Author: Admin
Ish-lojtari i Romës dhe Kombëtares së Italisë, Francesco Totti tani është pronar i një agjensie të futbollistëve të quajtur “CT10”. Kjo agjensi u formua gjatë vitit të kaluar dhe tashmë ka në dispozicion 12 futbollistë, shkruan LIG Sport Në mesin e këtyre lojtarëve janë edhe tre lojtarë shqiptarë nga Kosova. Është Diamant Lokaj, Indrit Mavraj dhe Leon Zeqiraj. Dy lojtarët më të vlefshmë që i ka momentalisht në ekipin menagjues, janë: Cristian Volpato, vlera e tij 4.5 milionë euro dhe luan te Sassuolo dhe Riccardo Pagano i Romës me 1.5 milionë euro vlerë. Francesco Totti Football Agency (CT10Managment) has recently…
Gazetari i sportit në vendin tonë, Granit Tërstena beson se ka ardhur momenti që mbrojtësi Lumbardh Dellova të jetë startues tek kombëtarja e Kosovës në futboll. Kosova këtë javë u mposht nga Norvegjia me rezultatin 3-0 në miqësoren e luajtur, por përveç rezultatit, trajneri mori kritika edhe për Fidan Alitin, të cilin e vendosi në formacion para mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili është në kulmin e formës. “Pse startoi me Fidan Alitin, tu e ditë që ka punë me Erling Haaland. Mendoj që 1 milionë përqin e ka meritu Lumbardh Dellova me fillu në këtë duel. Ka kalu afati i…
‘Tifozat e Kuq e Zi’ pritet të jenë një forcë e shtuar e Kombëtares së Shqipërisë në ‘Euro 2024’. Kuqezinjët e fillojnë pas pak ditëve misionin në Kampionatin Evropian, kurse tifozët kanë qenë gjithmonë pikë e madhe motivuese. Gëzim Bajrami është njëri tifozët më të ‘zjarrtë’ nga tifo-grupi dhe tashmë ka treguar se gjithçka është gati për spektaklin e madh. “Padyshim që kjo ngjarje do të jetë diçka më e mirë dhe më e jashtëzakonshme, por për organizim dhe udhëtimet e tifozëve nuk e kemi problem, sepse ne Kombëtaren e kemi mbështetur me rezultat e pa rezultat, pavarësisht se qysh…
Ish-futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard është rikthyer në “Stamford Bridge” për të luajtur një ndeshje miqësore. Hazard shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë, për t’i gëzuar tifozët e pranishëm në stadiumin e klubit të Chelseat, shkruan LIG Sport Kujtojmë që në këtë ndeshje po luajnë shumë legjenda, përfshi këtu: Del Pieron, John Obi Mikelin, Usain Boltin, Gary Cahillin, Michael Essien, Cole etj. Kurse trajnera në këtë ndeshje bamirëse janë dyshja, Maurizio Pochettino dhe Frank Lampard. EDEN HAZARD GOAL AT THE BRIDGE TEARS IN MY EYES pic.twitter.com/K64HUY1FvW — Conn (@ConnCFC) June 9, 2024
Shqipëria edhe 6 ditë nis aventurën në Kampionatin Evropian, EURO2024, teksa paraprakisht ka marrë vëmendjen e mediave më të mëdha botërore, për mënyrën se si janë kualifikuar, por edhe për grupin që ka, pasi do të përballet me Italinë, Spanjën e Kroacinë, superfuqitë botërore. Mediumi i njohur anglez, “FromtheSpot”, ia ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë dhe sukseseve të mëdha që kjo kombëtare ka arritur nën drejtimin e Sylvinhos. Më poshtë keni artikullin e përkthyer, ku listohen të arritura e kombëtares kuqezi. Artikulli i plotë (i përkthyer): Nuk është aspak një e mirëseardhur për një trajner kombëtar në një…
Jeta e futbollistëve pas përfundimit të karrierës, shpesh di të jetë edhe e shfrenuar. Megjithatë – disa vendosin të kryejnë licensat për trajnerë – e disa të tjerë kryejnë fakultetet për sport, në vendet më të mira të botës, shkruan LIG Sport. Juan Mata, ish mesfushori i njohur spanjoll, ka vendosur të kryejë fakultetin në Harvard, një prej fakulteteve më të mira në botë. Sot, Juan Mata ka diplomuar në drejtimin ‘Biznesi i Argëtimit, Medias dhe Sportit’ në Havard Business School. Një e arritur tjetër e madhe për ish futbollistin fantastik. 👨🎓📚 Juan Mata has completed the ‘Business of Entertainment,…
Një nga futbollistët që premton shumë në të ardhmen në futbollin vendor është padyshim sulmuesi, Altin Shala. Shala, sulmuesi i gjatë 196 cm, ka shkëlqyer në stinorin e fundit në futbollin vendor, ku u aktivizua tek Behari, me ç’rast kishte statistika të mrekullueshme. Altin Shala, 21 vjeçari, realizoi 28 gola dhe dhuroi 10 asistime në sezonin 2023/24. Shpejtësia e tij, teknika me topin, fuqia në ajër dhe qetësia në fushë, karakterizojnë futbollistin në fjalë, i cili me statistikat që kishte sezonin e kaluar, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. Padyshim, Shala ka cilësi të mëdha dhe në të ardhmen pritet…
Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për të luajtur në Kampionatin Evropian, EURO 2024. Shqipëria do të luajë në Europian me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në grupin e “vdekjes”. FSHF është përkujdesur poashtu edhe për detajet jashtë fushës, pasi për ndeshjen e parë Shqipëri – Itali, ka ftuar ish legjendat e kombëtares, duke nderuar kështu të gjithë për kontributin e dhënë ndër vite. Këtë e ka konfirmuar Debatik Curri, i cili në “Blic Interview” me Astrin Gashin ka thënë se është falënderues, pasi kombëtarja nuk i harron asnjëherë. “Po, na ka ftu edhe në Francë, normalisht do…
Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë! Mesfushori 25-vjeçar, pjesë e Twentes në Eredivisie, pësoi një dëmtim në gju si pasojë e rrëzimit nga biçikleta… Plaga e marrë nuk e lejon që të jetë në maksimumin e tij dhe në të tilla rrethana ka humbur pjesëmarrjen me Çekinë në Europianin e Gjermanisë. Një situatë dhe dëmtim tepër i çuditshëm për një arsye të vështirë për t’u imagjinuar. Dhe lojtarit nuk i mbetet veçse të bëjë tifo nga shtëpia për shokët e tij. Çekia,…
Optimizmi i shqiptarëve është në nivel maksimal para nisjes së EURO 2024. Të gjithë besojnë se Kombëtarja do të kalojë grupin e “ferrit” aty ku ndodhet me superfuqitë europiane si Spanja, Kroacia apo Italia. Por jo vetëm kaq. Disa të tjerë besojnë se kuqezinjtë e Sylvinhos do t’i shkojnë deri në fund Europianit duke fituar edhe trofeun. Diçka të tillë e parashikon edhe ish-banori i Big Brother VIP, Julian Deda. Me anë të një loje në rrjetin social TikTok ku i duhet të zgjedhë skuadrën fituese për çdo ndeshje, aktori i njohur i humorit ka bërë parashikimin e tij. Shqipëria…