Author: Admin
Skuadra e Rapid Bucurestit dhe CFR Cluj kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun. Golin e barazimit për ekipin vendas në sekondat e fundit të ndeshjes e shënoi kosovari, Florent Hasani, shkruan LIG Sport Hasani shënoi gol për t’ia dhënë një pikë të artë ekipit të tij. Kujtojmë që golin e parë për vendasit e shënoi Albion Rrahmani nga pika e bardhë e penalltisë. Në anën tjetër, te Cluj patën minuta dy ish-lojtarët e Ballkanit, Meriton Korenica dhe Armend Thaqi. https://www.youtube.com/watch?v=WQUqlllGtSE
Skuadra e Rapid Bucurestit ka barazuar rezultatin ndaj CFR Cluj në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun. Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport Rrahmani realizoi gol nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53’të. Ky ishte goli i parë për Rrahmanin këtë sezon të ri në Rumani. Kujtojmë që për Cluj është duke luajtur futbollisti tjetër kosovar, Meriton Korenica. Kurse në bankë rezervë janë Armend Thaqi dhe Florent Hasani.
Skuadra e Besiktasit është duke zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Grazer AK. Klubi turk po fiton bindshëm 5:1 kundër ekipit nga Austria, shkruan LIG Sport Dy gola në këtë ndeshje deri tani i ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Milot Rashica, Mustafa Erhan Hekimoğlu’nun asistinde harika bir vuruşla skoru 3-1’e getiriyor. pic.twitter.com/3OiP2YJzoq — Olay Beşiktaş (@OlayBesiktas) July 20, 2024 Rashica fillimisht shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 20’të dhe më pas një gol nga zona e 16-metërshit në minutën e 51’të. Lojtari “Dardan” shihet në formë të jashtëzakonshme para fillimit të sezonit të ri…
Ernest Muçi është një nga lojtarët shqiptar që mund të ndryshojë ambien gjatë kësaj periudhe. Për sulmuesin shqiptarë ka interes nga ekipet e Premier League. Duke parë interesimet e shumta ndaj tij në Turqi po përgatiten për një largim të mundshëm të shqiptarit. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë presidenti i Besiktas, Giovani Van Bronkhorst. Ky i fundit ka theksuar se momentalisht nuk ka asgjë konkrete me ndonjë klub, por nëse Muçi shitet atëherë kanë gati zëvendësuesin e tij. Kujtojmë se ish-i Tiranës u transferua gjatë merkatos së janarit te Besiktas dhe firmosi deri në qershor të…
Admir Mehmedi do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-futbollisti i njohur pritet të marrë në rol të rëndësishëm te skuadra shqiptare. Bëhet fjalë për Shkëndijë e Tetovës. Kuqezinjtë pas dështimit në Conference League, po bëjnë ndryshime në ekip dhe Mehmedi pritet të marrë rolin e drejtorit sportiv. Sipas “Blick.ch”, bëhet me dije se palët janë shumë afër marrëveshjes dhe ish-futbollisti me origjinë shqiptare të bëhet pjesë e kuqezinjve. Mbetet të presim në ditët e ardhshme për të mësuar më shumë mbi këtë operacion. Në të kaluarën ka qenë drejtor sportiv te skuadra e FC Schaffhausen.
Alen Sherri do të bëjë hapin e madh në karrierë. Gardiani i Egnatias do të transferohet në Serie A, ku ekipi i Cagliarit është afër zyrtarizimit të tij. Sipas Gianluca di Marzio, skuadra italiane ka paguar 500 mijë euro për shërbimet e Sherrit dhe tashmë në Itali presin për transferimin e tij. Te Cagliari, portieri i kampionëve do të jetë zëvendësuesi i Scuffet. Mes klubeve është arritur akordi dhe në ditët e ardhshme, Sherri pritet të konkretizojë këtë operacion dhe të prezantohet te ekipi i Serie A. Largimi i 27-vjeçarit pritet të ndodhë pas aventurës së Egnatias në Europë, pasi…
Skuadra e Sparta Prague e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit të Republikës së Çekisë. Sparta mposhti 2:1 FK Pardubicen në stadiumin “epet Arena”, shkruan LIG Sport Në këtë ndeshje u paraqit edhe Ermal Krasniqi, i cili debutoi me fanellën e klubit çek dhe luajti nga minuta e 61’të. Krasniqi pati dy raste të mira për gol, por pikërisht ato janë pikat e dobëta të tij. Futbollisti kosovar edhe pse ishte vet me portier dështoi të shënonte, njëjtë vepronte edhe te Ballkani sa ishte pjesë e saj. Te skuadra e Pragës u paraqit edhe mesfushori…
Zinedine Zidane është paraqitur në stërvitjen e Granadës. Legjenda franceze ndoqi nga afër djalin e tij, Luca Zidane, që sezonin e ardhshëm mban veshur fanellën e Granadës. Myrto Uzuni nuk e ka humbur këtë rast. Sulmuesi i Kombëtares shkrepi foto me 52-vjeçarin, ndërsa e postoi më pas në rrjetet sociale. Kujtojmë se Granada ra nga La Liga në ligën e dytë të futbollit spanjoll. Objektivi i vetëm është rikthimi sërish në elitë.
Melih Ibrahimoglu, ishte një nga lojtarët më të spikatur tek Egnatia, në pjesën e dytë të sezonit, që kulmoi me fitimin e titullit kampion. Mesfushori turk, u përshtat menjëherë në Superiore dhe ia doli të lërë shenjë me skuadrën rrogozhinase. Megjithatë aventura e Ibrahimoglu te kampionët e Shqipërisë ka zgjatur vetëm gjashtë muaj. Egnatia njoftoi shitjen e 24-vjeçarit te Konyaspor. Te skuadra turke, mesfushori do të jetë shok ekipi me sulmuesin shqiptar Sokol Cikalleshi. Konyaspor ka firmosur kontratë 3 vjeçare, ndërsa detajet financiare nuk bëhen të ditura. Egnatia humb një element të rëndësishëm për ekipin.
Albian Hajdari është nën radarët e Torinos, pasi është dëshirë e trajnerit të ri Paolo Vanoli. Klubi i Seria A në Itali ka pikasur sulmuesin shqiptar, që spikati sezonin e kaluar në elitën e futbollit zvicerian. Lojtari i Luganos është 21-vjeç dhe ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kjo është një arsye përse Lugano nuk heq dorë lehtë nga shërbimet e shtatlartit. Kujtojmë se Hajdari ka kaluar të gjithë moshat te përfaqësuesja e Zvicrës. Mbetet për t’u parë cilat do jenë zhvillimet e ardhshme. Exklusiv: Schweizer Defensivjuwel Albian Hajdari (21) ist heiss begehrt in Europas Topligen.…