Author: Admin

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit të Rusisë. Daku shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij Rubin Kazan 3:0 ndaj Akron Togliatti, shkruan LIG Sport Faqja e njohur e statistikave, Sofascore e ka vlerësuar sulmuesin shqiptar me notën më të lartë, 9.5 dhe e ka futur në 11-shen më të mirë.

Read More

Legjenda e Manchester United, Roy Keane u përfshi në një moment sherri me një tifoz të Ipswich Town pas barazimit 1-1 të dy skuadrave të dielën mbrëma në Ligën Premier. Teksa Keane po bëhej gati të merrte pjesë në intervistën e parë të Ruben Amorimit pas ndeshjes me Sky Sports, një tifoz filloi ta ngacmonte nga tribuna. Thuhet se tifozi u dëgjua duke bërtitur abuzime ndaj Keane dhe duke thënë disa gjëra shumë fyese në një përpjekje për ta nervozuar atë. Keane vendosi të përballej me tifozin duke shkuar deri te tribuna ku ai po qëndronte dhe po e provokonte.…

Read More

Skuadra e Dinamo Bucurestit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Petrolulit në javën e 17-të në elitën e futbollit rumun. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi i Komëbtares së Kosovës, Astrit Selmani, shkruan LIG Sport Selmani shënoi një gol të bukur në minutën e 31’të pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Milanov. Pas ndeshjes, Selmani tregoi se gjatë gjithë kohës tifozët e klubit vendas, të Petrolulit e ofenduan atë me thirrje racore dhe ato “Kosova është Serbi”. “Fyerjet vazhduan. Kishte edhe çështje raciste. Ajo që ndodh në fushë, është në fushë, por kur ndodhë jashtë është…

Read More

Skuadra e Al Ittihadit është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Al Fateh në javën e 11-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Golin për 1:0 e shënoi mesfushori, Fabinho në minutën e 58’të, shkruan LIG Sport Fabinho shënoi gol pas një asisti të bukur nga mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj. Për mbrojtësin shqiptar ky ishte asisti i parë në elitën e futbollit arab. ⚽¡Gran jugada armó el Al Ittihad y Fabinho definió de gran manera para abrir el marcador ante Al Fateh!#LIGASAUDÍxWIN pic.twitter.com/CYr5TrObA6 — Win Sports (@WinSportsTV) November 24, 2024

Read More

Skuadra e Baselit është duke luajtur ndaj Servette-s, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 15-të në Superligën e Zvicrës. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Xherdan Shaqiri, shkruan LIG Sport Shaqiri shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 40’të nga gjuajtja e lirë, duke konfirmuar kështu formën fantastike. Në këto pesë ndeshjet e fundit, lojtari shqiptar ka shënuar tri gola dhe ka bërë gjashtë asiste. Shaqiri still doing Shaqiri things in Basel. 🔥 📽 Blue Sport (IG) pic.twitter.com/MgRpS8TQ3m — Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) November 24, 2024

Read More

Boksieri me prardhje nga Lugina e Preshevës, Erion Veseli ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 17-vjeçari, mbrëm në Munich të Gjermanisë, mposhti serbin Srdan Zaric. Veseli muaj më parë ka shënuar fitore edhe ndaj boksierit tjetër serb, Vanja Dumitrov, i cili ka dyfishin e moshës së Erionit. Ai është një nga boksierët që pritet shumë në të ardhmen, e që trajner e ka edhe kampionin Haxhi Krasniqi.

Read More

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar golin e pestë në ndeshjen ndaj Heidenheimit, e vlefshme për javën e 11-të në Bundesliga. Golin për 5:2 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, shkruan LIG Sport Xhaka shënoi një eurogol në minutën e 82’të. Kujtojmë që Granit Xhaka në këtë ndeshje bëri edhe asist te goli i shënuar nga Palacios. GRANIT XHAKA WHAT A GOAL!!!!!!!! Leverkusen 5-2#Bundesliga2pic.twitter.com/bZrI3enuSv — FootyShik 🚬 (@Fabian_Manu1999) November 23, 2024

Read More

Nelson Hysa ngre lart flamurin kuqezi në mes të Londrës. Boksieri shqiptar ka triumfuar në eventin madhështor të mbajtur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Anglisë. Hysa u përball me argjentinasin, Ariel Brekamonte, sfidë e vlefshme për peshat e rënda. Shqiptarit i mjaftuar vetëm dy raunde për ta hedhur “KO” kundërshtarin, duke marrë kështu një triumf të rëndësishëm në York Hall Arena të Londrës. Me plisin e bardhë dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, Hysa merr kështu një fitore të madhe përballë një kundërshtari jo të lehtë. Kujtojmë që ky është shqiptari i dytë që triumfon në këtë event, pas…

Read More

Pas humbjes së sotme me rezultatin 1-2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë. Në përfundim të kësaj sfide ka folur Kristjan Asllani. “Nuk mund t’i pësosh dy gola në shtëpi pas 2 minutash, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Në pjesën e dytë kemi ndryshuar modulin, kemi shkuar lart me presing dhe ndeshja ndryshoi. Sonte donim pikë, për të mos dalë në vendin e fundit, do punojmë për t’u përmirësuar më shumë. Në pjesën e dytë kemi shkuar gati një kundër një dhe Ukraina kishte frikë. “Ndeshja me Çekinë dhe Ukrainën janë…

Read More