Author: Admin
Luciano Spalletti pranon se do t’i duhet të ‘ndryshojë gjërat’ pas eliminimit të Italisë nga EURO 2024. Italia u mposht nga Zvicra me rezultatin 2:0, për t’u eliminuar nga Euro2024. Pas ndeshjes, në fund të konferencës së Spallettit, një gazetar zviceran pyeti nëse ishte e drejtë të thuhej se Italia dukej si një Panda kundër një Zvicër të stilit Ferrari. Spalletti nuk e pëlqeu shumë këtë, por u përgjigj. “Duhet të pranosh gjithçka. Kur humbisni, pranoni gjithçka. Ju jeni një shprehës i mrekullueshëm i sarkazmës dhe keni të drejtë, çfarë të them?” u përgjigj trajneri. “Ju bëtë një punë më…
Argjentina ishte pa Lionel Messin sonte – por ata falënderuan Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit u kritikua shumë për paraqitjet e tij të dobëta në Katar 2022, por ai tani është rikthyer në skenën ndërkombëtare dhe është duke ofruar super paraqitje, përcjell LIG Sport. Martinez doli nga pankina për të shënuar kundër Kanadasë, ishte super zëvendësues në fitoren 1-0 ndaj Kilit dhe tani ka gjetur sërish rrjetën. Kundër Perusë, Lautaro Martinez realizoi dy gola. Martinez festoi duke vrapuar drejt kapitenit, Leo Messi dhe duke e përqafuar. Por nuk u ndal me kaq! Sulmuesi siguroi fitoren me golin e dytë të…
Kombëtarja e Zvicrës shënoi fitore 2:0 ndaj Italisë duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024. Pas ndeshjes, lojtarët e Murat Yakinit janë ushqyer me nga një doner, shkruan LIG Sport Edhe pse një ushqim i tillë mund të jetë i ndaluar për futbollistët shkaku i yndyrës së tepërt, duket se te “Helvetikët” kjo nuk vlenë. Kujtojmë që Zvicra nesër e pret ndeshjen mes Anglisë dhe Sllovakisë për ta mësuar kundërshtarin në raundin e ardhshëm. pic.twitter.com/EaBUFyHBwb — 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) June 29, 2024
Kombëtarja e Zvicrës siguroi kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Italinë. Granit Xhaka bëri një tjetër paraqitje fantastike, duke mbajtur mesfushën e “Helvetikëve” i vetmuar, shkruan LIG Sport Gazetari i njohur anglez, Sam Dean e ka përshkuar mesfushorin shqiptar si më të mirin në botë sidomos që kur mbushi 30-vjet. “E drejtë, po e them. Që kur mbushi 30 vjeç në shtator 2022, Granit Xhaka ka qenë një nga mesfushorët më të mirë absolut në botë. Vendimtare për Arsenalin, fitoi Bundesligën pa humbje, shënoi fitore në finalen e Kupës së Gjermanisë, Lojtari i ndeshjes në 2 nga 3…
Armando Broja ishte i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në TV Klan ku foli për aventurën e tij në Euro 2024. I pyetur për lënien në stol gjatë gjithë ndeshjes ndaj Kroacisë, sulmuesi zbuloi ndjenjat e tij pas vendimit të Sylvinhos. “Si çdo lojtar u mërzita, por respektoj vendimet e trajnerit. Këtë mërzitje duhet ta përdor si benzinë për të bërë mirë. T’i tregoj trajnerit që mund të luaj edhe unë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë si ekip. Pas ndeshjes, pamë në telefon që kishim mundësi të fitonim ndeshjen. Patëm shumë raste, e mund të shënonim më shumë gola. Kroacia…
Armando Broja është emri i nxehtë në merkaton e legjionarëve. Sulmuesi i Shqipërisë pritet të largohet nga Chelsea dhe të interesuarit janë të shumtë. Jo vetëm nga Anglia, por klube nga ligat elitare kanë në listën e tyre bomberin. Vetë 22-vjeçari ka pranuar se në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga Bundesliga, Premier League dhe LaLiga. “A kam ofertë nga Milani? Se di (Qesh), nuk mund të flas më shumë… Po, kam disa oferta nga Bundesliga, Premier League dhe LaLiga. Mundem edhe të qëndroj te Chelsea, kam kontratë edhe për 4-5 vjet”, tha Broja.
“Është më i shpejti”, Arbër Hoxha u çuditë nga aftësitë e Armando Brojës: Do ketë karrierë të madhe!
Arbër Hoxha ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Ylli i Kombëtares që shkëlqeu në Europianin e Gjermanisë, ka vlerësuar së tepërmi edhe lojtarin e Chelsea, Armando Brojan. “Mendoj se pak lojtarë ka me kualitetet e Brojës. E shoh edhe në stërvitje, për mua është mes lojtarëve më të shpejtë në Europë, pastaj ka edhe një kontroll topi që shumë pak lojtarë mund të jenë të tillë, të kompletuar. Do të ketë karrrierë të madhe dhe jam i bindur se do të kthehet më i fortë se ka qenë më parë, pas këtij dëmtimi që kaloi.…
Keidi Bare ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale largimin nga Espanyol. 26-vjeçari kaloi 4 vite te katalanasit, teksa tashmë është në negociata për skuadrën e re. Bare pritet të qëndrojë në La Liga. Interes për të ka shprehur Rayo Vallecano. Te këto të fundit luan Ivan Balliu. Në rast se gjithçka do finalizohet, Bare do i bashkohej shokut të Kombtares shqiptare. Kujtojmë se klubet e tjera të përmendura për mesfushorin shqiptar janë Olympiacos dhe Leganes.
Kombëtarja e Zvicrës do të luaj ndaj Italisë në fazën eliminim/direkt në Euro 2024. Legjenda e futbollit zvicran, Valon Behrami e shëh këtë ndeshje si 50-50, por në anën tjetër ka besim të plotë te “Helvetikët”, shkruan Indeksonline “Do të jetë një luftë, do jetë një lojë e lartë taktikisht dhe për mua është 50:50. Italia nuk është favorit për mua, jo sepse i nënvlerësoj ata, por për shkak se kjo skuadër e Zvicrës më bën kaq të sigurt. Bazuar në performancën e treguar, ky ekip meriton të arrij diçka historike. “Tani është koha që lojtarët t’i tregojnë cilësitë e…
Kombëtarja shqiptare mbylli aventurën në Euro 2024 duke u renditur në vendin e fundit në Grupin B, me 1 pikë të marrë. Shqipëria ishte në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, duke barazuar vetëm me këta të fundit. Teksa, ajo ç’ka mbetet për t’u parë pas Europianit të kuqezinjvë është çështja “Sylvinho”. Trajnerit i ka përfunduar kontrata dhe ende nuk dihet nëse braziliani do të rinovojë, apo do të vendosë që të ndajë rrugën me Kombëtaren kuqezi. Në një prononcim të dhënë së fundmi për Top Channel, Sylvinho ka thënë: “Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen.…