Author: Admin
Alen Sherri do të bëjë hapin e madh në karrierë. Gardiani i Egnatias do të transferohet në Serie A, ku ekipi i Cagliarit është afër zyrtarizimit të tij. Sipas Gianluca di Marzio, skuadra italiane ka paguar 500 mijë euro për shërbimet e Sherrit dhe tashmë në Itali presin për transferimin e tij. Te Cagliari, portieri i kampionëve do të jetë zëvendësuesi i Scuffet. Mes klubeve është arritur akordi dhe në ditët e ardhshme, Sherri pritet të konkretizojë këtë operacion dhe të prezantohet te ekipi i Serie A. Largimi i 27-vjeçarit pritet të ndodhë pas aventurës së Egnatias në Europë, pasi…
Skuadra e Sparta Prague e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit të Republikës së Çekisë. Sparta mposhti 2:1 FK Pardubicen në stadiumin “epet Arena”, shkruan LIG Sport Në këtë ndeshje u paraqit edhe Ermal Krasniqi, i cili debutoi me fanellën e klubit çek dhe luajti nga minuta e 61’të. Krasniqi pati dy raste të mira për gol, por pikërisht ato janë pikat e dobëta të tij. Futbollisti kosovar edhe pse ishte vet me portier dështoi të shënonte, njëjtë vepronte edhe te Ballkani sa ishte pjesë e saj. Te skuadra e Pragës u paraqit edhe mesfushori…
Zinedine Zidane është paraqitur në stërvitjen e Granadës. Legjenda franceze ndoqi nga afër djalin e tij, Luca Zidane, që sezonin e ardhshëm mban veshur fanellën e Granadës. Myrto Uzuni nuk e ka humbur këtë rast. Sulmuesi i Kombëtares shkrepi foto me 52-vjeçarin, ndërsa e postoi më pas në rrjetet sociale. Kujtojmë se Granada ra nga La Liga në ligën e dytë të futbollit spanjoll. Objektivi i vetëm është rikthimi sërish në elitë.
Melih Ibrahimoglu, ishte një nga lojtarët më të spikatur tek Egnatia, në pjesën e dytë të sezonit, që kulmoi me fitimin e titullit kampion. Mesfushori turk, u përshtat menjëherë në Superiore dhe ia doli të lërë shenjë me skuadrën rrogozhinase. Megjithatë aventura e Ibrahimoglu te kampionët e Shqipërisë ka zgjatur vetëm gjashtë muaj. Egnatia njoftoi shitjen e 24-vjeçarit te Konyaspor. Te skuadra turke, mesfushori do të jetë shok ekipi me sulmuesin shqiptar Sokol Cikalleshi. Konyaspor ka firmosur kontratë 3 vjeçare, ndërsa detajet financiare nuk bëhen të ditura. Egnatia humb një element të rëndësishëm për ekipin.
Albian Hajdari është nën radarët e Torinos, pasi është dëshirë e trajnerit të ri Paolo Vanoli. Klubi i Seria A në Itali ka pikasur sulmuesin shqiptar, që spikati sezonin e kaluar në elitën e futbollit zvicerian. Lojtari i Luganos është 21-vjeç dhe ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kjo është një arsye përse Lugano nuk heq dorë lehtë nga shërbimet e shtatlartit. Kujtojmë se Hajdari ka kaluar të gjithë moshat te përfaqësuesja e Zvicrës. Mbetet për t’u parë cilat do jenë zhvillimet e ardhshme. Exklusiv: Schweizer Defensivjuwel Albian Hajdari (21) ist heiss begehrt in Europas Topligen.…
Kombëtarja e Spanjës u shpall kampione e Europës, pasi në finale mposhti Anglinë në ndeshjen e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë. Heroi i kësaj ndeshje ishte sulmuesi, Mikel Oyarzabal i cili shënoi gol në minutat e fundit për t’ia dhënë fitoren Spanjës, shkruan LIG Sport Sulmuesi u rikthye në vendlindjen e tij në Spanjë dhe mori një befasi të këndshme nga shokët dhe shoqet e tij. Në rrugët ku ai është rritur, ishin mbledhur shumë tifozë dhe prisnin Oyarzabalin. Sigurisht që ky ishte një moment emocionues për futbollistin, i cili shkoi te turma dhe i përqafoi të gjithë. 🇪🇸👏 This…
Portieri serb i Marsaxlokk ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes. Ishte vërshëllima e fundit, që çorientoi Drobnjak. Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë. Skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq. Mbrojtësi i Partizanit Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Dropnjak. 2 golat e përmbysjes nga Partizani që fitoi 1 me 2 ndaj Marsaxlokk, e kanë tronditur atë mesa duket. Kujtojmë se Partizani do të luajë në turin e dytë të Conference League. Kundërshtari i radhës është Iberia. VIDEO: https://newsport.al/bota/conference-league/video-skandal-pas-ndeshjes-portieri-serb-provokon-tifozet-i502184?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR1WEUN3M31p-5kjQxLBYOt2LedfL_iv2r_BN_OrgZ4Blp-X-Qp-kDXC2mc_aem_9TfqxwG7rmA9llD_ZyFxRg
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Elfsborgut në UEFA Europa League. Zeneli shënoi një gol të bukur në fitoren e skuadrës së tij suedeze 5 me 2 ndaj Paphos, shkruan LIG Sport Ky ishte goli i dytë i sulmuesit kosovar në dy paraqitje ndaj skuadrës nga Qipro. Zeneli poashtu në ndeshjen e parë bëri edhe dy asiste tjera. Kujtojmë që tani skuadra ku luan Besfort dhe Arbër Zeneli në rrethin tjetër luajnë ndaj fituesit të ndeshjes, Sheriff Tiraspol-Zira. Goal: Arber Zeneli | Pafos FC 2-5 IF Elfsborgpic.twitter.com/maUZV4E3uR— PushGoals (@PushGoals) July 18,…
Skuadra që do bëjë gara në Superligë për sezonin e ri 2024/25, Ferizaj ka bërë një tjetër transferim gjatë afatit kalimtar të verës. Ferizaj ka afruar në radhët e veta mesfushorin, Donart Donart Llabjani në formë huazimi nga Prishtina, shkruan LIG Sport FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje për huazimim e mesfushorit premtues, Donart Llabjani. Llabjani edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës U21, ku ishte ndër më meritorët që këta të fundit u shpallën kampion në Bon Voyage Superliga U21. Donarti ka stërvitur edhe me ekipin e parë, me që rast ka…
Pasi mbylli aventurën me Kombëtaren shqiptare në Euro 2024, Kristjan Asllani përfundoi dhe pushimet. Me të përfunduar pushimet, Asllani është rikthyer në bazë, duke u bashkur me pjesën tjetër të grupit te Interi. Është vetë klubi italian që me anë të një video dhe foto ka bërë të ditur që mesfushori kuqezi është rikthyer në bazë. 22 vjeçari shihet në super formë dhe me një “look” të ri, teksa nuk mungon as përshëndetje për tifozët e Interit. “U riktheva, përshëndetje interistë”, ishin fjalët e para të Asllanit pas rikthimit me ekipin zikaltër. Tashmë pritet që 22 vjeçari të punojë fort,…