Author: Admin
Legjenda e futbollit kosovar, Robert Gjeraj ishte i ftuar në emisionin më të ri sportiv në vend, n’banes podcast. Ky emision udhëheqet nga dy gazetarë, Dardan Idrizi dhe Endrit Rahimi, shkruan LIG Sport Gjeraj që tashmë është pensionuar nga futbolli, tregoi një moment interesant se çfarë po ndodh me lojtarët e rinj “modern”. “E kom pa 1 anderr t’keqe, s’po muj me lujt trajner”, tregon një histori që i kishte ndodhur Robert Gjerajt që tashmë është trajner në grupmoshat e reja te Liria e Prizrenit. Emisioni i plotë: https://youtu.be/YxNOJVob-PU?si=zF9nrZjZwy-pJasS
Skuadra e Al Nassr ka shënuar golin e avantazhit ndaj Al Ittihad. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Cristiano Ronaldo, në minutat shtesë të pjesës së parë. Ronaldo realizoi pas asistimit të Al Fatil në minutën e 48’të. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli CRISTIANO RONALDO GOAL!!! RECORD EQUALING GOAL!!! pic.twitter.com/h1Cw2l7wL8 — TC (@totalcristiano) May 27, 2024
Trajneri Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, një nga këta do të largohet para 7 qershorit. Menjëherë pas konferencës për shtyp të trajnerit brazilian, lojtarët që kanë mbërritur në shtëpi kanë nisur punën. Stërvitja e programuar në orën 18:00 pa në fushën e “Shtëpisë së Futbollit”, vetëm 8 lojtarë duke përfshirë 3 portierët, Strakosha, Kastrati e Simoni të cilët u shoqëruan nga trajneri i gardianëve, Ilir Bozhiqi. Armando Broja dhe Jasir Asani janë dy nga yjet që kanë ardhur më herët në grumbullim dhe në…
Mirlind Daku është një nga lojtarët e ftuar nga Sylvinho për fazën përgatitore të Kombëtares në Austri. Sulmuesi i kuqezinjve nuk ishte në dijeni të grumbullimit dhe këtë e ka marrë vesh vetëm ditën e sotme përmes televizorit. Është gazetari kosovar, Arlind Sadiku që ka postuar në rrjetet sociale momentet kur ai merr vesh që do të jetë në “Gjermani 2024”. Shtatlarti nuk i mban dot lotët, ndërsa familjarët shkojnë ta përqafojnë. Ndërsa një tjetër del jashtë duke qëlluar me armë. Një moment emocionues në familjen Daku, me Mirlindin që tashmë duhet të bëjë gati muskujt dhe mendjen për një…
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho para pak çasteve ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “Euro2024”. Sylvinho ka publikuar listën përfundimtare prej 27- lojtarëve, shkruan LIG Sport Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në grupin B me Kroacinë – Italinë dhe Spanjën. Ja lista:
Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën preliminare për Euro 2024 që fillon nga muaji i ardhshëm. Trajneri spanjoll, Luis de la Fuente fillimisht ka marrë me vete 29 lojtarë, por që do t’i largojë më pas 3 prej tyre, shkruan LIG Sport Kujtojmë që Spanja është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Por para Euro 2024, Spanja do t’i luajë dy ndeshje miqësore, ndaj Andorrës dhe Irlandës Veriore me datat 5 dhe 8 qershor. 🇪🇸✅ 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Luis de la Fuente has announced his provisional Spain squad for EURO 2024… Goalkeeper: Unai Simon, Raya, Remiro. Defenders: Carvajal, Navas, Laporte,…
Moderatori i sportit, Emanuell Syla është larguar përfundimisht nga Klan Kosova. Mbrëmë ishte emisioni i tij i fundit, pasi përmes kësaj puntate dha edhe lajmin për largim nga ekrani televiziv, shkruan LIG Sport Gjatë një fjalimi përshëndetës, analisti Arben Zeqiri shpërtheu në lotë, pasi vërtetë ishte pikërisht gazetari që i bëri të njohur në opinionin sportiv. VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/PQFqf2rZBxMQ94j5/?mibextid=WC7FNe Ky ishte mesazhi i fundit si moderator nga Emanuell Syla: Ky ishte emisioni im i fundit, pasi po largohem nga Klan Kosova. Me krejt qenien dhe energjinë time kam shërbyer për 11 vjet. Falënderues gjithë jetën për të gjithë ju, për shtëpinë…
Skuadra e Empolit ka shënuar golin e dytë ndaj Romës në ndeshjen e xhiros së fundit të Serie A. Golin e dytë dhe të fitores për Empolin në këtë duel e ka shënuar sulmuesi Mbaye Niang. Niang realizoi golin e dytë pas 93 minutave lojë, për t’i dhuruar tre pikët ekipit të tij. Me këtë fitore, Empoli shkoi në 36 pikë, një më shumë se Frosinone, e cila u mposht 0:1 në shtëpi dhe ra nga elita e futbollit vendor. Përveç Frosinones nga Serie A kanë rënë edhe Sassuolo dhe Salernitana. Great scene, after M’Baye Niang scores in the 93’…
Skuadra e Egnatias është shpallur kampione e Shqipërisë për herë të parë në histori të klubit. Egnatia fitoi me rezultatin 0:1 në finalen e Final4 ndaj Partizanit, duke fituar kështu titullin e parë në histori të klubit, përcjell LIG Sport. Pas përfundimit të ndeshjes, Fernando, lojtari i Egnatias shpalosi fanellën për të nderuar Dwamenan, ish bashkëlojtarin dhe shokun e tij më të mirë – i cili ndërroi jetë në fushat e gjelbra, teksa ishte duke luajtur për ekipin shqiptar. Më poshtë keni pamjet emocionuese:
Skuadra e Bayer Leverkusenit arriti t’i fitonte dy tituj gjatë këtij sezoni 2023/24, atë të Bundesligas dhe Kupën e Gjermanisë. Titujt po i shijon edhe gruaja e Granit Xhakës, Leonita, shkruan LIG Sport Ajo ka publikuar disa foto nga triumfi i mbrëmshëm i klubit gjerman në DFB Pokal. Leonita mori titullin dhe bëri disa foto me të dhe sigurisht me burrin e saj, Granit Xhakën – i cili ishte golashënuesi i vetëm i ndeshjes finale ndaj Kaiserslauternit. Në formë shakaje, kjo i bie që gruaja e lojtarit shqiptar ka puthur më shumë tituj këtë edicion sesa Harry Kane i Bayern…