Author: Admin

Donjeta Sadiku i nisi mbarë Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke fituar meçin ndaj Thamanya Somnuek. Ajo sonte u përball në raundin e parë kundër Thamanya Somnuek nga Tajlanda, kategoria -60 kg, duke fituar kështu me pikë të gjyqtarëve pas tri raundeve, shkruan LIG Sport Sadiku ka mësuar menjëherë kundërshtaren e radhës në raundin e 16-të. Boksierja kosovare do të rrahet me Angie Paola Valdes nga Kolumbia. Ky meç zhvillohet nga ora 20:00 të hënën më datën 29 korrik.

Read More

Skuadra e Sparta Prague ka shënuar fitore 4:1 ndaj Teplice në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në elitën e futbollit çek. Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan LIG Sport Krasniqi shënoi një gol të bukur me një aksion individual në minutat e fundit të ndeshjes. Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar me fanellën e Sparta Prague qysh nga transferimi prej Rapid Bucurestit. Në këtë ndeshje pati minuta edhe për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçin – kurse Indrit Tuci nuk u inkuadrua fare në lojë. ⚽️…

Read More

Skuadra e Mallorcas shënoi fitore minimale 1:0 sot gjatë ditës në miqësoren kundër West Bromit. Por, një moment interesant ndodhi ku futbollisti i klubit anglez goditi me boks lojtarin Samu Costa, shkruan LIG Sport Ishte minuta e 39’të, ku “krisi” boksi mes lojtarit të Mallorcas dhe të WBA-së duke befasuar të gjithë. Numri 8-të i WBA-s, goditi me grusht kundërshtarin e tij dhe e shtriu përtokë. 🤦‍♂️ El enganchón entre Molumby y Samú Costa… 📹 @IB3 pic.twitter.com/FPWDtpHy77 — Juanmi Sánchez (@JUANMISB97) July 27, 2024

Read More

Tashmë edhe zyrtarisht Endrick është lojtari më i ri i Real Madrid. Sulmuesi ka kaluar me sukses ditëne sotme vizitat mjekësore. Menjëherë është drejtuar drejt stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe ka firmosur kontratën me “Los Blancos”. 18 -vjeçari ka firmosur një kontratë 6-vjeçare dhe do të mbajë veshur fanellën e madrilenëve deri në qershor t% vitit 2030. Një numër i konsiderueshëm i tifozëve ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, me sulmuesin që nis kështu aventurën e re te madrilenët. Braziliani ka zgjedhur numrin 16-të për të mbajtur në fanellë. Futbollisti brazilian zgjedh numrin që mbante në fillimet e tij dhe…

Read More

Marash Kumbulla është shumë pranë largimit nga Roma. Mbrojtësi u rikthye në kryeqytetin italian, pas një gjysmë sezoni në formë huazimi te Sassuolo. Megjithatë, ai nuk do të qëndrojë në Romë edhe për shumë gjatë, pasi Daniele De Rossi nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri. Ofertat për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nuk mungojnë, teksa emri i ri i dalë në skenë është Parma. Ekipi i sapongjitur në Seria A po përforcon ekipin për të qenë rival i denjë. Drejtuesit e klubit emilian e shohin Kumbullën si të duhurin për të rritur kualitetin e repartit difensiv,…

Read More

Kombëtarja e Marokos po merr pjesë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Një video interesante po bën xhiro në rrjetet sociale, ku shihet mbrojtësi i Paris Saint-Germain duke vozitur autobusin rrugëve të Francë, shkruan LIG Sport Hakimi shihet në video duke e vozitur autobusin e Kombëtares së Marokos. Ndoshta kjo është bërë për shkak se lojtari i di mirë rrugët e qytetit të Parisit. Kujtojmë që Maroko e fitoi ndeshjen e parë me një spektakël të vërtetë ndaj Argjentinës me rezultatin 2:1. Effettivamente sembrerebbe proprio che sia Hakimi a guidare il bus olimpico del Marocco pic.twitter.com/6SAMjqi5jS — Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) July…

Read More

Atalanta mund të humbasë kapitenin Berat Gjimshiti gjatë merkatos së kësaj vere. Media italian raporton se në dyert e klubit nga Bergamo kanë trokitur përfaqësuesit e skuadrës Al-Rayyan nga Katari. Një situatë ende në progres e që mund të sjellë zhvillime të reja në ditët në vazhdim. Tani për tani jemi vetëm në fazat e para të një negocimi që ende duhet të fillojë, sepse për momentin bëhet fjalë vetëm për kontaktet e para. Si klubi i Atalantës ashtu edhe lojtari shqiptar po bëjnë llogaritë nëse kjo lëvizje është e leverdishme për të dyja palët. Pjesë e Atalantës që nga…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit dje gjatë ditës konfirmoi lajmin se trajneri Sylvinho ka vazhduar kontratën deri në dhjetor të vitit 2025. Sylvinho shkroi histori, duke e kualifikuar Shqipërinë deri në Euron 2024, shkruan LIG Sport Gazeta shqiptare, “Panorama” ka mësuar se paga e re e trajnerit brazilian te Shqipëria është 1 milion euro, kurse nga 250 mijë euro marrin dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Doriva. Herën e parë, Sylvinho kishte marrë 750 mijë euro në vit, kurse nga 150 mijë euro asistentët e tij.

Read More

Skuadra e Chelseat ka zhvilluar miqësoren e parë me trajnerin e ri, Enzo Maresca. Blutë e Londrës barazuan 2:2 ndaj Wrexham në ndeshjen e zhvilluar në Amerikë në stadiumin e Santa Clara “Levi’s”, shkruan LIG Sport Golat për ekipin anglez i shënuan, sulmuesi Nkunku dhe mesfushori Ugochukwo. Dhe pikërisht te goli i dytë i shënuar nga Chelsea asist bëri sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja. Kujtojmë që Broja ende nuk dihet se ku do të përfundoj gjatë këtij afati kalimtar të verës, me shumë oferta që tashmë i ka në tavolinë. Chelsea 2 – 2 Wrexham. Lesley Ugochukwu equalizes…

Read More

Skuadra e AEK-ut të Athinës është duke fituar 4:1 ndaj Inter Escaldes në UEFA Conference League. Golin e vetëm për mysafirët deri tani e ka shënuar kapiteni, Demagoj Vida në portën e tij, shkruan LIG Sport Vida shënoi në portën e tij me kokë duke paraboluar portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha. Mbrojtësi kroat e pa gabimin e bërë dhe s’kishte çfarë të bënte tjetër pos të buzëqeshte me autogolin. 🎥 AEK 4-[1] Inter Escaldes – Domagoj Vida OG 65’https://t.co/bz67APmIfy#SofaScore #AEK #ESC — goals.zone (@goals_zone1) July 24, 2024

Read More