Author: Admin

Sot nis Europiani dhe e gjithë bota e futbollit është fokusuar aty. Atalanta ka postuar foto të lojtarëve që e përfaqësojnë në Euro 2024 dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte Berat Gjimshiti. Klubi italian i uron fat të gjithëve. “Fillon një Euro2024 zikaltër. Fat të mbarë”, shkruan Atalanta dhe e shoqëron me foto të lojtarëve që ka në përbërje dhe janë pjesë e Europianit. Kujtojmë se Shqipëria e luan takimin e parë kundër Italisë më 15 qershor ora 21:00.  Do të jetë “Signal Iduna Park” i Dortmundit që pret të dyja përfaqësueset.

Read More

Babai i futbollistit të Kombëtares, Armando Broja ka bërë një postim prekës lidhur me djalin e tij, teksa shkruan se dikur e ndiqte në TV, por sot është pjesë e Kombëtares tonë. Babai i Brojës: “Dikur e shikoje nga televizori sot je pjesë e Kombëtares Shqiptare, krenar për ty. Forca Shqipëri”, shkruan LIG Sport Kujtojmë që Shqipëria aventurën e saj në Euro 2024 e nis nesër (e shtunë) ku do të përballet me Italinë. Armando Broja, sulmuesi i Chelseat pritet të jetë standart në këtë duel.

Read More

Kampionati Evropian do të fillojë brenda dy ditëve, me emcoionet sa vijnë e shtohen. Kombëtarja e Shqipërisë është gati për të nisur një tjetër mision historik në këtë kompeticion, me kuqezinjtë që po kryejnë përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë. Pavarësisht se është pjesë e një grupi shumë të vështirë, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, Shqipëria nuk shkon asesi e dorëzuar, por me motivin dhe synimin e qartë për të bërë krenarë shqiptarët gjithandej botës. Fakti që disa e shohin të pamundur suksesin e Shqipërisë brenda grupit mund të jetë motiv i shtuar, ashtu siç e kanë dëshmuar edhe…

Read More

Para se të nisej për në kampin stërvitor në Gjermani, sulmuesi i Genoas dhe kombëtares italiane, Mateo Retegui, ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të klubit. “Nga 1 deri në 10, si jam për momentin? 10. Jam stërvitur dhe përgatitur shumë për t’i bërë gjërat mirë me Genoan, por gjithmonë kam ëndërruar për kombëtaren dhe për të shkuar në kampionatin evropian. “A e imagjinoni të shënoni një gol të rëndësishëm? Po, gjithmonë me këmbët në tokë dhe me përulësi, por e shoh veten duke luajtur dhe shënuar shumë gola me ekipin kombëtar – është gjëja më e…

Read More

“Show” i Euro 2024 filloi zyrtarisht sonte kur afro 3000 tifozë skocezë pushtuan sheshin Marienplatz në qendër të Mynihut 24 orë përpara ndeshjes hapëse. Skocezët dolën gjithashtu me një lojë kurioze, por të rrezikshme, duke u përpjekur me shaka për të futur topa futbolli në dritaret e hapura të ndërtesave përreth. What an atmosphere in Munich 🇩🇪🍻 More than 𝟮𝟬𝟬,𝟬𝟬𝟬 Scotland fans are said to have made the journey to Germany for the #Euro2024 party 🏴󠁧󠁢󠁳󠁣󠁴󠁿 We’re the famous Tartan Army 💙🤍#NoScotlandNoParty pic.twitter.com/6XQyrOIHkF — Football Scotland ⚽️🏴󠁧󠁢󠁳󠁣󠁴󠁿 (@Football_Scot) June 13, 2024 Disa tifozë skocezë ishin në lartësinë e detyrës dhe…

Read More

Ëndrrat e Dakut për të luajtur në Europian u realizua. Sulmuesi do jetë pjesë e Shqipërisë në Gjermani. Babai i tij, Fehmi Daku është shumë krenar që djali i tij do përfaqësojë gjithë shqiptarët me fanellën kuqezi. Ai thotë se Daku nuk e ka ditur që do ftohet në Europian deri në momentin e publikimit të listës direk në TV “Deri në momentin e publikimit drejtëpërdrejtë nuk e ka ditë as Mirlindi, normalisht as ne jo. Momentin e publikimit jemi gëzu shumë, kemi pas pak emocione, ndoshta s’i kemi kontrollu edhe bash mirë, por ia ka vlejtë, edhe Mirlindi e…

Read More

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2024. Sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ditën e sotme lojtari kuqezi që foli para mediave, ishte Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares shprehet shumë gati për ndeshjen ndaj Italisë, duke theksuar se mezi pret që të jetë në fushë. Italia ka futbollistë të Interit, çfarë pyetjesh të kanë bërë lojtarët e Shqipërisë për ata? Është normale që kanë pyetur, por të gjithë…

Read More

CIES ka publikuar një zbulim të shteteve pjesëmarrëse në Euro 2024. Shqipëria bën pjesë në top-10 shtetet që kanë lojtarë me gjatësi më të vogël të trupit, shkruan LIG Sport Lojtarët e Sylvinhos kanë një mesatare deri në 183.6 centimetra dhe është e 10-ta në 24 shtetet pjesëmarrëse. Ekipi kombëtar që ka mesataren më të vogël është ajo e Spanjës, ku pikërisht gjendet në Grupin B, ku është edhe Shqipëria, Italia dhe Kroacia. Kombëtarja që ka mesataren më të madhe të lojtarëve me gjatësi më të madhe është ajo e Serbisë, me 186.5 centimetra, e shoqëruar nga Danimarka me 186.2…

Read More

Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën në mbërëmje nis aventurën në Euro 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Italinë. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Iduna Park”, të Borussia Dortmundit dhe pritet të jetë spektakël i vërtetë, shkruan LIG Sport Një faqe italiane në rrjetet sociale e ka parashikuar numrin e tifozëve që pritet të jenë prezent në stadiumin gjerman. Sipas “AzzurriXtra”, shqiptarët pritet ta “pushtojnë” stadiumin e Dortmundit dhe numri i tifozëve të pranishëm do të shkoj rreth 50 mijë. Kurse ata italianë deri në 31 mijë. Kujtojmë që ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të shtunën nga ora…

Read More

Mesfushori i Italisë, Bryan Cristante ka folur në prag të ndeshjes që kombëtarja e tij do të luajë përballë Shqipërisë në Euro 2024. Në një intervistë të dhënë për UEFA-n, Cristante e vlerëson maksimalisht Kombëtaren kuqezi. Lojtari i Romës thotë se Shqipëria është një ekip i vështirë për t’u përballur pasi në përbërje janë lojtarë që i njohin mirë. “Shqipëria është një ekip i fortë, si të gjithë në Europë. Ata janë të vështirë për t’u përballur, ata kanë shumë lojtarë që luajnë me ne dhe kundër nesh në kampionat. Ata sigurisht që na njohin mirë, dinë të përballen me…

Read More