Author: Admin
Jude Bellingham ishte një nga të parët që komentoi suksesin e madh të Real Madridit në Wembley kundër Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampionëve. Çmimi ka një domethënie të veçantë për të, sepse është i pari në karrierën e tij dhe e fitoi në sezonin e tij debutues te Real Madrid. Futbollisti anglez theksoi se do ta mbajë mend këtë moment gjatë gjithë jetës dhe bëri një analizë të vogël të triumfit ndaj ish-klubit të tij, shkruan LIG Sport. “Më kanë thënë vazhdimisht se duhet të jesh veçanërisht i lumtur për trofeun e parë, më kanë thënë gjatë…
Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin në raundin e pestë dhe duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë. Duket se kjo humbje e amerikanit është për ta pensionuar nga boksi, pasi nuk arriti të tregonte asgjë në këtë duel. Qysh nga fillimi, Zhang u tregua dominues, duke e mbështetur gjithnjë Wilderin në qoshe të ringut. Derisa amerikani tentonte të kundërpërgjigjej, boksieri kinez nuk lejoi asnjëherë befasi, për të vazhduar me paraqitje të mrekullueshme. Në raundin e pestë, Zhang lëshoi disa goditje të fuqishme në drejtim të Wilderit, për ta nokautuar në raundin e pestë. Gjyqtari numëroi deri në…
Zinedine Zidane i dhuroi Real Madridit trofeun e Champions League në Wembley. Francezi, i cili i kishte udhëhequr madrilenët – më pas ndau një përqafim me Carlo Ancelottin, pasi ia dhuroi trofeun, përcjell LIG Sport. Italiani ka fituar titullin e tretë të Ligës së Kampionëve me Madridin – teksa skuadra mposhti Dortmundin 2-0. Përqafimi i Carletto dhe Zizou është një moment i madh emocional Ja pamjet: The best UCL managers in the sport Ancelotti & Zidane both won 3 UCLs for Madrid each 🐐🐐🐐 pic.twitter.com/froo04jSwG — SRF (@S_RF_CA) June 1, 2024
Real Madrid ka fituar sërish Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur Dortmundin me rezultatin 0:2. Toni Kroos asistoi në ndeshjen e fundit në karrierë, teksa pas pak çaste do ta ngre Kupën në qiell, shkruan LIG Sport. Kroos në momentin kur doli nga fusha festoi me tifozët, puthi emblemën e madrilenëve dhe doli. Ja pamjet ekipe: We love you, Toni Kroos. 🤍 pic.twitter.com/73IxzIL7Do — TC (@totalcristiano) June 1, 2024
Skuadra e Real Madridit ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Dortmundit. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Vinicius Junior, shkruan LIG Sport. Vinicius realizoi pas 82 minutave lojë, për të fundosur gjithçka. Rezultati aktual i takimit është 0:2. Ja goli Stop that Vinicius Jr. pic.twitter.com/7AdXv3kIU1— Stop That Football (@stopthatfooty) June 1, 2024
Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Dortmundit. Golin e avantazhit në këtë finale e ka shënuar Dani Carvajal, shkruan LIG Sport. Carvajal ka shënuar pas 72 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0:1. Ja goli GOOOOOOOOL DE DANI CARVAJAL, TE QUIERO DANIIIIII 🤍🤍🤍pic.twitter.com/wfxPpVsswS— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) June 1, 2024
Ka përfunduar 0:0 pjesa e parë e finales mes Dortmundit dhe Real Madridit në Champions League. Hummels, mbrojtësi gjerman ishte fantastik me ndërhyrjet e tij në 45 minutat e parë, shkruan LIG Sport. Madje në një ndërhyrje të Vinicius ai festoi sikur të realizonte gol, teksa tifozët e Dortmundit “shpërthyen” në prapavijë. Ja momenti: HUMMELS. 🧱pic.twitter.com/bZi5EHLm8F— Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 1, 2024
Ka filluar finalja e madhe e Ligës së Kampionëve. 35 sekonda pasi nisi finalja, tre tifozë u futën në fushë dhe e ndërprenë ndeshjen, shkruan LIG Sport. E çuditshme, por sigurimi nuk arriti t’i ndalte ata, për më shumë se dy minuta. Ndeshja sapo ka rinisur tani. Ja pamjet: Pitch invader within 30 seconds into the final. That has got to be a world record 😂😭😂 pic.twitter.com/2zz3UlJzGy— Footy Humour (@FootyHumour) June 1, 2024
Pak më shumë se një orë na ndan nga fillimi i finales së Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit. “Los Blancos” janë në kërkim të trofeut të 15-të në këtë garë, kurse Dortmundi në kërkim të trofeut të dytë. E në stadium është edhe trajneri i njohur, Jurgen Klopp, që së fundmi u largua nga Liverpooli. Ai është në përkrahje të ish-klubit të tij, Borussia Dortmundit, ndërsa klubi gjerman ndau një video të tij në stadium. Dortmund fans cheering when they saw Jurgen Klopp on the screen. ❤️ pic.twitter.com/rGQDHFXDqA — Samuel (@SamueILFC) June 1, 2024
Borussia Dortmund sonte ballafaqohet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00. Interesimi është i jashtëzakonshëm për këtë finale, teksa vërehet një dyndje e tifozëve gjerman në Londër, shkruan LIG Sport. Disa orë para ndeshjes, tifozët e Dortmundit kanë pushtuar qytetin, teksa shpresa e tyre mbetet trofeu në fund. Më poshtë keni pamjet fantastike: Football is more than a sport 🥺 Massive support from #BVB fans 👏#UCLfinal #Dortmund pic.twitter.com/rN6ry20Dw5 — Sportytime (@sportytimez) June 1, 2024