Author: Admin

Sot janë bërë gjashtë vite nga vdekja e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri. Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale ka përkujtuar Vokrrin, shkruan LIG Sport “Inshallah trupi yt është duke e shijuar parajsën. 9-shi më i mirë i historisë…”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale Kujtojmë që Mirlind Daku sulmuesi i Rubin Kazanit tani është në Gjermani me Kombëtaren e Shqipërisë duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para EURO 2024.

Read More

Kombëtarja e Brazilit zhvilloi një ndeshje miqësore me Mesikën dhe përfundoi me rezultatin 3:2. Golin e fitores për Brazilin e shënoi futbollisti i talentuar, Endrick në minutën e fundit, shkruan LIG Sport Endrick realizoi me kokë pas asistit nga bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Vinicius Junior. 17-vjeçari nga sezoni i ri do t’i bashkohet klubit “mbretëror” dhe do i bëjë konkurrencë sulmuesit francez, Kylian Mbappe. ENDRICK WHAT A HEADER! 🤯 Vinicius Jr assist. pic.twitter.com/0CH6rWHv74 — TC (@totalcristiano) June 9, 2024

Read More

Kombëtarja e Suedisë pësoi humbje 0:3 ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit miqësore gjatë këtij muaji. Por, rezultati ishte në plan të dytë, pasi sonte Zlatan Ibrahimovic ishte mysafir special, shkruan LIG Sport Ibrahimovic u pensionua nga futbolli dhe sonte pati mundësinë të përshëndetej me Kombëtaren e Suedisë. Ai u prit në mënyrë spektakolare nga tifozët dhe stafi i Kombëtares së Suedisë dhe si rrallë herë, Ibrahimovicin e tradhëtuan lotët. ❤ Zlatan Ibrahimovic was thanked by the Swedish national team this evening for the first time since his retirement 🇸🇪 📽 @SwedeStats pic.twitter.com/2NXotzKv95 — SempreMilan (@SempreMilanCom) June 8, 2024

Read More

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar gol ndaj Portugalisë në ndeshjen e fundit miqësore para Euro 2024. Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Real Madridit, Luka Modric në minutën e 8’të, shkruan LIG Sport Modric shënoi një gol nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur portierin kundërshtar. Kujtojmë që këtë 11-të metërsh e fitoi mesfushori i Manchester Cityt, Mateo Kovacic. Goal Luka Modric | Portugal 0-1 Croacia pic.twitter.com/PhxejcxWWX — Rincón Deportivo (@RiDeportivo_) June 8, 2024

Read More

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë para ndeshjeve të Euro 2024. Xhaka tregon se ku e merr energjinë, sidomos gjatë këtij sezoni ku ka shkëlqyer me fanellën e Bayer Leverkusenit dhe tashmë të gjithë tifozët e presin që shqiptari të bëjë mirë edhe në ndeshjet e Kampionatit Europain, shkruan LIG Sport “Ku e marr energjinë time? Gjithçka ka të bëjë me mentalitetin, fillon nga koka. Nuk kam qenë kurrë dikush që ndihem i lodhur. Trajnerët gjithmonë duhej të më ngadalësonin”, u shpreh Granit Xhaka Kujtojmë që Zvicra fillimisht do të luaj një miqësore ndaj Austrisë…

Read More

Sulmuesi kosovar, Albin Berisha ka nisur përgatitjet parasezonale me Petrolulin, ekipin rumun. Albin Berisha ka publikuar fotografi nga seanca stërvitore, ku shihet duke stërvitur dhe i “uritur” për suksese të reja, shkruan GazetaBlic Sport. “Rikthehemi sërish, më i uritur së kurrë. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale. Kujtojmë se Berisha ishte sulmuesi i preferuar tek Petrolul në Rumani edicionin e kaluar, teksa shihet mjaft i motivuar për sezonin pasues.

Read More

Sylvinho ka përzgjedhur përfundimisht 26 lojtarët e besuar për Euro 2024. Portieri Simon Simoni është detyruar të lërë grumbullimin me Kombëtaren, pasi është ai i “sakrifikuari”. Kujtojmë se për fazën përgatitore, trajneri brazilian ishte nisur me 27 lojtarë. Portieri i Frankfurt ishte dhe më i riu në listë. Vetëm 19 vjeç, Simoni shihet si kontigjent i vlefshëm për të ardhmen. Kujtojmë se Kombëtarja do të udhëtojë sot pasdite drejt Gjermanisë. Atje fillon zyrtarisht stërvitja për ndeshjen e parë në grup. Shqipëria luan kundër Italisë më 15 qershor ora 21:00 në “Signal Iduna Park”. LISTA ZYRTARE: Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha,…

Read More

Sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku ishte në stol në 2 miqësoret e “kuqezinjëve”, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho tregon arsyen. “Daku? Për fat të keq, prej dy muajsh kishim planifikuar këto miqësore dhe kërkuam që të bënim 11 zëvendësime, por UEFA nuk na lejonte dhe janë 6 zëvendësime dhe nuk bëhet. Pastaj në dhomat e zhveshjeve pamë që Gjimshiti dhe Mitaj ishin pak të lodhur dhe kërkuan zëvendësim dhe të ndryshon gjithçka. “Daku është një lojtar që ishte për të hyrë, sot duhej të hynte në fushë 20-30 minuta. Por problemi ishe ky. Pastaj pamë që ndonjë lojtar…

Read More

Kombëtarja e Greqisë është duke fituar minimalisht ndaj Gjermanisë në ndeshjen e fundit miqësore para Euro 2024. Golin për grekët e realizoi Georgios Masouras në minutën e 34’të, shkruan LIG Sport Ky gol erdhi fal një gabimi trashanik nga portieri Manuel Neuer që “dridhi” trajnerin Julian Nagelsmann. Kujtojmë që një gabim të tillë e kishte bërë edhe në ndeshjen gjysmëfinale mes Bayernit dhe Real Madridit. NEUER IS NOT THE SAME SINCE JOSELU ENDED HIMpic.twitter.com/ArqKpwCt70 — Dr Yash  (@YashRMFC) June 7, 2024

Read More

Shqipëria mposhti Azerbajxhanin me rezultatin 3-1 në miqësoren e fundit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Autorët e golave për kuqezinjtë ishin Nedim Bajrami, Rey Manaj e Qazim Laçi të cilët siguruan një tjetër triumf të Kombëtares. Në përfundim të ndeshjes, për mikrofonat e SuperSport foli trajneri Sylvinho. “Jam i kënaqur, kemi bërë 3 ditë përgatitje në Tiranë dhe jemi këtu prej 1 jave. Bëmë 2 miqësore që më kanë kënaqur. Ecuri e kenaqshme. Ditët po afrohen për ndeshjen e parë dhe nesër do të nisemi për Gjermani ku do të vij edhe puna më e madhe. Nga 6 gola,…

Read More