Author: Admin
Kombëtarja e Danimarkës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Suedisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Parken” në Kopenhagë. Golin e fitores për danezët e shënoi mesfushori i Manchester Unitedit, Christian Eriksen, shkruan LIG Sport Eriksen shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 87’të për t’ia dhënë fitoren shtetit të tij. What a strike from Eriksen!! pic.twitter.com/XIbrmKTFGT— Agent Izuchukwu A 🦅 (@D_WarEagle) June 5, 2024 Kujtojmë që Danimarka do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore para se të udhëtoj në Euro 2024. Më datën 8 qershor, Danimarka luan ndaj Norvegjisë së Haalandit. Kujtojmë që në grup të Euro 2024,…
Tash e disa ditë, Karim Adeyemi dhe futbollisti i Dortmundit, Emre Can janë duke qëndruar në vendin tonë. Karim Adeyemi, i dashuri i këngëtares, Loredana dhe ylli i Dortmundit, Emre Can, i cili është shoku i skuadrës së “dhëndrrit”, siç duket po kënaqen krejt në Kosovë, përcjell LIG Sport. Emre Can u pa në një parukeri, duke prerë flokët… normalisht besojmë se u çudit nga çmimi i lirë! Teksa, Adeyemi u pa rrugëve të Ferizajit në veturë, teksa dëgjonte këngën “Mora Fjalë”. Ja pamjet: Karim Adeyemi duke dëgjuar këngën “Mora fjalë…” rrugëve të Ferizaj 😄🇦🇱❤️ pic.twitter.com/BvQC01tBTp — LIG Sport (@lig_sport)…
Futbollisti i Mainzit, Brajan Gruda u largua sot nga grumbullimi i Kombëtares së Gjermanisë. Siç raportojnë mediat gjermane, lojtari u largua nga kombëtarja gjermane, shkaku i problemeve muskulare, shkruan LIG Sport. 20-vjeçari nuk do të jetë në skuadrën e Kampionatit Evropian. Sipas gjermanëve, ai megjithatë la një përshtypje të madhe. Grudës pritet t’i jepen mundësi të tjera në kombëtare pas Kampionatit Evropian. ℹ️ Wegen einer muskulären Verletzung in der Wade ist Brajan Gruda am heutigen Mittwoch vorzeitig abgereist. Gute Besserung, Brajan!#dfbteam 📸 DFB/Philipp Reinhard pic.twitter.com/lHyNTsB2f5 — DFB-Team (@DFB_Team) June 5, 2024
Lojtarët dhe stafi teknik i përfaqësueses së Kosovës kanë zgjedhur të heshtin pas humbjes në miqësoren ndaj Norvegjisë. Në emisionin “Dardanët” në SS3, asnjë prej dardanëve nuk foli pas disfatës 3-0, ndryshe siç ndodh zakonisht. Pavarësisht prezencës së gazetarëve të SuperSport për të qenë afër Kosovës. Absolutisht e papranueshme kjo nga lojtarët dhe stafi…
Shqipëria po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore, që do të luhet kundër Azerbajxhanit. Një dëmtim në stërvitje mesa duket ka pësuar dhe Asani. “Pak sprajt dhe do të bëhesh mirë vëlla”, shkrun fizioterapisti Indrit Skrela që e shoqëron me një foto ku po i jep Asanit ndihmën e shpejtë. Ky i fundit e ka ripostuar foton, teksa çdo gjë duket të jetë nën kontroll. Kujtojmë se testi miqësor me Azerbajxhanin do të luhet ditën e premte, ora 19:00. Kjo do jetë dhe prova e fundit për kuqezinjtë para Gjermanisë.
Kombëtarja e Norvegjisë ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Oslo. Hat-trickun në këtë duel e ka kompletuar sulmuesi gjigant, Erling Haaland, shkruan LIG Sport Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi hat-trick pas 75 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja goli 🚨 GOAL | Norway 3-0 Kosovo | Haaland HAALAND HAT-TRICK !!!!! 📹 @balltopwin pic.twitter.com/WdNUhvPNlc — Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 5, 2024
Norvegjia ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Oslo. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shkruan LIG Sport Haaland realizoi golin e dytë personal në ndeshje pas 70 minutave lojë, pas një gabimi nga lojtari “Dardan”, Bernard Berisha. Rezultati aktual i takimit është 2-0 Ja goli 🚨 GOAL | Norway 2-0 Kosovo | Haaland HAALAND DOUBLES THE LEAD! 📹 @balltopwin pic.twitter.com/29n6f5kDEp — Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 5, 2024
Kombëtarja e Norvegjisë ka kaluar në avantazh ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore që po luhet në Oslo. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shkruan LIG Sport Haaland realizoi me kokë pas asistimit të Odegaard në minutën e 15’të. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Goal: Haaland | 🇳🇴 Norway 1-0 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/0Z2yZ6lwGo — PushGoals (@PushGoals) June 5, 2024
Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo. Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ndeshja pritet të fillojë pas pak minutave nga ora 19:00, shkruan LIG Sport Për të gjithë ata që nuk janë afër ndonjë televizori, ndeshjen mund ta shikojnë në RTK Live në Gjirafavideo. Formacioni i Kosovës: Bekaj: Rrahmani (c), Aliti, Paqarada, Vojvoda: Emërllahu, Berisha, Idrizi: Rashani, Zhegrova dhe Muriqi Ndeshjen “LIVE” e keni më poshtë:
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi javë më parë se për ndeshjen e parë të Kombëtares në finalet e Evropianit, kundër Italisë, në Dortmund, u ka dërguar ftesë të gjithë ish-lojtarëve të përfaqësues që kanë dhënë kontribut qoftë një minutë në ndeshjet zyrtare. Për ta, institucioni i futbollit ka rezervuar vendet në stadium, një mënyrë e gjetur kjo për t’i falënderuar për kontributin që kanë dhënë për Kombëtaren. Për këtë iniciativë mjaft domethënëse të FSHF-së, ka reaguar ish-mesfushori kuqezi, Burim Kukeli, pjesë e formacionit të De Biasit në Euro 2026, që u zhvillua në Francë. “Dua të bëj një falënderim për…