Author: Admin
Norvegjia ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Oslo. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shkruan LIG Sport Haaland realizoi golin e dytë personal në ndeshje pas 70 minutave lojë, pas një gabimi nga lojtari “Dardan”, Bernard Berisha. Rezultati aktual i takimit është 2-0 Ja goli 🚨 GOAL | Norway 2-0 Kosovo | Haaland HAALAND DOUBLES THE LEAD! 📹 @balltopwin pic.twitter.com/29n6f5kDEp — Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 5, 2024
Kombëtarja e Norvegjisë ka kaluar në avantazh ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore që po luhet në Oslo. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shkruan LIG Sport Haaland realizoi me kokë pas asistimit të Odegaard në minutën e 15’të. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Goal: Haaland | 🇳🇴 Norway 1-0 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/0Z2yZ6lwGo — PushGoals (@PushGoals) June 5, 2024
Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo. Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ndeshja pritet të fillojë pas pak minutave nga ora 19:00, shkruan LIG Sport Për të gjithë ata që nuk janë afër ndonjë televizori, ndeshjen mund ta shikojnë në RTK Live në Gjirafavideo. Formacioni i Kosovës: Bekaj: Rrahmani (c), Aliti, Paqarada, Vojvoda: Emërllahu, Berisha, Idrizi: Rashani, Zhegrova dhe Muriqi Ndeshjen “LIVE” e keni më poshtë:
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi javë më parë se për ndeshjen e parë të Kombëtares në finalet e Evropianit, kundër Italisë, në Dortmund, u ka dërguar ftesë të gjithë ish-lojtarëve të përfaqësues që kanë dhënë kontribut qoftë një minutë në ndeshjet zyrtare. Për ta, institucioni i futbollit ka rezervuar vendet në stadium, një mënyrë e gjetur kjo për t’i falënderuar për kontributin që kanë dhënë për Kombëtaren. Për këtë iniciativë mjaft domethënëse të FSHF-së, ka reaguar ish-mesfushori kuqezi, Burim Kukeli, pjesë e formacionit të De Biasit në Euro 2026, që u zhvillua në Francë. “Dua të bëj një falënderim për…
Dy fituesit e UEFA Champions League me Real Madridin, Toni Kroos dhe Antonio Rudiger janë bashkuar me grupin te Kombëtarja e Gjermanisë. Dyshja sot u paraqiten në grumbullim dhe dolën mënjëherë në stërvitje të lehta, shkruan LIG Sport Kroos dhe Rudiger të shtunën e kaluar luajtën finalen e Ligës së Kampionëve ku dolën fitues ndaj Borussia Dortmundit. Kujtojmë që Toni Kroos ka për t’i zhvilluar ndeshjet e fundit me fanellën e Gjermanisë në Euro 2024 dhe do të pensionohet nga futbolli aktiv. Our Champions League winners have arrived 😍🏆#DFB #GermanFootball #GermanMNT #EURO2024 pic.twitter.com/681UbKHUPt — German Football (@DFB_Team_EN) June 5, 2024
Legjenda e futbollit brazilian, Marcelo ishte i pranishëm në ndeshjen miqësore mes Kombëtares së Zvicrës U15 dhe Spanjës U15, e cila u mbyll me rezultatin 1:6. Në Kombëtaren “La Roja”, luan edhe djali i Marcelos, Enzo Alves, shkruan LIG Sport Madje Alves shënoi dy gola në këtë takim, kurse Marcelo u ndje tejet i lumtur që pa “live” këto shënime nga djali i tij. Enzo Alves ya hace goles con la Sub-15 de España 🇪🇸 y los celebra con Marcelo, su padre… 👉 ¿Cómo le queda la camiseta de La Roja al exmadridista? 🤯#marcelo #enzoalves #laroja #seleccionespañola #futbol #noticiasenespañol #marca…
Kombëtarja e Zvicrës shënoi fitore 4:0 ndaj Estonisë në ndeshjen miqësore para Euro 2024. Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit ka folur pas ndeshjes dhe u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e bashkëlojtarit të tij, Zuber – i cili realizoi një gol të bukur, shkruan LIG Sport “Steven ka qenë gjithmonë një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai e bërë këtë edhe në këtë lojë, taktikisht, me top apo pa tok, ai është shumë i fortë me cilësi të jashtëzakonshme para portës”, u shpreh Xhaka Kujtojmë që para Euro 2024, “Helvetikët” do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore, atë…
Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar golin e katër ndaj Estonisë në miqësore para ndeshjeve të Euro 2024. Golin për 4:0 e shënoi sulmuesi i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri, shkruan LIG Sport Lojtari shqiptar, Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 70-të. Në tentimin e parë Shaqiri e humbi, por VAR-i e ktheu 11-metërshin pasi portieri i Estonisë kishte dalë nga porta para kohës. Xherdan Shaqiri scores this time from the spot!pic.twitter.com/2EVh7jmuiW— PushGoals (@PushGoals) June 4, 2024
Kombëtarja e Kosovës në konkurrecën e femrave është duke luajtur kundër Kroacisë, në kualifikimet për Euro 2025. Futbollistja e “Dardanëve”, Viola Avduli e cila u largua nga grumbullimi shkaku i një lëndimi, ka zgjedhur ta shikoj Zvicrën në vend se t’i mbështetë shoqet e saja, shkruan LIG Sport Ajo ka publikuar një foto në “story” ku tregon se në Ipad-in e saj është duke shikuar Zvicrën e cila po luan miqësore ndaj Estonisë dhe jo Kosovën. Kujtojmë që Kosova para disa dite luajti ndaj Kroacisë në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe u mposht minimalisht 0:1. LIVE NDESHJA: https://www.youtube.com/live/I1J_avhLVtk?si=F6B_RaehUib8M8Nc
Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Real Madridin. Mbappe nga sezoni i ri do ta bartë fanellën me numër 9-të te “mbretërit” nga Madridi, shkruan LIG Sport Për këtë lëvizje pati reagim edhe nga Barcelona. Presidenti, Laporta tha se ky është një lajm i keq, por që i beson shumë skuadrës së tij dhe Akademisë La Masia. “Si tifoz i Barçës, nuk është një lajm i mirë të shohësh Mbappe në Real Madrid”. “Por për të qenë i sinqertë, unë preferoj që strategjia jonë t’i besoj një projekti me lojtarë të prodhuar dhe bërë…