Author: Admin

Gianluigi Donnarumma foli për ambiciet e Italisë në Kampionatin Evropian, duke thënë se duan ta mbrojnë titullin. Duke folur për departamentin e mediave të UEFA-s, Donnarumma fillimisht diskutoi disponimin e tij dhe të Italisë përpara Euro 2024. “Së pari, jam i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Italinë. Padyshim që do të jemi gati për këtë event të madh, që është një kompeticion unik dhe unë pata fatin që fitova Euron e fundit. Ne jemi të gjithë këtu tani për të mbrojtur titullin tonë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur në finale.” “Të gjithë kanë…

Read More

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti ka dalë në konferencë për mediet nga Dortmundi, ku “kuqezinjtë” po përgatiten për ndeshjen e parë të EURO 2024 atë ndaj Italisë, që zhvillohet më 15 qershor në “Signal Iduna Park”. Ajeti deklaroi se pjesëmarrja në Europian si për herë të parë ashtu edhe për të dytën herë jep shumë emocione. Mbrojtësi 30-vjeçar theksoi se do japin maksimumin për çdo ndeshje, pasi të treja janë finale për Shqipërinë. Sa i përket sulmuesit më të rrezikshëm të Italisë, sipas Ajetit ai është Scamacca. Si ndihesh që je grumbulluar për të dytën herë në…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë për herë të dytë në finalet e një Kampionati Europian. Për herë të parë përjetoi emocionet e një kompeticioni të tillë në vitin 2016, kur Gianni De Biasi do të drejtonte kuqezinjtë në Euro 2016 në Francë. Italianit nuk i “ndahet” shpirti nga Kombëtarja dhe ka folur për “Gazzetta dello Sport” para duelit me Italinë. Sfidë kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund. De Biassi paralajmëron italianët dhe thekson se Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar. Pavarësisht gjithçkaje sërish shikon si favorite Italinë, por nga ana…

Read More

Kombëtarja ditën e djeshme ka nisur përgatitjet për duelin me Italisë, nsfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët synojnë ta nisin këtë aventurë europiane me rezultat pozitiv. Stërvitja ka vazhduar intensivisht, teksa vetëm një lojtar ka “shqetësuar” stafin e Sylvinhos. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, i cili ka ndjerë dhimbje në shpinë. Nuk duket gjë serioze, por gjithsesi gjendja e tij po vëzhgohet nga stafi mjekësorë. Kujtojmë se dueli me italianët do të luhet në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Read More

Sylvinho shkoi në Mainz, por jo për Brajan Gruden? Kush është futbollisti francez që po mendohet se ka rrënjë shqiptari? Bëhet fjalë për Anthony Caci, i cili luan te Mainzi në Bundesliga dhe që shihej si zëvendësues i Mario Mitaj. Sipas “Sportekspres” trajneri i Shqipërisë tentoi ta sjellte në ekip mbrojtësin, por kjo gjë nuk u arrit. Menjëherë pasi lexuan këtë lajm, tifozët shqiptarë janë futur në rrjetet sociale të lojtarit francez duke i komentuar: “Hajde te Shqipëria” dhe shumë gjëra tjera që e lidhin me fanellën “kuqezi”.

Read More

Kombëtarja e Turqisë pësoi humbje ndaj Polonisë në miqësoren e fundit para udhëtimit drejt Gjermanisë për Euro 2024. Një super paraqitje zhvilloi mesfushori i Real Madridit, Arda Gulet, shkruan LIG Sport Guler u inkuadrua në lojë gjatë fillimit të pjesës së dytë dhe në 45 minuta që pati arriti t’i tregonte aftësitë e tij fantastike. Madje Guler sipas Flashscore e kishte notën më të lartë të paraqitjes, 8.1 – edhe pse ekipi i tij u mposht 2:1 ndaj Polonisë. Kujtojmë që në Euro 2024, Turqia është në grup me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Gjeorgjisë. Arda Guler’s highlight in 45mins…

Read More

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, tani si ambasador, Ivan Klasnic ka dhënë një deklaratë interesante për Euro 2024. Klasnic thotë se Kroacia tashmë është në rrugë të duhur për ta fituar medaljen e artë, shkruan LIG Sport ”Ndoshta ky vit, është vërtetë i joni. Në çdo turne të tilla të duhet një fat dhe mendoj se Kroacia e ka fatin. Mendoj se Kroacia do ta fitoj. Ne kemi fituar të argjendtën dhe të bronztën, tani është koha e të artës”, tha Klasnic Kujtojmë që Klasnic ishte detyruar të pensionohet para kohe nga futbolli, kjo për shkak të një sëmundje të…

Read More

Skuadra e Rubin Kazan ka publikuar një video në rrjetet sociale duke njoftuar se tifozët kanë zgjedhur golin e Mirlind Dakut si më të mirin e sezonit. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë gjendet në Gjermani me ekipin duke u bërë gati për ndeshjet e Euro 2024, shkruan LIG Sport Daku ka fituar çmimin e golit të sezonit, madje dy golat e tij futen në top-3 më të mirat. Goli më i votuar ishte ai që e shënoi në derbi ndaj CSKA Moscow, kurse i treti më i mirë ishte kundër Ural. Гол Мирлинда Даку в ворота армейцев – лучший гол…

Read More

Elseid Hysaj ishte i përzgjedhuri i FSHF për të dalë në konferencën për shtyp të ditës së sotme. Mbrojtësi i Kombëtares mes pyetjeve të shumta iu përgjigj edhe njërës që ishte shumë e drejtpërdrejtë. Në një analizë të gazetës spanjolle ‘AS’ theksohej se pika e dobët e Shqipërisë ishte krahu i djathtë i mbrojtjes, aty ku luan ai. Mbrojtësi i Lazios u përgjigj duke treguar 12 vitet e tij në Serie A dhe se i njeh të mirat e gabimet e veta. “Sa i përket analizave të mediave, që thonë që mbrojtja në krahun e djathtë është e dobët, unë…

Read More

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ia ka shuar shpresat tifozëve të Barcelonës që një ditë të kthehet në klubin katalunas. I pyetur nga gazetari gjatë një interviste se a do të kthehet te Barcelona ndonjëherë, trajneri i tanishëm i Manchester Cityt dha një përgjigje negative, shkruan LIG Sport ”Jo, derën e kam të mbyllur”, u shpreh Pep Guardiola. Kujtojmë që disa lajme kanë qarkulluar se trajneri spanjoll do largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ri, pasi kontrata skadon në qershor të vitit 2025. 🚨🔵🔴 “Is the door closed for your possible return to Barcelona in the future?”.“Yes, door…

Read More