Author: Admin
Kombëtarja e Shqipërisë është eliminuar nga Kampionati Europian, EURO2024, pasi u mposht sot nga Spanja dhe mbeti me 1 pikë në grup pas tri xhiros. Pas ndeshjes së sotme me Spanjën, që e humbëm me rezultatin 0:1, foli edhe Sylvinho, i cili vlerësoi shumë kundërshtarin. “Dalim me kokën lartë nga ky kompeticion, nga grupi i vdekjes, jam i trishtuar me rezultatin, por jo me ecurinë tonë, kemi luftuar në disavantazh”, tha fillimisht Sylvinho. “Jam i kënaqur me lojtarët, ne kemi parë 6-7 lojtarë të ri në fushë, por edhe lojtarë tjerë që kanë bërë mirë në këto sfida, të gjithë…
“Jam 31-vjeçar, por hera parë që luaj në Europian”, Berat Gjimshiti pas ndeshjes: Mund të barazonim!
Shqipëria është mposhtur me rezultatin 0 me 1 nga Spanja. Humbje që e mbyll rrugëtimin e kuqezinjve në Euro 2024 si vend i fundit i grupit B me 1 pikë. Në fundin e ndeshjes foli për Klan TV Berat Gjimshiti. “Janë shumë gjëra, nuk di ku ta filloj. E filloj nga ekipi dhe stafi. Jam i lumtur përsa i përket performancës në fushë, jo për ndeshjen e parë sepse emocione. Me kroatët meritonim fitore, dhe sot barazim ishim në lojë. Falenderoj gjithë tifozët që na kanë përkrah kaq shumë. “Gjëja më e rëndësishme të shihnim përpara. Kemi bërë disa gabime,…
Kombëtarja e Italisë barazoi rezultatin në 1:1 ndaj Kroacisë në sekondat e fundit të ndeshjes. Golin e barazimit e shënoi lojtari i Lazios, Mattia Zaccagni, shkruan LIG Sport Zaccagni realizoi gol të bukur në sekondat e fundit pas një asisti fantastik nga Calafiori. Kujtojmë që me këte fitore, Italia siguron kualifikimin tutje, kurse Kroacia eliminohet nga Euro 2024 së bashku me Shqipërinë. CALAFIORI ASSISTRiccardo Califiori assist in the last minute means Italy 🇮🇹 have automatically progressed in second place.pic.twitter.com/Kg1PP3flVY— The Reds Report (@_TheRedsReport_) June 24, 2024
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Spanjës. Spanja shkoi në pushim me avantazhin minimal 0:1, me golin e shënuar nga Ferran Torres në minutën e 11’të. Shqipëria rastin më të mirë e kishte me anë të Asllanit, i cili me një super goditje nga distanca tentoi golin, por Raya “fluturoi” për ta ndalur atë. Ja momenti: What a save by David Raya👏👏👏#ALBESP #ALBSPA #EURO2024 #EURO #Albania #Spain #AlbaniaEspaña pic.twitter.com/27NQvnCxTX — Euro 2024 Out Of Context (@Euro24Ooc) June 24, 2024
Kombëtarja e Spanjës ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, shkruan LIG Sport Torres ka shënuar gol pas 15 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ferran Torres gol pic.twitter.com/HElJEPi9Ji — Loguito Fcb (@Loguito6) June 24, 2024
Kombëtarja e Shqipërisë dhe Spanja ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00, ndeshje e vlefshme e Euro 2024. Kjo ndeshje luhet në Merkur Spiel-Arena në Dusseldorf, në kuadër të ballafaqimit të fundit të grupit B të Kampionatit Evropian. Para ndeshjes, Ylber Ramadani tha se kjo është ndeshja më e rëndësishme e kombëtares shqiptare në gjithë historinë tonë. “Ndeshja më e rëndësishme në histori të kombëtares shqiptare, dalim për të dhënë gjithçka. Të gjithë e dinë se çka nënkupton kjo ndeshje për kombin tonë”, tha Ramadani për faqen zyrtare të UEFA-s.
Kombëtarja e Shqipërisë sonte ballafaqohet me Spanjën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit B në Kampionatin Evropian, Euro2024. Mbi 30 mijë shqiptarë pritet të jenë në stadium, por jashtë janë edhe më tepër se aq dhe po krijojnë atmosferë impozante, përcjell LIG Sport. Para pak çasteve, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e tifozëve jashtë stadiumit, ku shihen se janë tepër shumë në numër dhe tregon se Dusseldorfi sot po flet shqip. Ja pamjet mahnitëse:
Shqipëria dhe Spanja luajnë mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024. “Iberikët” me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar ndërsa skuadra jonë “kuqezi” kërkojnë pikët historike për të kaluar në fazën e 1/16-ve të Kampionatit Evropian. Ish kapiteni i Kombëtares, Altin Lala thotë se ndonëse Spanja është një skuadër elitare dhe shanset për të fituar janë minimale, lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë. Në një intervistë për “Newsline’, ai e cilësoi ‘duelin’ mes Spanjës dhe Shqipërisë si ndeshjen e jetës. “Kemi një shans. Ndoshta mund…
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Gjermanisë, që u mbyll me barazimin 1-1. Mesfushori i Bayer Leverkusen u vlerësua nga UEFA si lojtari më i mire i ndeshje, me Xhakën që pas përfundimit të këtij takimi mori çmimin nga organizatorët e turneut. Kjo është hera e pestë që ai zgjidhet si MVP nga UEFA, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta (me gjashtë) kanë më shumë çmime të tilla se Xhaka. Me pak fjalë, pas sezonit fantastik të kaluar me Bayer Leverkusen, me të cilin u bë kampion i Gjermanisë për herë të parë…
Sonte në mbrëmjë të gjithë tifozët kuqezinj do të jenë me sytë nga Duseldorfi, aty ku do të luhet dueli Shqipëri-Spanjë. Të gjithë shqiptarët presin një fitore e cila do ti jepte mundësinë Kombëtares sonë për tu kualifikuar në fazën tjetër. Parashikime të shumta janë bërë për këtë sfidë, por asaj i një mace është bërë virale në rrjet. Në një tavolinë janë të vendosur tre enë qelqi me kokrra, ku në të treja shkruhet: Shqipëri, Barazim, Spanjë. Macja e zezë me pulla të bardha shkon dhe ha tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar se do…