Author: Admin
Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Gjermanisë në ndeshjen çerekfinale të Euro 2024. Golin për 1:0 e shënoi Dani Olmo në minutën e 52’të, shkruan LIG Sport Olmo shënoi një gol tejet të bukur pas një asisti nga Lamine Yamal. Kujtojmë që Olmo ishte inkuadruar në lojë gjatë pjesës së parë, duke zëvendësuar të lënduarin, Pedri. ¡QUÉ DEFINICIÓN DE DANI OLMO! ¡QUÉ JUGADA DE LAMINE YAMAL 🇪🇸(2007)!#EURO2024 pic.twitter.com/3ijSHYIOUq — Football Report (@FootballReprt) July 5, 2024
Kombëtarja e Zvicrës arriti të kualifikohet në çerekfinale të Euro-s 2024 dhe të shtunën luajnë ndaj Anglisë për të synuar tjetër fitore. Mediat ndërkomëbtare kanë publikuar një listë me 10 lojtarët më të mirë në historinë e “helvetikëve”, shkruan LIG Sport Në këtë listë bëjnë pjesë dy lojtarë shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka – madje kjo dyshe vlerësohen si më të mirët. Shaqiri ka zhvilluar 124 paraqitje me Zvicrën gjatë karrierës së tij, duke shënuar 32 gola dhe duke bërë 34 asiste. Nga ana tjetër, Granit Xhaka ka zhvilluar 129 paraqitje, ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 12…
Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa Amercia, pasi mposhti në penallti Ekuadorin. Ndeshja në 90 minuta u mbyll me rezulatin e barabartë 1:1, shkruan LIG Sport Në minutën e 35’të, Lautaro Martinez shënoi për ta kaluar kampionin e botës në epërsi. Kurse goli i barazimit u shënua në minutat e fundit me anë të Rodriguezit. Në penallti, Argjentina fitoi me rezultatin 4:2, por penalltinë e parë në këtë takim e humbi Lionel Messi. Lojtari i Inter Miamit gaboi nga 11-metërshi, pasi tentoi me panenka dhe topi shkoi mbi portë. Golat tjerët për Argjentinën nga penalltia i shënuan:…
Kroacia ka qenë një nga dështimet më të mëdha në Euro 2024. Pas rikthimit nga Gjermania, mbrojtësi kroat Martin Erlic është rikthyer në vendlindje. Ai është parë duke ndihmuar familjen e tij në punët e fushës. Erliqi ka lindur në Tinje, një vend në brendësi të Zarës, midis Biogradit dhe Benkovcit. Erliqi ka 500 rrënjë ullinj dhe platnacion me qershi, 1000 hardhi në vresht, hektarë fusha të mbjella me karrotë, qepë, hudhër, bizele dhe fasule. Përveç kësaj, kanë një tufë delesh, derrash dhe pulash dhe Erliqi ka shpjeguar në disa raste se është mësuar të punojë me prindërit gjatë gjithë…
Kombëtarja e Turqisë është duke bërë paraqitje fantastike në Euro 2024, duke siguruar kështu edhe çerekfinalen. Boksieri legjendar, Mike Tyson, ia ka dërguar një dhuratë futbollistëve turk në Gjermani, shkruan LIG Sport Mike Tysoni i ka firmosur një palë doreza dhe ia ka dërguar futbollistëve të Montellas. Në shenjë respekti, futbollistët e Kombëtares së Turqisë ia kanë dërguar një fanellë të firmosur nga gjithë futbollistët. Kujtojmë që Kombëtarja e Turqisë të shtunën luan ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës. Türkiye'ye desteğini açıklayan Mike Tyson'a milli takım futbolcularımız tarafından imzalı forma hediye edildi. pic.twitter.com/fMHHCRksE8— Sağ Haber (@saghaberciniz) July 4, 2024
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka gjetur skuadrën e re gjatë afatit kalimtar të verës. Burimet e Indeksonline marrin vesh se lojtari i Ballkanit ka arritur marrëveshje gjatë ditës së sotme me klubin e CSKA Sofia nga Bullgaria, shkruan Indeksonline Dellova ishte duke kërkuar klubin e ri që nga përfundimi i sezonit 2023/24 ku fitoi titullin e Superligës dhe atë të Kupës së Kosovës me fanellën e skuadrës nga Theranda. 25-vjeçari ka kontratë me Ballkanin deri në fund të këtij viti, kurse një transferim i tillë ende nuk dihet se sa do t’i kushtoj klubit bullgar. Në anën…
Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës është një prej më të mirëve këtë edicion në Euro 2024. Xhaka është i gjashti në listën e publikuar nga UEFA, si lojtari që ka vrapuar më së shumti, shkruan LIG Sport Lojtari i Bayer Leverkusenit gjatë katër ndeshjeve me fanellën “Helvetike” ka vrapuar 46.6 kilometra. I pasi në këtë listë është futbollisti i Sllovenisë, Cerin me 51.2 kilometra, kurse pas tij vijnë lojtarët si: Lobotka (Sllovakia) me 50 kilometra distancë, Declan Rice (Anglia) me 49.2 kilometra, Kochorashvili (Gjeorgjia) me 48.4 kilometra dhe Pekarik (Sllovakia) me 47.3 kilometra. Kujtojmë që në mesin e…
Ashtu siç e ka bërë zakon tashmë, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka nxituar të “përfitojë” pak nga suksesi i kombëtares turke të futbollit, teksa i ka uruar përmes një telefonate për fitoren e arritur ndaj Austrisë, që i çon në çerekfinalet e Europianit. Video e komunikimit të tij përmes celularit me teknikun italian të kombëtares turke, Vincenzo Montella dhe dy yjet e ekipit, Arda Guler e Baris Yilmaz është bërë virale në rrjet. Erdogan i ka nisur urimet me Montella-n duke e falënderuar fillimisht në italisht trajnerin. “Nuk munda të vij sepse këtu ka shumë punë shtetërore. Por unë…
Kombëtarja e Spanjës do të luajë të premten ndaj Gjermanisë në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Evropian, EURO2024. Spanja do të përballet me Gjermaninë të premten nga ora 21:00, me dy kombëtaret që kanë synimin e njejtë, triumfin në këtë turne madhështor. Sulmuesi spanjoll, Joselu ka theksuar me ironi se ata duan ta pensionojnë Toni Kroos të premten, duke aluduar kështu në një triumf të Spanjës ndaj Gjermanisë. “Shpresojmë që të pensionojmë Toni Kroos këtë të premte, ka qenë kënaqësi për mua të luaja me të, ai pasqyron të gjitha vlerat që ka klubi i Real Madridit”, tha Joselu në…
Gjeorgjia ishte një nga befasitë e bukura të këtij Europiani. Megjithëse një Kombëtare e vogël dhe me lojtarë që aktivizohen në kampionate inferiore, Gjeorgjia ia doli të kalonte grupin që në debutimin e saj në një Kampionat Europian. Pas eliminimit 4-1 nga Spanja, gjeorgjianët janë kthyer në atdhe, aty ku ju është organizuar një pritje madhështore. Me mijëra tifozë janë dyndur në sheshin kryesor të kryeqytetit. Gjeorgjianët kanë mësyrë Tbilisin dhe me telefonat e tyre nëpër duar kanë arkivuar momentin kur autobusi me lojtarët e ekipit kombëtar ka kaluar përpara tyre. Georgia players parade through Tbilisi as fans greet them…