Author: Admin

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës. Voca ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me klubin nga Italia, US Triestina Calcio, shkruan LIG Sport Një kontratë tri-vjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse skuadra arrin të ngritët në një ligë më lartë. US Triestina Calcio bën gara në Serie C të futbollit italian. Kujtojmë që 27-vjeçari karrierën futbollistike e nisi te skuadra e Luzernit, për të vazhduar më pas në dy klube tjera, Ankaragucu dhe Cosenza. Voca shihej si mesfushori i së ardhmes në Kombëtaren e Kosovës,…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka pësuar një lëndim të rëndë ditë më parë në finalen e madhe të Copa America. Messi u detyrua të largohej nga loja më herët shkaku i lëndimit që e pësoi vet në kyçin e këmbës së tij të djathtë, shkruan LIG Sport Pas triumfit në Kupën e Amerikës, Messi udhëtoi menjëherë në Miami për ekzaminime mjekësore dhe aty u konstatua se argjentinasi ka të lënduar ligamentet e kyçit të djathtë. Sipas mjekëve, Messi mund të mungoj plotë gjashtë javë – por gjithçka varet edhe nga shkalla e lëndimit. Injury Update x @BaptistHealthSF…

Read More

Goli i Lamine Yamal, kundër Francës në gjysmëfinalen e kampionatit evropian është shpallur goli më i mirë i kësaj gare. Yamal kishte realizuar një supergol jashtë zonës së 16-shit për ta barazuar rezultatin në 1:1. Ky gol ia mundësoi atij që të bëhet futbollisti më i ri në historinë e kampionateve evropiane, disa ditë pa i mbushur 17 vjet. UEFA e ka publikuar listën e 10 golave më të mirë të EURO 2024. Aty bën pjesë edhe Xherdan Shaqirit, i cili ‘lansoi’ një perlë kundër Skocisë në xhiron e dytë të këtij turneu. 🚨🚨| 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: Lamine Yamal’s strike vs France…

Read More

Skuadra e Ballkanit ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Santa Coloma, e vlefshme për fazën e playoffit të UEFA Champions League. Golin për 1:2 e shënoi sulmuesi anësor, Walid Hamidi në minutën e 108’të, shkruan LIG Sport Kujtojmë që ky gol mund ta çoj ndeshjen në penallti. Skuadra e Superligës së Kosovës është duke luajtur me një lojtar më pak qysh nga pjesa e parë. Goal: Walid Hamidi | KF Ballkani 1-2 UE Santa Colomapic.twitter.com/sLJhxxghaO— PushGoals (@PushGoals) July 16, 2024

Read More

Skuadra e Santa Coloma ka shënuar golin e dytë ndaj Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikim në Champions League. Golin për 0-2 në “Zahir Pajaziti” e shënoi Gonzalez Monzon në minutën e 102 në vazhdime, shkruan LIG Sport Kujtojmë që skuadra kosovare është me një lojtar më pak në fushë qysh nga pjesa e parë. Goal: Franco de Jesús | KF Ballkani 0-2 UE Santa Colomapic.twitter.com/Hg4HwQIaqs— PushGoals (@PushGoals) July 16, 2024

Read More

Skuadra e Santa Coloma ka shënuar gol ndaj Ballkanit në ndeshjen para-kualifikuese në UEFA Champions League. Goli erdhi dy minuta pa përfunduar ndeshje dhe ishte një futbollist i Ballkanit, Hamidi, i cili shënoi në portën e tij, shkruan LIG Sport Momentalisht rezultati është 1-0 në të mirë të skuadrës mysafire, e cila barazon rezultatin e përgjithshëm në 2:2. Bëhet vështirë për Ballkanin, pasi është me një lojtar më pak qysh nga pjesa e parë. Goal: Andres Mohedano | KF Ballkani 0-1 UE Santa Colomapic.twitter.com/eUd77CobIV— PushGoals (@PushGoals) July 16, 2024 ;

Read More

Brajan Gruda me shumë mundësi do të largohet nga Mainz në këtë merkato verore. Sulmuesi shqiptari i cili përfaqëson kombëtaren e Gjermanisë, ka fituar vëmendjen e një klubi anglez. Është Brighton, klubi i cili ka shënjestruar Grudën si përforcimin ideal për repartin e sulmit. 20 vjeçari është një ‘ëndërr’ për drejtuesit e klubit anglez, të cilët po përpiqen të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij. Në krahun tjetër, planet e Mainz janë që ta mbajnë në ekip Grudën. Por me një insistim të fortë të Brighton, futbollisti me shumë mundësi do të preferonte kalimin në Premier League në…

Read More

Sezoni i ri në Rumani ka filluar dhe tashmë skuadrat kanë luajtur xhiron e parë. Sulmuesi kosovar, Albin Berisha dje ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e ekipit të tij, Petrolul ndaj Gloria Buzua, përcjell GazetaBlic Sport. Berisha ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë – pasi gjatë 90 minutave prodhoi më së shumti nga ekipi i tij. Ai fillimisht realizoi gol për Petrolul në minutën e 52’të të ballafaqimit, por VAR e anuloi atë për shkak të pozicionit jashtëloje. Pesë minuta më vonë, Albin Berisha fitoi penallti, por bashkëlojtari i tij, Grozav nuk u tregua i saktë nga…

Read More

Pasi zhvilloi një sezon fantastik me Sivasspor në Turqi, Rey Manaj është në qendër të kësaj merkato verore. Sulmuesi shqiptar ka shumë adhurues si në Turqi, Itali apo Arabinë Saudite. Bëhet me dije se një klub nga këta të fundit ka dërguar një ofertë zyrtare për Manajn. Arabët i kanë ofruar Sivassporit 6-7 milionë euro për shërbimet e lushnjarit, por sulmuesi ka ndërprerë bisedimet. Manaj është shprehur i pakënaqur nga rroga që i është ofruar nga klubi arab. Në këtë mënyrë, 27 vjeçari refuzon ofertën e parë zyrtare, teksa është në pritje të klubeve që mund ta kënaqin ekonomikisht.

Read More

Ernest Muçi po i jep ‘dorën e fundit’ përgatitjeve për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar e ka ende të paqartë të ardhmen, me Aston Villën që ka shprehur shumë herë interesim. Në një intervistë të fundit të dhën për “ASport”, është vetë Muçi i cili ka thënë se ka ëndërr të luajë në Premier League, duke i dërguar kështu sinjal klubit të Aston Villës. “O Objektivi im i madh është që të luaj në Premier League dhe në Champions League. Ky është një objektiv personal që kam. Por do të bëj më të mirën për klubin tim, i cili ka…

Read More