Author: Admin
Sylvinho shkoi në Mainz, por jo për Brajan Gruden? Kush është futbollisti francez që po mendohet se ka rrënjë shqiptari? Bëhet fjalë për Anthony Caci, i cili luan te Mainzi në Bundesliga dhe që shihej si zëvendësues i Mario Mitaj. Sipas “Sportekspres” trajneri i Shqipërisë tentoi ta sjellte në ekip mbrojtësin, por kjo gjë nuk u arrit. Menjëherë pasi lexuan këtë lajm, tifozët shqiptarë janë futur në rrjetet sociale të lojtarit francez duke i komentuar: “Hajde te Shqipëria” dhe shumë gjëra tjera që e lidhin me fanellën “kuqezi”.
Kombëtarja e Turqisë pësoi humbje ndaj Polonisë në miqësoren e fundit para udhëtimit drejt Gjermanisë për Euro 2024. Një super paraqitje zhvilloi mesfushori i Real Madridit, Arda Gulet, shkruan LIG Sport Guler u inkuadrua në lojë gjatë fillimit të pjesës së dytë dhe në 45 minuta që pati arriti t’i tregonte aftësitë e tij fantastike. Madje Guler sipas Flashscore e kishte notën më të lartë të paraqitjes, 8.1 – edhe pse ekipi i tij u mposht 2:1 ndaj Polonisë. Kujtojmë që në Euro 2024, Turqia është në grup me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Gjeorgjisë. Arda Guler’s highlight in 45mins…
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, tani si ambasador, Ivan Klasnic ka dhënë një deklaratë interesante për Euro 2024. Klasnic thotë se Kroacia tashmë është në rrugë të duhur për ta fituar medaljen e artë, shkruan LIG Sport ”Ndoshta ky vit, është vërtetë i joni. Në çdo turne të tilla të duhet një fat dhe mendoj se Kroacia e ka fatin. Mendoj se Kroacia do ta fitoj. Ne kemi fituar të argjendtën dhe të bronztën, tani është koha e të artës”, tha Klasnic Kujtojmë që Klasnic ishte detyruar të pensionohet para kohe nga futbolli, kjo për shkak të një sëmundje të…
Skuadra e Rubin Kazan ka publikuar një video në rrjetet sociale duke njoftuar se tifozët kanë zgjedhur golin e Mirlind Dakut si më të mirin e sezonit. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë gjendet në Gjermani me ekipin duke u bërë gati për ndeshjet e Euro 2024, shkruan LIG Sport Daku ka fituar çmimin e golit të sezonit, madje dy golat e tij futen në top-3 më të mirat. Goli më i votuar ishte ai që e shënoi në derbi ndaj CSKA Moscow, kurse i treti më i mirë ishte kundër Ural. Гол Мирлинда Даку в ворота армейцев – лучший гол…
Elseid Hysaj ishte i përzgjedhuri i FSHF për të dalë në konferencën për shtyp të ditës së sotme. Mbrojtësi i Kombëtares mes pyetjeve të shumta iu përgjigj edhe njërës që ishte shumë e drejtpërdrejtë. Në një analizë të gazetës spanjolle ‘AS’ theksohej se pika e dobët e Shqipërisë ishte krahu i djathtë i mbrojtjes, aty ku luan ai. Mbrojtësi i Lazios u përgjigj duke treguar 12 vitet e tij në Serie A dhe se i njeh të mirat e gabimet e veta. “Sa i përket analizave të mediave, që thonë që mbrojtja në krahun e djathtë është e dobët, unë…
Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ia ka shuar shpresat tifozëve të Barcelonës që një ditë të kthehet në klubin katalunas. I pyetur nga gazetari gjatë një interviste se a do të kthehet te Barcelona ndonjëherë, trajneri i tanishëm i Manchester Cityt dha një përgjigje negative, shkruan LIG Sport ”Jo, derën e kam të mbyllur”, u shpreh Pep Guardiola. Kujtojmë që disa lajme kanë qarkulluar se trajneri spanjoll do largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ri, pasi kontrata skadon në qershor të vitit 2025. 🚨🔵🔴 “Is the door closed for your possible return to Barcelona in the future?”.“Yes, door…
Ish-lojtari i Romës dhe Kombëtares së Italisë, Francesco Totti tani është pronar i një agjensie të futbollistëve të quajtur “CT10”. Kjo agjensi u formua gjatë vitit të kaluar dhe tashmë ka në dispozicion 12 futbollistë, shkruan LIG Sport Në mesin e këtyre lojtarëve janë edhe tre lojtarë shqiptarë nga Kosova. Është Diamant Lokaj, Indrit Mavraj dhe Leon Zeqiraj. Dy lojtarët më të vlefshmë që i ka momentalisht në ekipin menagjues, janë: Cristian Volpato, vlera e tij 4.5 milionë euro dhe luan te Sassuolo dhe Riccardo Pagano i Romës me 1.5 milionë euro vlerë. Francesco Totti Football Agency (CT10Managment) has recently…
Gazetari i sportit në vendin tonë, Granit Tërstena beson se ka ardhur momenti që mbrojtësi Lumbardh Dellova të jetë startues tek kombëtarja e Kosovës në futboll. Kosova këtë javë u mposht nga Norvegjia me rezultatin 3-0 në miqësoren e luajtur, por përveç rezultatit, trajneri mori kritika edhe për Fidan Alitin, të cilin e vendosi në formacion para mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili është në kulmin e formës. “Pse startoi me Fidan Alitin, tu e ditë që ka punë me Erling Haaland. Mendoj që 1 milionë përqin e ka meritu Lumbardh Dellova me fillu në këtë duel. Ka kalu afati i…
‘Tifozat e Kuq e Zi’ pritet të jenë një forcë e shtuar e Kombëtares së Shqipërisë në ‘Euro 2024’. Kuqezinjët e fillojnë pas pak ditëve misionin në Kampionatin Evropian, kurse tifozët kanë qenë gjithmonë pikë e madhe motivuese. Gëzim Bajrami është njëri tifozët më të ‘zjarrtë’ nga tifo-grupi dhe tashmë ka treguar se gjithçka është gati për spektaklin e madh. “Padyshim që kjo ngjarje do të jetë diçka më e mirë dhe më e jashtëzakonshme, por për organizim dhe udhëtimet e tifozëve nuk e kemi problem, sepse ne Kombëtaren e kemi mbështetur me rezultat e pa rezultat, pavarësisht se qysh…
Ish-futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard është rikthyer në “Stamford Bridge” për të luajtur një ndeshje miqësore. Hazard shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë, për t’i gëzuar tifozët e pranishëm në stadiumin e klubit të Chelseat, shkruan LIG Sport Kujtojmë që në këtë ndeshje po luajnë shumë legjenda, përfshi këtu: Del Pieron, John Obi Mikelin, Usain Boltin, Gary Cahillin, Michael Essien, Cole etj. Kurse trajnera në këtë ndeshje bamirëse janë dyshja, Maurizio Pochettino dhe Frank Lampard. EDEN HAZARD GOAL AT THE BRIDGE TEARS IN MY EYES pic.twitter.com/K64HUY1FvW — Conn (@ConnCFC) June 9, 2024