Author: Admin
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani nuk po ndalet duke shënuar gola në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Sulmuesi kosovar shënoi dy herë në fitoren e Elversbergut 3:0 ndaj Eintracht Braunschweig, në ndeshjen e javës së 16-të, shkruan LIG Sport Për shkak të kësaj super paraqitje, Asllani është futur në formacionin e javës në Gjermani. Ai u vlerësua me notën e lartë nga Sofascore, 9.3 dhe është futur në 11-shen më të mirë të javës.
Sparta e Pragës ka pasur shumë luhatje rezultatesh në këtë sezon. Disa humbje në kampionat kanë bërë që Sparta të jetë në vendin e 3, me 13 pikë më pak se Slavia kryesuese. Një diferencë e madhe për skuadrën e Spartës që u kurorëzua vjet me titullin kampion. Siç dihet në këtë ekip ndodhen disa lojtarë shqiptarë si Qazim Laçi, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci, Albion Rrahmani. Qazim Laçi ishte lojtari i parë që shkoi te Sparta dhe më pas hapi rrugën edhe për të tjerët. Por në momentin e krizës, gjithçka shpërtheu edhe tek tifozët e Spartës. Çekët nuk kanë…
Skuadra e Sparta Pragës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Jablonec në javën e 19-të në elitën e futbollit çek. Futbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, shkruan LIG Sport 𝑪𝑪𝑶𝑳𝑫𝑀𝐴𝑁𝐼 🥶 #acsparta pic.twitter.com/4jCa2IzB2w— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) December 15, 2024 Laçi bëri dy asiste në këtë ndeshje. Fillimisht asistoi te goli i shënuar nga sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani. Dhe më pas te goli i fitores i realizuar nga nigeriani, Victor Olatunji. Në 15 ndeshje, Laçi ka bërë katër asiste në ligë dhe ka shënuar një gol. 𝐴𝑙𝑙 𝐼 𝑊𝑎𝑛𝑡 𝐹𝑜𝑟 𝐶ℎ𝑟𝑖𝑠𝑡𝑚𝑎𝑠…
Tre futbollistë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në elitën e futbollit të Zvicrës. Duke filluar nga sulmuesi i Kosovës, Alban Ajdini. I cili shënoi dy gola dhe bëri një asist me fanellën e Lausanne ndaj Zurich, shkruan LIG Sport Ajdini u vlerësua me notën 8.7 nga Sofascore dhe u fut në 11-she më të mirë të javës. Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe dy lojtarë tjerë shqiptarë. Albert Vallci dhe Granit Lekaj. Një u vlerësua me notën 8.0 e tjetri 7.7.
Skuadra e Baselit është duke luajtur ndaj Sionit në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Zvicrës. Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan LIG Sport Shaqiri shënoi nga gjuajtja e lirë një supergol në minutën e 5’të. Shaqiri Masterclass 🪄 #rotblaulive pic.twitter.com/RNrnYZnDlG— Nik Dömer (@nikdoemer) December 4, 2024
Skuadra e Sparta Pragës është duke fituar 3:1 ndaj Karvinas në ndeshjen e mbetur të javës së tetë në elitën e futbollit çek. Golin për 3:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport Rrahmani shënoi një eurogol në minutën e 45’të. Kujtojmë që kosovari s’kishte shënuar gol qysh nga muaji tetor dhe po kalonte në formë tejet të dobët. ALBION RRAHMANI MAKING IT LOOK EASY! 🥶🇽🇰 pic.twitter.com/xP80HYF7Ib— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) December 3, 2024
Futbollisti shqiptar, Rijad Sadiku është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit rumun. Sadiku është vlerësuar me notën 7.9 nga Sofascore në ndeshjen ku skuadra e tij, Botosani barazoi 0:0 ndaj Farul Constanta, shkruan LIG Sport Mbrojtësi i krahut është reprezentues i Kombëtares së Bosnja dhe Hercegovina, por me rrënjë është nga Dragashi i Kosovës.
Një super gol është shënuar gjatë vikendit të kaluar në Serie B, në ndeshjen mes Cittadella dhe Juve Stabia. Futbollisti, Francesco Folino ishte realizatori i një goli tejet të bukur, shkruan LIG Sport Mbrojtësi italian shënoi me stilin “rovershatë” një gol tejet të mirë në minutën e 39’të. Serie B'de oynanan Cittadella-Juve Stabia maçında, Juve Stabia'nın defans oyuncusu Folino'dan muhteşem bir gol!pic.twitter.com/R6TpSuCNIN— Jürgen Press (@Jurgen_Press) December 1, 2024 ;
Skuadra e CFR Clujit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Univ. Craiovas, në ndeshjen e javës së 18-të në Superligën e Rumanisë. Golin e dytë për Clujin e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shkruan LIG Sport Korenica shënoi gol të bukur në minutën e 87’të për t’ia siguruar fitoren skuadrë së tij. Këtë gol, Kore’ ia dedikoi babait të tij tashmë të ndjerë: Gjithmonë në zemrën time. Prehu në paqe babi!
Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist në ndeshjen mes Bristol Cityt dhe Plymouth-it në Championship. Para legjendës, Wayne Rooney – Mehmeti fillimisht bëri asist te goli i Tëine në minutën e 57’të, shkruan LIG Sport Oh! My! Word! pic.twitter.com/D1B3ZyUHMz — VIPFraming (@VlPFraming) November 30, 2024 Më pas, dy golat futbollisti shqiptar i shënoi në minutat 62’të dhe 70’të. Gjatë këtij sezoni, futbollisti kuqezi ka shënuar gjashtë gola në Championship dhe ka bërë një asist. Anis Mehmeti scores once again! ⚽️GOAL🏴 | Bristol City 3-0 Plymouth | pic.twitter.com/9n3bKf8aof — Kevin Highlights. (@abongo_jr) November 30,…