Author: Admin

Armando Broja është emri i nxehtë në merkaton e legjionarëve. Sulmuesi i Shqipërisë pritet të largohet nga Chelsea dhe të interesuarit janë të shumtë. Jo vetëm nga Anglia, por klube nga ligat elitare kanë në listën e tyre bomberin. Vetë 22-vjeçari ka pranuar se në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga Bundesliga, Premier League dhe LaLiga. “A kam ofertë nga Milani? Se di (Qesh), nuk mund të flas më shumë… Po, kam disa oferta nga Bundesliga, Premier League dhe LaLiga. Mundem edhe të qëndroj te Chelsea, kam kontratë edhe për 4-5 vjet”, tha Broja.

Read More

Arbër Hoxha ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Ylli i Kombëtares që shkëlqeu në Europianin e Gjermanisë, ka vlerësuar së tepërmi edhe lojtarin e Chelsea, Armando Brojan. “Mendoj se pak lojtarë ka me kualitetet e Brojës. E shoh edhe në stërvitje, për mua është mes lojtarëve më të shpejtë në Europë, pastaj ka edhe një kontroll topi që shumë pak lojtarë mund të jenë të tillë, të kompletuar. Do të ketë karrrierë të madhe dhe jam i bindur se do të kthehet më i fortë se ka qenë më parë, pas këtij dëmtimi që kaloi.…

Read More

Keidi Bare ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale largimin nga Espanyol. 26-vjeçari kaloi 4 vite te katalanasit, teksa tashmë është në negociata për skuadrën e re. Bare pritet të qëndrojë në La Liga. Interes për të ka shprehur Rayo Vallecano. Te këto të fundit luan Ivan Balliu. Në rast se gjithçka do finalizohet, Bare do i bashkohej shokut të Kombtares shqiptare. Kujtojmë se klubet e tjera të përmendura për mesfushorin shqiptar janë Olympiacos dhe Leganes.

Read More

Kombëtarja e Zvicrës do të luaj ndaj Italisë në fazën eliminim/direkt në Euro 2024. Legjenda e futbollit zvicran, Valon Behrami e shëh këtë ndeshje si 50-50, por në anën tjetër ka besim të plotë te “Helvetikët”, shkruan Indeksonline “Do të jetë një luftë, do jetë një lojë e lartë taktikisht dhe për mua është 50:50. Italia nuk është favorit për mua, jo sepse i nënvlerësoj ata, por për shkak se kjo skuadër e Zvicrës më bën kaq të sigurt. Bazuar në performancën e treguar, ky ekip meriton të arrij diçka historike. “Tani është koha që lojtarët t’i tregojnë cilësitë e…

Read More

Kombëtarja shqiptare mbylli aventurën në Euro 2024 duke u renditur në vendin e fundit në Grupin B, me 1 pikë të marrë. Shqipëria ishte në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, duke barazuar vetëm me këta të fundit. Teksa, ajo ç’ka mbetet për t’u parë pas Europianit të kuqezinjvë është çështja “Sylvinho”. Trajnerit i ka përfunduar kontrata dhe ende nuk dihet nëse braziliani do të rinovojë, apo do të vendosë që të ndajë rrugën me Kombëtaren kuqezi. Në një prononcim të dhënë së fundmi për Top Channel, Sylvinho ka thënë: “Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen.…

Read More

Shqipëria mbylli aventurën në Euro 2024 duke u renditur e fundit në Grupin B me vetëm 1 pikë të marrë. Kombëtarja kuqezi ishte në grup së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë duke arritur që të barazonte vetëm me këta të fundit. Pavarësisht rezultateve, kuqezinjtë zhvilluan ndeshje mjaft të mira, ku disa lojtarë ranë edhe në sy të Europës me paraqitjet e tyre. Një ndër ta ishte edhe portieri, Thomas Strakosha. Ky i fundit zhvilloi ndeshje mjaft pozitive duke kryer pritje fantastike, të cilat janë vlerësuar edhe nga UEFA. Këta të fundit kanë nxjerrë edhe renditjen e portierëve përsa i…

Read More

Zvicra po stërvitet në Stutgart, ku një kullë e famshme televizive pranë terrenit të tyre është mbyllur pjesërisht për të mbrojtur ekipin nga ‘spiunët’ e mundshëm italianë. Korrespondenti i Sky Sport Italia, Francesco Cosatti, ka arritur në tarracën panoramike të Kullës së TV të Stutgartit, ku mund të keni një pamje të plotë të bazës stërvitore të Zvicrës. Sidoqoftë, ana e tarracës që ofronte pamje nga kampi stërvitor u mbyll të enjten në mëngjes, ndërsa lojtarët e Murat Yakin po përgatiteshin për ndeshjen e  EURO 2024 kundër Italisë me një seancë stërvitore të mbyllur për mediat dhe tifozët. Cosatti tha…

Read More

Yjet e Gjeorgjisë do të fitojnë një premio mahnitëse prej 8.4 milionë funte pasi i siguruan shtetit të tyre një vend në raundet e eliminimit të Euro 2024. Gjeorgjia rezervoi vendin e tyre në 1/16 pas një fitore shokuese 2-0 ndaj Portugalisë të mërkurën, falë golave ​​të Khvicha Kvaratskhelia dhe Georges Mikautadze. Pas tejkalimit të pritjeve në turneun e tyre të parë të madh ndonjëherë, lojtarët gjeorgjianë do  fitojnë shumë para. Sipas Georgian Times, Bidzina Ivanishvili është zotuar të shpërblejë ekipin kombëtar me 8.4 milionë funte. Ata do të përballen më pas me Spanjën në 1/16 e turneut dhe mund…

Read More

Kombëtarja e Zvicrës barazoi 1:1 në ndeshjen e fundit të Grupit A ndaj nikoqirit, Gjermanisë. Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka shqiptuar një dënim për Shoqatën e Futbollit të Zvicrës, shkruan LIG Sport 27 mijë franga është dënimi i UEFA-s për “Helvetikët”. Madje ky dënim vjen për shkak të flamurit të UÇK-së të pranishëm në tribuna. Përveç flamurit, tifozët zviceran hodhën në fushë topa letre dhe ndezën dy piro të vegjël. Kujtojmë që UEFA ka qenë shumë strikte në këto ngjarje të Euro 2024 në Gjermani. Ku kemi parë që ka dënuar ashpër Mirlind Dakun me dy ndeshje…

Read More

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit. Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës,…

Read More