Author: Admin
Skuadra e Rubin Kazan ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Pari NN, e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri në Premier Leaguen e Rusisë. Golin për 1:2 e shënoi futbollisti rus, Alexandr Zotov në minutën e 33’të, shkruan LIG Sport Zotov shënoi gol pas një asisti nga sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku. Kujtojmë që Daku realizoi golin e parë për Rubin Kazanin në minutën e pestë. 1-2 Zotov pic.twitter.com/6Am21fkYth— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024 ;
Skuadra e Rubin Kazan është duke luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri në elitën e futbollit rus, ku si kundërshtar ka Pari NN. Rezultati momental është 1:1 dhe ishte sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku që shënoi golin e barazimit, shkruan LIG Sport Daku shënoi në minutën e pestë për ta barazuar rezultatin në 1:1. Kujtojmë që Mirlind Daku shpëtoi pa u dënuar nga klubi i Rubin Kazanit për shkak të skandalit të madh në Euro 2024. 1-1 Daku pic.twitter.com/eDIEe1iyQf— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qendrim Zyba ka pasur një super paraqitje në debutim me fanellën e Slovan Liberec. Skuadra çeke fitoi 1:3 ndaj MFK Karvina në ndeshjen e raundit të parë në elitën e futbollit nga Republika e Çekisë, shkruan LIG Sport Zyba bëri asist në këtë takim dhe sot është futur në formacionin e javës nga Sofa Score. Duke u vlerësuar kështu me notën 7.8. Kujtojmë që tashmë në Çeki luajnë edhe lojtarët tjerë shqiptarë, si: Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhr Qazim Laçi.
Futbollisti i klubit italian, Lazio, Matteo Cancellieri shënoi një gol të bukur në stërvitje. 22-vjeçari bëri lëvizje fantastike duke e larguar nga loja mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysajn, shkruan LIG Sport Me një lëvizje, Cancellieri tregohet i fortë ndaj mbrojtësit shqiptar dhe më pas shënoi gol të bukur me stil. Kujtojmë që Lazio po bëhet gati për ndeshjen e ardhshme miqësore ndaj Hansa Rostock. 😍 Cancellieri ha chiuso #Auronzo2024 così!#AvantiLazio 🦅 pic.twitter.com/MxdlfqinPB — S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 22, 2024
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi ka folur për trajnerin e tanishëm, Franco Fodan. Në “Sport Plus”, futbollisti që tashmë është pa skuadër flet për trajnerin e “Dardanëve” duke e vlerësuar si më të mirin te Kosova, shkruan LIG Sport “Franco Foda është tri herë më i mirë se trajnerët tjerë te Kosova. I ka pasur shumë disa suksese të mira nëpër Austri dhe te Kombëtarja e Austrisë. I duhet pak kohë, deri të mësohet ai me neve dhe ne me atë”, tha Bytyqi për Sport Plus Në këtë intervistë, Bytyqi tregoi problemet edhe me ish-skuadrën e tij turke.…
Albion Rramani u dëmtua në sfisën që Rapidi i Bukureshtit zhvilloi ndaj CFR Cluj. Sulmuesi mori një dëmtim të rrezikshëm në kavilje dhe e kishte të pamundur të vazhdonte lojën. Lojtari u detyrua të zëvendësoje, ndërsa la fushën e lojës me lot në sy. Ky dëmtim sigurisht ka shqetësuar tifozët dhe stafin, ndërsa për të qetësuar disi gjendjen ka menduar trajneri i klubit. Timonieri ka ka folur për gjendjen e lojtarit Neil Lennon theksoi se lojtari nuk ka asgjë serioze, teksa në ditët në vazhdim do të shërohet. “Mendoj se është në rregull me Rrahmanin. Nuk mund t’ju jap një…
Skuadra e Mallorcas ka luajtur një miqësore në Birmingham të Anglisë, kundër Crewe që bën gara në League Two. Spanjollët fituan me rezultatin 3:1, ku golin e fundit e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan LIG Sport Muriqi shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e klubit anglez, duke ia bërë të lehtë ta kalonte edhe portierin. Pas pesë ditëve, Mallorca luan një tjetër miqësore në Angli përball klubit Barnsley. Vedat Muriqi realizon gol në miqësore me Mallorcan. ⚽️👏🏻🇽🇰 pic.twitter.com/QtqmEh7r6x— LIG Sport (@lig_sport) July 21, 2024
Për Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën kanë përfunduar pushimet. Dy shqiptarët pas aventurës me Shqipërinë në Euro 2024 i janë bashkuar ekipit në stërvitje. Si Ylberi ashtu edhe Medoni ishin protagonistë me kuqezinjtë në Gjermani, teksa tashmë kanë nisur punën për sezonin e ri. Të dy lojtarët janë bërë pjesë e grumbullimit. Lecce po zhvillon fazën e saj përgatitore në Austri në Neustift. Seanca e parë stërvitore e dy futbollistëve të Kombëtares ishte kryesisht në palestër, me stafin që ka preferuar që fillimisht lojtarët ta nisin me disa ushtrime, teksa gradualisht për t’u bërë pjesë e grupit. Ramadani dhe Berisha…
Keidi Bare është lojtarë i lirë prej disa javësh. Kontrata e tij me Espanyol përfundoi, dhe palët vendosën që të mos zgjasnin bashkëpunimin. Megjithatë mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të mbetet në Spanjë. Është klubi i Real Zaragoza ata që kanë interes për Keidi Baren. Ekipi spanjoll ka nisur menjëherë nga puna për të siguruar shërbimet e Keidi Bares dhe pritet që marrëveshja të arrihet shumë shpejt. Kujtojmë që 26 vjeçari është pjesë e futbollit spanjoll që prej vitit 2013, kur u transferua nga Apolonia tek moshat e Atletico Madrid. Bare gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Malagas dhe së fundmi…
Skuadra e Inter Miamit shënoi fitore 2:1 ndaj Chicago Fire në elitën e futbollit amerikan, MLS. Fitoren ekipit vendas ia siguroi mbrojtësi spanjoll, Jordi Alba, shkruan LIG Sport Alba shënoi gol në minutën e 75’të pas një gabimi të portierit mysafir. Kjo është hera e parë në karrierë për Alban që shënon katër gola brenda një sezoni. Ai zakonisht ka shënuar vetëm nga 2 apo 3 gola gjatë edicionit sa ishte te Barcelona dhe Valenica. Jordi Alba with the casual finish 💫(via @MLS)pic.twitter.com/NcmQ5VOoWW— B/R Football (@brfootball) July 21, 2024