Author: Admin
Anthony Caci është një nga lojtarët që doli në “skenë” ditët e fundit, si një dëshirë e vjetër e Federates Shqiptare të Futbollit dhe ish-trajnerit të Kombëtares, Edy Reja. Por për shkak se ky i fundit u largua shpejt, emri i këtij futbollisti që tani luan me Mainz në Bundesligën gjermane, iu paraqit edhe Sylvinhos. Trajneri brazilian ishte prezent edhe në ndeshjen Frankfurt – Mainz në sezonin që lamë pas. Të gjithë menduan se arsyeja ishte Brajan Gruda, por jo, Sylvinho ka qenë në stadium pikërisht për Cacin. Duke parë aftësitë e tij dhe rolin e tij në krahun e…
Armando Broja është padyshim një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. Dashuria që kanë tifozët për të është unike. Gëzim Bajrami, tifozi i madh i kombëtares shqiptare është një nga ata që ka në zemër Brojën. Por, Bajrami ka vendosur që Brojën ta përjetësojë në trupin e tij, pasi ka bërë tatuazh emrin e futbollistit shqiptar në krah. Gëzim Bajrami tregon se si i lindi ideja që ta bëntë këtë tatuzh mjaft interesant. “Për Brojën në fillim kur ishte tek Chelsea, si një lojtar shumë entuziast e kam pa, por me të më ka lidhë diçka pak ma shumë, se…
I intervistuar nga Sky Sport, mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani foli për ndeshjen kundër Italisë. “Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Evropian”, tha fillimisht Ramadani. Italia? “Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne kemi një grup fantastik, shpresojmë të tregojmë veten në Kampionatin Evropian, ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam”, vazhdoi ai. Për të ardhmen: “Më mirë të mos flas, ndryshe do të më thërrasë drejtori! (Qesh) Jam i…
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2024. Sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ditën e sotme lojtari kuqezi që foli para mediave, ishte Qazim Laçi. Mesfushori i Kombëtares u shpreh mjaft i motivuar, por sigurisht duke ditur cilësitë që kanë kundërshtarët. Ndër të tjera, Laçi thotë se lojtarët janë gati pasi e dinë peshën e fanellës për të cilën luajnë. “Ne kemi ardhur deri këtu me meritë dhe…
Rey Manaj ka mbyllur një sezon fantastik në Turqi te skuadra e Sivasspor. Falë paraqitjeve shumë oferta ka për lushnjarin në këtë merkto. Lazio është ekipi i fundit që i shtohet listës për shërbimet e sulmuesit shqiptarë. Madje sipas medias turke “Aksam” bëhet me dije se skuadra ku luan Elseid Hysaj është e gatshme të shpenzojë 15 milionë euro për Manajn. Një rol të rëndësishëm do ta luajë edhe paraqitja e tij në Euro 2024 me Kombëtaren, ku do të synojë të shpërthejë me kuqezinjtë. Kujtojmë se me skuadrën turke në 36 ndeshje ka shënaur 22 gola dhe ka asistuar…
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar veror. E ardhmja e sulmuesit “kuqezi” do të mësohet mënjeherë pas Euro 2024, me lojtarin që dëshiron largimin nga Blutë e Londrës, shkruan LIG Sport Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se negociatat mes Brojës, Chelseat dhe klubit të Monacos kanë ngecur dhe tashmë destinacioni i lojtarit shqiptar është Premier League. Kujtojmë që Broja ka oferta të shumta nga skuadrat angleze, përfshi këtu: Evertonin dhe Ëest Ham Unitedin. Por, për Brojën e rëndësishme fillimisht është Kampionati Europian me Shqipërinë dhe më pas e ardhmja e…
Portugalia ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Irlandës. Golin e tretë në këtë duel e ka shënuar Cristiano Ronaldo. Ky është goli i dytë i Ronaldos në këtë duel. Sulmuesi realizoi pas asistimit të Jotas në minutën e 60’të. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja goli 130TH INTERNATIONAL GOAL FOR CRISTIANO RONALDO!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/BAqcenq7tL — The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) June 11, 2024
Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Irlandës në ndeshjen miqësore para Euro 2024. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Cristiano Ronaldo, shkruan LIG Sport Ronaldo realizoi eurogol pas 50 minutave lojë, me një goditje fantastike. Rezultati aktual i takimit është 2-0. Ja goli CRISTIANO RONALDO WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/N7LkeHYBju — TC (@totalcristiano) June 11, 2024
Lojtarët e kombëtares së Serbisë kanë mbërritur sot në Augsburg, ku do të akomodohen para ndeshjes së parë me Anglinë në Euro2024. Një “mikpritje” atyre ua bën edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani. Para hotelit ku po qëndron kombëtarja serbe, dy të rinjë shqiptarë po lëviznin me një makinë “BMW”, në të cilën po dëgjonin muzikë me zë të lartë. Ata ishin duke dëguar këngën e famshme “O moj Serbi”. Mediave serbe siç duket iu pengoi kjo dhe incizuan momentin dhe publikuan atë. Lojtarët e Serbisë ‘suprizohen’ nga shqiptarët në Gjermani, dy të rinjë sillen kah hoteli dhe lëshojnë këngë…
Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka disa fjalë për lojtarët kuqezi para Europianit të Gjermanisë që luhet pas pak ditësh. Shqipëria është në një grup me Italinë, Kroacinë e Spanjën, shkruan LIG Sport. Cana do jetë në mesin e ish lojtarëve që do mbështesin kombëtaren në Gjermani – teksa do ta shikojnë së bashku ndeshjen me Italinë. “Mungojnë edhe pak kohë për momentin historik, EURO2024. Do jemi prezent për herë të dytë, me plot dëshirë e kënaqësi. unë si Lorik dhe gjithë ish lojtarët tjerë do jemi prezent me delegacion për të mbështetur ekipin tonë kombëtar kundër Italisë.…