Author: Admin
Konfirmohet, dyshja e Rapidit ftohen nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë së Haalandit
Dyshja e Rapid Bucurestit, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi janë ftuar nga trajneri Franco Foda për ndeshjen miqësore gjatë muajit qershor. Lajmin e ka bërë të ditur klubi rumun përmes rrjeteve sociale, shkruan LIG Sport “Ermali dhe Albioni janë ftuar nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë së Haalandit”, shkruhet në njoftimin e klubit rumun Kujtojmë që Rrahmani gjatë këtij sezoni me klubin e Rapidit në të gjitha garat shënoi 19 gola dhe bëri pesë asiste. Në anën tjetër, Ermal Krasniqi shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asiste me dy skuadrat, Cluj dhe Rapid Bucurestit. Kujtojmë që ndeshja e vetme…
Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Kombëtarja, pasi nuk arriti që të merrte një ftesë për në Europian. Moderatorja Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën tha se kjo është një humbje për kombëtaren. “Më vjen vërtet shumë keq sepse i ka dhënë shumë kombëtares për më tepër që ka qenë titullar në 70-80% të ndeshjeve kualifikuese. Duke qenë një lojtar i tillë meritonte që ta linte futbollin në një mënyrë tjetër”, tha ajo. Sipas Saj Cikalleshi do të ishte më i vlefshëm se Naser Aliji. “Më shumë se Naser…
Armando Broja sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka folur në një intervistë ekskluzive për Sport Ekspres në lidhje me Kampionatin Europian “Euro 2024”. Shqipëria do të jetë në grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën – kurse sulmuesi i Chelseat zbulon një bisedë me mesfushorin e Manchester Cityt, Mateo Kovacicin, shkruan LIG Sport “Kam folur me Kovacic para 2 javësh, ai luan me Kroacinë dhe kemi qenë bashkë te Chelsea. Kemi folur dhe kemi thënë se do të jetë një gjë e bukur. I thashë që urojmë që të fitojmë ne, pavarësisht se do të jetë e Shqipëria. Nuk i thashë…
Arbër Zeneli nuk ka të ndalur në kampionatin suedez. Sulmuesi kosovar ka gjetur edhe sot golin për Elsborg në ndeshjen ndaj gjigantit, Malmo, përcjell LIG Sport. Zeneli realizoi golin e parë në këtë duel, ku realizoi bukur pas 9 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 2-1 në favor të Malmos. Ja goli i tij: 1-0 IF Elfsborg! Arber Zeneli ger bortalaget ledningen mot Malmö FF! 🟡⚫ 📲 Se matchen på Max och Kanal 5 Se all kommande sport på vår nya streaming-hemmaplan Max, där du ser allt från Allsvenskan. pic.twitter.com/ZalKSHgv1M — discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) May 28, 2024
Futbollisti i ekipit kombetar, Jasin Asani i dedikon një status mirënjohje Sokol Çikalleshit me rastin e largimit te tij nga ekipi kombëtar. ‘Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë. Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën. Suksese në çdo hap të jetës në vijim…
Sokol Cikalleshi e ka mbyllur sot karrierën e tij me Kombëtaren shqiptare, pasi u la jashtë listës nga trajneri Silvinjo. Sulmuesi veteran i kuqezinjve vendosi të tërhiqej, duke publikuar vendimin e tij në rrjetet sociale. Mes reagimeve të shumta për këtë vendim, ka qenë edhe ai i trajnerit të njohur Shpëtim Duro, i cili e ka drejtuar Cikalleshin në vitet e tij të para në radhët e skuadrës së Besës. Duro ka komentuar mbi një lajm për reagimin e sulmuesit, duke e vlerësuar jo vetëm si një sportist të shkëlqyer. “Bravo Sokol, përveç si futbollist, ti ke treguar vlera si…
Trajneri Sylvinho publikoi ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit. Një listë mjaftë interesante sidomos në repartin e sulmit, aty ku shihet mosha e re e lojtarëve të ftuar nga trajneri brazilian dhe mungesa e dyshes, Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi, shkruan LIG Sport Por ndalemi te Uzuni, i cili ka shënuar 11 gola në La Liga këtë sezon edhe pse skuadra e tij (Granada) ra nga elita e futbollit spanjoll. Gazetari i sportit, Granit Tërstena përmes rrjeteve…
Altin Lala ka komentuar listën e Kombëtares shqiptare për Kampionatin Europian 2024. Ish-lojtari shqiptar është shprehur në një lidhje të drejtpërdrejtë me “RTSH”-në se ndjen keq ardhje për lënien jashtë të Sokol Cikaleshit. Sipas tij, sulmuesit kavajas mund t’i ketë dhembur më shumë se kujtdo vendimi i Silvinjos, pasi mosha nuk e lejon të ëndërrojë sërish për një ngjarje tjetër kaq madhore sa Europiani. “Janë surpriza që… sidomos për Cikalleshin, që më duket se i ka bërë të gjitha ndeshjet. Është shije shumë e hidhur, për faktin që është edhe në moshë. Duhet t’i ketë dhembur që nuk do të…
Mendon Berisha, kapiteni i 21-vjeçarëve, ishte surpriza në listën e trajnerit Sylvinho për futbollistët në Euro 2024. Zv/trajneri i Kombëtares, ish-futbollisti Hamdi Salihi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se Mendon Berisha ndiqej nga Sylvinho prej 1 viti. Po kështu, një tjetër emër i ri është Simoni në portë. “Mendon Berishën kemi 1 vit që e ndjekim. Luan me Leçen dhe ndeshjet e fundit ka marrë minuta të plota. Është munduar trajneri që Shqipëria të ketë disa lojtarë të rinj. Simoni është një portier jashtëzakonisnt i mirë, me parametra shumë të mirë për moshën që ka. Shqipëria…
Myrto Uzuni ishte një nga befasitë e mëdha të listës së Silvinjos për Kampionatin Europian 2024. Sulmuesi beratas u la jashtë listës me 27 lojtarë të përzgjedhur nga trajneri i Kombëtares. Një vendim që shkaktoi shumë habi, duke qenë se vetë lojtari ishte i grumbulluar në të gjitha ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, si dhe ka qenë një nga pikat kyçe të Granadës në La Liga. Klubi spanjoll ka reaguar në llogarinë e vetë zyrtare në “Twitter”, ku ka përkrahur sulmuesin e saj. “Gjithmonë me ty Myrto Uzuni”, ka shkruar klubi Granada, duke e shoqëruar me simbolin e një shqiponje…