Author: Admin
Së bashku me Sylvinhon në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe Taulant Seferi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare foli nga Hungaria, ku kuqezinjtë po zhvillojnë përgatitjet prej disa ditësh. Ditën e nesërme do të luajnë miqësoren e dytë ndaj Azerbajxhanit, sfidë që do të startojë në orën 19:00. Një duel mjaft i rëndësishëm para se ekipi të niset për në Gjermani. Seferi thekson se skuadra është shumë e motivuar dhe në Kampionatin Europian do të japin më shumë se maksimumi për të marrë rezultate pozitive. “Ndjesia me Europianin që po afron? Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë, me shumë intensitet.…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Kransiqi është larguar nga elita e futbollit rumun. Krasniqi ka nënshkruar kontratë me Sparta Pragën nga Republika e Çekisë, shkruan LIG Sport Lajmin e kanë konfirmuar mediat rumune “PRO TV dhe Sport.ro”, me Sparta Pragën që duhet t’i paguaj Rapidit shumën prej 2 milionë euro, plus 300 mijë euro bonuse. Zyrtarizimi i lojtarit kosovar do të bëhet gjatë kësaj jave, kurse Krasniqi do t’i bashkohet dyshes tjetër shqiptare: Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. Oferta pe care Rapid o acceptă pentru Ermal Krasniqi: Profit uriaș#ErmalKrasniqiRapid #ErmalKrasniqitransferRapid #ErmalKrasniqitransferSpartaPraga #fotbal #SpartaPragatransferErmalKrasniqi https://t.co/7EdfzFtNAU — spotmedia.ro (@spotmedia_ro) June 6,…
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka marrë një ofertë zyrtare nga skuadrat europaine. Bëhet fjalë për Slavian e Pragës që ka shprehur interesim serioz për sulmuesin “Dardan”, shkruan LIG Sport Por, skuadra nga Republika e Çekisë është dorëzuar për shkak të çmimit që i ka vendosur Rapidi lojtarit kosovar. Flitet se skuadra rumune kërkon plotë tetë milionë euro. Në anën tjetër, për Rrahmanin ka interesime dhe nga skuadrat tjera, duke përfshi, Aston Villan, Benfican dhe Werder Bremenin. Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Rrahmani shënoi 19 gola në 30 paraqitje me fanellën e Rapidit. Vlera e tij në sajtin…
Kombëtarja e Francës shënoi fitore 3:0 ndaj Luksemburgut në ndeshjen miqësore para Euro 2024. Gjatë pjesës së dytë u shfaq një reklamë interesante në momentin kur sulmuesi i ri i Real Madridit ishte i shtrirë në fushë duke kërkuar një faul nga gjyqtari, shkruan LIG Sport Në reklamë u shfaq një njeri duke u “zhagitur” – kur Kylian Mbappe e pa këtë moment filloi të qeshte dhe u ngritë menjëherë në këmbë. Kujtojmë që Mbappe arriti të shënonte golin e fundit në këtë përballje për rezultatin 3:0. Le meilleur moment de #FRALUX 😂 Kylian #mbappe pic.twitter.com/vcbNosHfQ0 — Daniel Romano (@Daniel_Rmano)…
Kombëtarja e Danimarkës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Suedisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Parken” në Kopenhagë. Golin e fitores për danezët e shënoi mesfushori i Manchester Unitedit, Christian Eriksen, shkruan LIG Sport Eriksen shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 87’të për t’ia dhënë fitoren shtetit të tij. What a strike from Eriksen!! pic.twitter.com/XIbrmKTFGT— Agent Izuchukwu A 🦅 (@D_WarEagle) June 5, 2024 Kujtojmë që Danimarka do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore para se të udhëtoj në Euro 2024. Më datën 8 qershor, Danimarka luan ndaj Norvegjisë së Haalandit. Kujtojmë që në grup të Euro 2024,…
Tash e disa ditë, Karim Adeyemi dhe futbollisti i Dortmundit, Emre Can janë duke qëndruar në vendin tonë. Karim Adeyemi, i dashuri i këngëtares, Loredana dhe ylli i Dortmundit, Emre Can, i cili është shoku i skuadrës së “dhëndrrit”, siç duket po kënaqen krejt në Kosovë, përcjell LIG Sport. Emre Can u pa në një parukeri, duke prerë flokët… normalisht besojmë se u çudit nga çmimi i lirë! Teksa, Adeyemi u pa rrugëve të Ferizajit në veturë, teksa dëgjonte këngën “Mora Fjalë”. Ja pamjet: Karim Adeyemi duke dëgjuar këngën “Mora fjalë…” rrugëve të Ferizaj 😄🇦🇱❤️ pic.twitter.com/BvQC01tBTp — LIG Sport (@lig_sport)…
Futbollisti i Mainzit, Brajan Gruda u largua sot nga grumbullimi i Kombëtares së Gjermanisë. Siç raportojnë mediat gjermane, lojtari u largua nga kombëtarja gjermane, shkaku i problemeve muskulare, shkruan LIG Sport. 20-vjeçari nuk do të jetë në skuadrën e Kampionatit Evropian. Sipas gjermanëve, ai megjithatë la një përshtypje të madhe. Grudës pritet t’i jepen mundësi të tjera në kombëtare pas Kampionatit Evropian. ℹ️ Wegen einer muskulären Verletzung in der Wade ist Brajan Gruda am heutigen Mittwoch vorzeitig abgereist. Gute Besserung, Brajan!#dfbteam 📸 DFB/Philipp Reinhard pic.twitter.com/lHyNTsB2f5 — DFB-Team (@DFB_Team) June 5, 2024
Lojtarët dhe stafi teknik i përfaqësueses së Kosovës kanë zgjedhur të heshtin pas humbjes në miqësoren ndaj Norvegjisë. Në emisionin “Dardanët” në SS3, asnjë prej dardanëve nuk foli pas disfatës 3-0, ndryshe siç ndodh zakonisht. Pavarësisht prezencës së gazetarëve të SuperSport për të qenë afër Kosovës. Absolutisht e papranueshme kjo nga lojtarët dhe stafi…
Shqipëria po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore, që do të luhet kundër Azerbajxhanit. Një dëmtim në stërvitje mesa duket ka pësuar dhe Asani. “Pak sprajt dhe do të bëhesh mirë vëlla”, shkrun fizioterapisti Indrit Skrela që e shoqëron me një foto ku po i jep Asanit ndihmën e shpejtë. Ky i fundit e ka ripostuar foton, teksa çdo gjë duket të jetë nën kontroll. Kujtojmë se testi miqësor me Azerbajxhanin do të luhet ditën e premte, ora 19:00. Kjo do jetë dhe prova e fundit për kuqezinjtë para Gjermanisë.
Kombëtarja e Norvegjisë ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Oslo. Hat-trickun në këtë duel e ka kompletuar sulmuesi gjigant, Erling Haaland, shkruan LIG Sport Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi hat-trick pas 75 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja goli 🚨 GOAL | Norway 3-0 Kosovo | Haaland HAALAND HAT-TRICK !!!!! 📹 @balltopwin pic.twitter.com/WdNUhvPNlc — Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 5, 2024