Author: Admin
Ermal Krasniqi është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në grumbullim për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë. Ai dhe ekipi zhvilluan sot stërvitjen e parë në këtë grumbullim, kurse për Krasniqin ishte stërvitja e parë me trajnerin Franco Foda. Ai tha se është ndjenjë e veçantë të ftohem nga Kosova dhe u zotua se do të japë më të mirën nga vetja. “Rikthehem në kombëtare dhe çdo herë është ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova. Kjo ishte stërvitja e parë për mua me trajnerin e ri dhe më ka pëlqyer shumë puna e tij dhe do të jap gjithmonë…
Pas publikimit të listës paraprake për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Kristjan Asllani tregon se gjithmonë është një emocion i madh ftesa nga Kombëtarja dhe shton se po pret me padurim për të luajtur ndeshjet e Europianit, sidomos me Italinë. “Është një emocion i madh sa herë të thërret Kombëtarja shqiptare. Do shkojmë me shumë dëshirë për të luajtur ndeshjet, janë shumë të bukura. Mezi po pres, sidomos ndeshjen e parë me…
Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore gjatë muajit qershor, ndaj Norvegjisë. Në listën e “Dardanëvë” janë disa emra të rinj, përfshi këtu portierin: Mustafë Abdullahu dhe mbrojtësin, Art Smakaj, shkruan LIG Sport Kujtojmë që Kosova miqësoren do ta zhvilloj më datën 5 qershor në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.
Myrto Uzuni është duke kaluar momente pushimi në Berat të Shqipërisë. Sulmuesi i Granadas po e mban vetën në formë edhe pse sezoni tashmë ka përfunduar, shkruan LIG Sport Uzuni nuk u ftua nga Sylvinho për ndeshjet e Euro 2024 dhe kjo ishte një befasi e madhe për të gjithë tifozët e futbollit. Lojtari shqiptar ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke u stërvitur në vendlindjen e tij. Kujtojmë që Uzuni gjatë këtij sezoni në La Liga realizoi 11 gola, kurse gjatë afatit të verës pritet të ndërroj edhe skuadër. View this post on Instagram …
Skuadra e Inter Miamit ka pësuar humbje 1:3 ndaj Atlanta Utd në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në MLS. Gol në këtë takim shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi – që ishte i vetmi për skuadrën e tij, shkruan LIG Sport Messi shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 62’të për ta ngushtuar epërsinë e ekipit kundërshtar në 1:2. Kujtojmë që këtë sezon në MLS, Lionel Messi ka shënuar 11 gola – dy më shumë i ka Arango i Real Salt Lake (13), që po i prinë listës së golashënuesve. Some magic from Messi 🪄 (via @MLS)pic.twitter.com/p7pcODkes7…
Skuadra e Olympiacosit ka shënuar gol ndaj Fiorentinas në ndeshjen finale të UEFA Conference League. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi nga Maroko, El Kaabi në minutën e 116’të, shkruan LIG Sport El Kaabi shënoi me kokë në minutat e fundit për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij grek. Kujtojmë që kjo finale po zhvillohet në Athinë, në stadiumin rival të Olympiacosit. 🚨🇪🇺 GOAL | Fiorentina 0-1 Olympiacos | El Kaabi EL KAABI HAS GIVEN OYLMPIACOS THE LEAD IN THE 115TH MINUTE !!!!!pic.twitter.com/2QVN5TOig3 — Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 29, 2024
Jasir Asani është ndër lojtarët e parë që ka mbërritur në Tiranë për të nisur përgatitjet për Europianin. Asani thotë se ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës do të zbresin në fushë me dëshirën që patën në fazën kualifikuese, për të fituar çdo ndeshje. “Kemi lojtarë që hyjnë në fushë me mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe”, tha ai. Sulmuesi kuqezi shikon përtej ndeshjeve të grupit. “Pse mos ta kalojmë grupin. Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë”, u shpreh ai. Shënuesi i 3 golave…
Shqipëria dhe Serbia kanë ofruar kandidaturën për të organizuar së bashku Kampionatin Evropian të grupmoshave deri në 21 vjeç në vitin 2027. Kjo kandidaturë shkaktoi reagime të mëdha gjithandej, duke u kundërshtuar ashpër nga figura brenda Shqipërisë dhe nga Kosova. “Në realitet është një projekt 100 për qind futbolli”, tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë të fundit për Associated Press. “Ky është në fakt një mesazh shumë i mirë politik që ne mund ta përcjellim. Historia mes Serbisë dhe Shqipërisë është e njohur”. Tifo-grupi “Tifozët Kuq e Zi” tha se Shqipëria ka mjaft fqinjë,…
Armando Broja ka një lidhje të ngushtë shoqërore me Mario Mitajn te Shqipëria. Gjithmonë i shohim bashkë në stërvitje, ndërsa zgjedhin që të ndajnë kohë së bashku në komunikim edhe kur luajnë në klubet e tyre. Në një rrëfim të Armando Broja në Koha Shtesë, sulmuesi i Chelsea është shprehur se Mitaj mund të luajë në Premier League. “Mario është një lojtar fantastik, ne jemi shumë shokë edhe jashtë fushe, flasim edhe në telefon, dërgojmë mesazhe. Është një talent shumë i mirë dhe është shumë e bukur që është te Shqipëria. “Po e ruajmë asistin dhe golin për në Europian,…
Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi ka dalë në konferencën për mediat pasi publikoi listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e qershorit. Bushi tregoi edhe të vërtetën mbi kontaktet me sulmuesin e Mainzit, Brajan Gurdës, shkruan LIG Sport “Ne bëjmë punën tonë dhe të gjithë lojtarët janë kontaktuar, Roko Vata, Brajan Gruda, Luis Hasa, por është zgjedhje personale, me zemër dhe e bën si të dojë. Ne është luks ti kemi në ekip por është zgjedhja e tyre personale. Duhet të kalosh nga këtu njëherë për të shkuar në Kombëtaren A, duhet ta tregojnë njëherë këtu tek U21 pasi…