Author: Admin
Italia mposhti Shqipërinë 2-1, me kuqezinjtë që shënuan golin e parë me Nedim Bajramin, por nuk ia doli të ruante per shumë gjatë avantazhin. Vetëm 10 minuta zgjati epërsia e kuqezinjve, pasi Barella do të mposhte Strakoshën. Por ajo që ka irrituar tifozët është Elseid Hysaj. Mbrojtësi në momentin që Barella ka gjuajtur topin, ai ka ulur kokën dhe në këtë moment sfera ka përfunduar brenda rrjetës. Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet dhe tashmë të gjithë po kryqëzojnë Hysajn në rastin e golit të barazimit. Momenti kur Hysaj ul koken ne momentin e golit te Barella
“Kuqezinjtë” tanë nuk ia dolën të siguronin qoftë edhe një pikë, në sfidën e parë, të këtij edicionit, të Kampionatit Evropian të futbollit, teksa në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit u mund me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga “Të Kaltërit” e Italisë, mirëpo zhvilluan një lojë fantastike, duke rivalizuar jo pak kampionët në fuqi të Evropës. Pas mbarimit të ndeshjes disa fjalë i ka thënë edhe tekniku i Kombëtares, Sylvinho, i cili për mediat u shpreh se pavarësisht rezultati zhgënjyes, Kombëtarja bëri një lojë të madhe dhe më tej shtoi se ekipi u pa në vështirësi vetëm në…
Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur 2 me 1 ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë. Gjithçka u vendos me golat në pjesën e parë. Pas ndeshjes foli kapiteni Berat Gjimshiti, që shfaq akoma besim te kualifikimi. “Besoj se performanca ishte ok, por jo aq e mirë sa e kemi dashur dhe e kemi përgatitur. Ka gjëra me përmirësuar, sidomos që i kemi lënë shumë zona Italisë. Nuk ke shumë kohë, pas 4 ditësh luan kundër Kroacisë dhe të besosh t’i bësh ndeshje të mirë dhe t’i marrësh pikë. “Sigurisht që gjëja më pozitive e kësaj nate është se kemi…
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë me rezultatin 1:2. Pas ndeshjes, për Klan HD – Kristjan Asllani tha se kundër kampionit aktual të Europës ishte tejet e vështirë dhe se u lodhën shumë duke vrapuar. “Po kemi pasur rastin e fundit, e gjetëm golin në fillim. Pastaj u kthyem shumë mbrapa, Italia e ka një mbajte të topit shumë mirë – prandaj janë kampionët dhe ne u lodhëm shumë. “E patëm rastin në fund, por e priti Donnarumma. Më vjen keq për tifozët, që e kanë bërë një gjë fantastike. “Ata…
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë me rezultatin 1:2. Pikërisht djelmoshat e Sylvinhos shënuan të parët gol me anë të Nedim Bajramit, që ishte goli më i shpejt në histori të Euro-ve, shkruan Indeksonline Por, Italia barazoi shpejt rezultatin me anë të mbrojtësit, Bastoni në minutën e 11’të. Kurse, golin për 2:1 e shënoi Nico Barella në minutën e 16’të, një gol që ishte i bukur për t’u parë. It’s a Rey Manaj shot on target the GK saved it pic.twitter.com/DDgzsyg8qX — c (@rrrrr243) June 15, 2024 Rey Manaj, futbollisti i…
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar gol ndaj Italisë në Euro 2024. Golin për 1:0 e ka shënuar Nedim Bajrami në sekondat e para të ndeshjes, shkruan LIG Sport Bajrami shënoi një supergol pas një gabimi në mbrojtjen e ekipit kundërshtar, e që ishte më i shpejti në histori të EURO-ve, për vetëm 22 sekonda. Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Iduna Park”. Gol de Albania Nedim Bajrami. pic.twitter.com/JKXk3Qkfjg — 𝑴𝒂𝒄 𝑨𝒍𝒍𝒊𝒔𝒕𝒆𝒓 (@MaccaaFan) June 15, 2024
Po afrohet koha e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë në Euro 2024. Shumë tifozë janë të pranishëm në Dortmund për ta shikuar këtë ndeshje nga stadiumi “Iduna Park”, por jo të gjithë do mund të futen në stadiumin e klubit gjerman, shkruan LIG Sport Kristian Gashi, tifozi shqiptar ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se bashku me disa fansa nga Italia që kërcejnë me këngën e famshme “O sa mirë me qenë shqiptar”… Kujtojmë që ndeshja nis nga ora 21:00 në stadiumin e Borussia Dortmundit.
Mbrëmjen e sotme, me fillim nga ora 21:00, Shqipëria do të nis fushatën e saj të Euro2024 kundër Italisë në Dortmund, Gjermani. Ka kohë që biletat për këtë ndeshje janë shitur, dhe pritet që numri më i madh i tofizëve të jetë në anën e kuqezinjve. Kjo po dëshmohet edhe nëpër rrugët e Dortmundit, ku shumë tifozë janë mbledhur e po vallëzojnë nën ritmet e daulleve e surleve. Nga pamjet që ka kapur ekipi i Klan Kosova, aty shihen shqiptarë të të gjitha moshave, nga fëmijë e deri te të moshuar. Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në kokë…
Portieri i Millwall-it, Matija Sarkiç, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 26-vjeçare pasi u sëmur. Reprezentuesi malazez i lindur në Grimsby, i cili luajti për një sërë klubesh britanike duke përfshirë Aston Villa, Wolves, Birmingham City dhe Stoke City, raportohet se është sëmurë në një apartament në qytetin e Budvës pasi ishte në detyrë ndërkombëtare, raporton Mirror. Miqtë e tij thirrën menjëherë një ambulancë, por ai vdiq rreth orës 6:30 të mëngjesit. Sarkiç luajti kundër Belgjikës të enjten e kaluar dhe u emërua lojtari i ndeshjes pasi bëri nëntë pritje mbresëlënëse në humbjen 2-0 të Malit të Zi. Sad news…
Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar një fitore në miqësoren ndaj Guatemala me rezultatin 1:4. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Lionel Messi, duke treguar formë të mirë para ndeshjeve të Copa America, shkruan LIG Sport Fillimisht ylli i Interi shënoi në minutën e 12’të dhe më pas në minutën e 77’të pas një super asisti nga Di Maria. MESSI. Another one 😤 Watch Argentina vs. Guatemala on Max or truTV 📺 pic.twitter.com/3mACiq6nLw — B/R Football (@brfootball) June 15, 2024 Dy golat tjerë për Argjentinën i shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez. Kjo ishte miqësorja e fundit e kampionit të…