën e Hamburger. 👏🏻⚽️🇽🇰 pic.twitter.com/1tmaQctB3O — LIG Sport (@lig_sport) January 10, 2025