Author: Admin

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar gol ndaj Skocisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024. Në ndeshjen që po luhet në “Allianz Arena” golin  për 1:0 e shënoi sulmuesi i krahut, Florian Wirtz, shkruan LIG Sport Lojtari i Leverkusenit shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 10’të pas një asisti nga Joshua Kimmich. Kujtojmë që Wirtz ishte një nga lojtarët më të mirë gjatë sezonit 2023/24 me klubet në Europë. FLORIAN WIRTZ SCORES THE FIRST GOAL OF EURO 2024! pic.twitter.com/ddqADq9Cek — Janty (@CFC_Janty) June 14, 2024

Read More

Kombëtarja e Italisë do luaj ndeshjen e parë nesër, e shtunë në Euro 2024 kundër Shqipërisë. Pas përfundimit të seancës stërvitore, në dhomat e zhveshjes u paraqit një këngëtar, shkruan LIG Sport Ai filloi të këndojë duke i frymëzuar apo relaksuar lojtarët italianë para ndeshjes me Shqipërinë. Kujtojmë që nesër zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë në stadiumin e Borussia Dortmundit, “Iduna Park”. View this post on Instagram A post shared by Sky Sport (Italia) (@skysport)

Read More

Trajneri i kombëtares shqiptare. Sylvinho është shumë i lumtur që nesër ndaj Italisë në Dormund, do ketë shumë tifozë shqiptarë që do ta ndihmojnë ekipin e tij në betejën e parë të Kampionatit Evropian, EURO2024. Shqipëria dhe Italia takohen nesër nga ora 21:00, në kuadër të grupit B të Kampionatit Evropian, shkruan LIG Sport. Sylvinho tha se nesër është përgjegjësi e madhe që të bëjnë krenar nesër shqiptarët. “Kemi shumë shqiptarë gjithandej në botë, është përgjegjësi e madhe për ne, që të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm, do jetë edhe më mirë që stadiumi do jetë me ngjyrat e kuqe,…

Read More

Portieri dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka konfirmuar se objektivi i skuadrës është të fitojë të tri ndeshjet e tyre në fazën e grupeve në EURO 2024, e cila fillon më vonë të premten në mbrëmje me Gjermaninë nikoqire që do të përballet me Skocinë. I pyetur se çfarë mendon për kundërshtarët e parë të Italisë, Shqipërinë, Donnarumma tha: “Është padyshim sfida jonë më intriguese. Kemi një grup të vështirë dhe do të ketë kufij për gabime në ndeshjen e nesërme. Ata janë të shpejtë dhe kanë cilësi, luajnë mirë dhe për këtë arsye ne nuk mund të përballojmë…

Read More

Trajneri i kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti, ka hedhur poshtë çdo ndjenjë presioni për ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë në EURO 2024, duke i krahasuar lojtarët e tij me “heronj” dhe “gjigantë”, të cilët nuk kanë frikë të “shkojnë të luajnë një ndeshje futbolli”.  “Nga pikëpamja personale, ka shumë emocione të përfshira, por me kalimin e orëve, bëhet më shumë një ndjenjë lumturie sesa tension, është një ndjenjë fantastike sepse po, është një vend i mrekullueshëm për të luajtur një ndeshje të mrekullueshme”, tha Spalletti, raportuar përmes TMW. “Vetë loja është e ndërlikuar. Jam dakord që Slyvinho ka bërë një…

Read More

Mario Mitaj është padyshim ylli i madh i Shqipërisë. Ky lojtar luan me një personalitet të madh, nuk ka frikë për të dribluar këdo i del përpara dhe jep spektakël në fushën e lojës. Të gjitha aftësitë e tij i tregoi edhe kundër Suedisë, ku edhe pse kishte përpara yje të Premier League, ia doli me sukses dhe Silvinjo e quajti lojtarin e ndeshjes. Juventusi ishte ekipi i parë i Serisë A që hodhi një vështrim nga Mitaj. Ishte vetë lojtari që në një intervistë për Koha Shtesë la të kuptohej se bardhezinjtë kishin një interesim për të, por nuk…

Read More

Sot nis Europiani dhe e gjithë bota e futbollit është fokusuar aty. Atalanta ka postuar foto të lojtarëve që e përfaqësojnë në Euro 2024 dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte Berat Gjimshiti. Klubi italian i uron fat të gjithëve. “Fillon një Euro2024 zikaltër. Fat të mbarë”, shkruan Atalanta dhe e shoqëron me foto të lojtarëve që ka në përbërje dhe janë pjesë e Europianit. Kujtojmë se Shqipëria e luan takimin e parë kundër Italisë më 15 qershor ora 21:00.  Do të jetë “Signal Iduna Park” i Dortmundit që pret të dyja përfaqësueset.

Read More

Babai i futbollistit të Kombëtares, Armando Broja ka bërë një postim prekës lidhur me djalin e tij, teksa shkruan se dikur e ndiqte në TV, por sot është pjesë e Kombëtares tonë. Babai i Brojës: “Dikur e shikoje nga televizori sot je pjesë e Kombëtares Shqiptare, krenar për ty. Forca Shqipëri”, shkruan LIG Sport Kujtojmë që Shqipëria aventurën e saj në Euro 2024 e nis nesër (e shtunë) ku do të përballet me Italinë. Armando Broja, sulmuesi i Chelseat pritet të jetë standart në këtë duel.

Read More

Kampionati Evropian do të fillojë brenda dy ditëve, me emcoionet sa vijnë e shtohen. Kombëtarja e Shqipërisë është gati për të nisur një tjetër mision historik në këtë kompeticion, me kuqezinjtë që po kryejnë përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë. Pavarësisht se është pjesë e një grupi shumë të vështirë, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, Shqipëria nuk shkon asesi e dorëzuar, por me motivin dhe synimin e qartë për të bërë krenarë shqiptarët gjithandej botës. Fakti që disa e shohin të pamundur suksesin e Shqipërisë brenda grupit mund të jetë motiv i shtuar, ashtu siç e kanë dëshmuar edhe…

Read More

Para se të nisej për në kampin stërvitor në Gjermani, sulmuesi i Genoas dhe kombëtares italiane, Mateo Retegui, ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të klubit. “Nga 1 deri në 10, si jam për momentin? 10. Jam stërvitur dhe përgatitur shumë për t’i bërë gjërat mirë me Genoan, por gjithmonë kam ëndërruar për kombëtaren dhe për të shkuar në kampionatin evropian. “A e imagjinoni të shënoni një gol të rëndësishëm? Po, gjithmonë me këmbët në tokë dhe me përulësi, por e shoh veten duke luajtur dhe shënuar shumë gola me ekipin kombëtar – është gjëja më e…

Read More